• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Shqipëria në test për rrugën drejt BE, nga përmbyllja e kapitujve te certifikimi i besimit

02/08/2025
in Politikë
Shqipëria në test për rrugën drejt BE, nga përmbyllja e kapitujve te certifikimi i besimit

Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo-je”, vendi duhet fillimisht të integrohet institucionalisht dhe ekonomikisht.

“Vendet e Bashkimit Evropian, për të të pranuar në gjirin e tyre duan që të jenë të qarta që shteti që bëhet pjesë në familjen evropiane nuk është barrë por do të kontriubojë me aftësitë e tyre ekonomike. Pra do të sjellë vlerë dhe jo të jetë barrë”, tha Endrit Yzeiraj, zv/ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Me 5 grupkapituj të hapur dhe një sërë reformash në rrugë, Shqipëria po ecën. Ambicia është që të gjithë kapituj të mbyllen me sukses brenda vitit 2027. Po në cilin drejtim rrezikohet kjo ambicie?

“Nuk ka ndonjë sekret të madh. Siç edhe kryeministri Edi Rama në UBT përmendi, Shqipëria për sa i përket standardeve apo sigurisë ushqimore hera-herës çalon. Por kjo nuk do të thotë se ushqimet që shqiptarët hanë janë të pasigurta, thjesht duhet një certifikim më rigoroz”, u shprej Yzeiraj.

Siguria ushimore nuk është i vetmi “test i radhës” që Shqipëria duhet të kalojë. Vendi duhet të rifitojë besimin e Bashkimit Evropian në drejtim të mirë-administrimit të parave që ky i fundit i jep.

“Me gjithë problematikat që shfaqen herë pas here, Shqipëria ka qenë nismëtare dhe një nga shtetet më të angazhuara në realizimin e Planit të Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Procesi i integrimit është kompleks, dhe natyrshëm ka momente kur ka rishikime apo pezullime të përkohshme fondesh nga Bashkimi Europian. Por këto janë pjesë e një procesi kontrolli dhe nuk përbëjnë ndëshkim. Ne jemi të përkushtuar të përmirësojmë kapacitetet tona dhe të përmbushim çdo standard që kërkon BE”, tha zv/ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme.

“Ne kemi një aleancë të jashtëzakonshme me Italinë, një partner historik dhe një mbështetës i palëkundur i integrimit europian të Shqipërisë. Po ashtu, Greqia ka treguar vullnet të qartë politik për të parë Shqipërinë pjesë të Bashkimit Europian. Gjermania, natyrisht, mbetet një nga shtyllat kryesore të procesit të zgjerimit dhe një përkrahëse shumë e rëndësishme e rrugëtimit tonë europian”, tha Yzeiraj.

Në fund të ditës, integrimi europian nuk është thjesht një proces burokratik apo një listë me kërkesa. Është një sfidë për të ndërtuar Shqipërinë që duam, një vend me institucione të forta, ekonomi dinamike dhe standarde që mbrojnë çdo qytetar. Çdo hap që bëjmë, çdo reformë që zbatojmë, është një gur themeli drejt një të ardhmeje ku dera e Bashkimit Europian nuk do të jetë më një trokitje, por një hapje e sigurt.

Më të lexuarat

  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!