• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Shqipëria në garën e armatimeve: Deri në 2033, për ta rilindur do shpenzohen 1.8 mld euro. Baza, avionë, anije…!

13/04/2024
in Politikë
Shqipëria në garën e armatimeve: Deri në 2033, për ta rilindur do shpenzohen 1.8 mld euro. Baza, avionë, anije…!

Ushtria shqiptare i është bashkuar garës së armatimeve. Qeveria ka propozuar një strategji afatgjatë për rilindjen e këtij sektori ku po mendon që deri në 2033-in të shpenzojë deri në 181 miliardë lekë ose 1.8 miliardë euro.

Për herë të parë në buxhetin e këtij viti qeveria shqiptare plotësoi detyrimin si anëtare e NATO duke harxhuar 2% të PBB-së së saj për fuqizimin e ushtrisë, ndërsa në strategjinë e nxjerrë për konsultim publik parashikohet që ky ritëm të mbahet për çdo vit, deri sa në 2033-shin të arrijë në 2.83% të PBB-së.

Në rilindjen e ushtrisë parashikohet të shtohet me 100 numri I forcave luftarake aktive, por përtej kësaj qeveria do të investojë në armatime modern ku përfshihen dronët pa pilot, krijimin e sistemit anti-dron apo blerjen e helikopterëve të rinj Black Hawk. Nga vlera e parashikuar e investimeve, Forcat Ajrore do të marrin fondet më të mëdha ndjekur nga ato detare dhe më pas tokësore, ndërsa pas nuk mbetet as komanda mbështetëse.

Strategjia përfshin një rijetësim të bazave ushtarake ku pritet do të investohet në garnizonet Zall-Herr, Ferraj e Pezë Helmës. Po ashtu, parashikohet ndërtimi i infrastrukturës stërvitore në Pajet, Bizë dhe në Mnelë. Në listën e investimeve është edhe zhvillimi i infrastrukturës pritëse dhe akomoduese portuale dhe aereoportuale në Porto Romano dhe bazën detare Pashaliman. Përveç bazës së NATO në Kuçovë pritet të modernizohet edhe Bazës Ajrore Farkë.

Një aspekt i rëndësishëm është investimi në mbrojtjen kibernetike ushtarake ku një nga projektet më të rëndësishme është ngritja e sistemit “Nato Sekret” që e vendos Shqipërinë në të njëjtin nivel teknologjie me aleatët./tch

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!