AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Shqipëria merr presidencën e Nismës së Evropës Qendrore CEI, nga 1 janari 2024

by SHT Media
23/11/2023
in Politikë
6
0
Shqipëria merr presidencën e Nismës së Evropës Qendrore CEI, nga 1 janari 2024
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Besart Kadia mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Iniciativës së Evropës Qendrore CEI në Kishinau më 22 nëntor 2023, të organizuar nga Presidenca moldave. Në Ministerial morën pjesë Ministrat e vendeve anëtare të CEI-t si dhe përfaqësues të komisionit European, OBSH dhe BERZH.

Diskutimet u fokusuan në perspektivat e mëtejshme dhe përparimin në përshpejtimin e procesit të integrimit në BE në mes të agresionit rus kundër Ukrainës dhe rolit të CEI në këtë drejtim. Zëvendësministri Kadia në fjalën e tij theksoi se procesi i integrimit evropian është zgjidhja e vetme e qëndrueshme për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe prosperitetit ekonomik në rajon.

Shqipëria vazhdon të dënojë agresionin rus kundër Ukrainës dhe ka qenë një mbështetëse e fortë e çdo propozimi për ndihmë humanitare për Ukrainën në kuadër të CEI. Lidhur me luftën aktuale midis Izraelit dhe Hamasit, ndërkohë që ne qëndrojmë me vendosmëri me Izraelin kundër Hamasit, ne jemi gjithashtu shumë të shqetësuar për vuajtjet e civilëve dhe shkatërrimin në Gaza. Shqipëria miraton zgjidhjen me dy shtete, një shtet të sigurt të Izraelit dhe të drejtën e palestinezëve për të pasur shtetin e tyre.
Më tej, ai theksoi se këtë vit Shqipëria organizoi me sukses Samitin e Procesit të Berlinit, i cili solli rezultate të prekshme dhe të frytshme.

Kadia u shpreh se pjesëmarrësit rikonfirmuan që proçesi i Berlinit është një mekanizëm rajonal parësor që i shërben përshpejtimit të rrugës së integrimit evropian.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit nga Moldavia në detyrë në presidencën e ardhshme shqiptare të CEI-t, z. Kadia theksoi se fokusi i presidencës shqiptare duke filluar nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2024, do të jetë forcimi i stabilitetit, sigurisë dhe konkurrueshmërisë në rajonin e CEI, dhe nxitja e Procesi i Integrimit Evropian. Procesi i integrimit europian përfaqëson një spirancë për demokratizimin e Shqipërisë, konsolidimin e institucioneve dhe veçanërisht forcimin e shtetit ligjor në vend. Tema të rëndësishme do të jenë edhe turizmi, rritja ekonomike, shëndetësia dhe promovimi i lidhjeve, si dhe agjenda rinore.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH
  • “Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.