AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Shpërthim i fuqishëm dhe të shtëna me armë në Mynih, një i vdekur dhe një i plagosur

by SHT Media
01/10/2025
in Botë
6
0
Shpërthim i fuqishëm dhe të shtëna me armë në Mynih, një i vdekur dhe një i plagosur
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Mynihut, ku u regjistruan shpërthime të fuqishme dhe të shtëna me armë zjarri, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm të forcave të rendit dhe emergjencës.

Sipas raportimeve fillestare të publikuara nga gazeta Bild, një person është gjetur i vdekur, ndërsa të paktën një tjetër ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. Dyshohet se autori i ngjarjes ngriti kurth në banesën e prindërve të tij, i ka vënë flakën shtëpisë dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Incidenti ndodhi në rrugën Lerchenauer Straße, ku autoritetet kanë bllokuar një zonë të gjerë përreth vendngjarjes. Që në orët e para të mëngjesit, një re e dendur tymi ka qenë e dukshme nga larg, ndërsa banorëve u është kërkuar të shmangin zonën për arsye sigurie. Lëvizja e mjeteve në këtë pjesë të qytetit është pezulluar përkohësisht.

Shefi i policisë, Thomas Schelshorn, deklaroi për mediat se “nuk ka rrezik për qytetarët” dhe theksoi se ky incident “nuk ka asnjë lidhje me festimet e Oktoberfest-it”. Specialistët e piroteknisë janë angazhuar në kontrollin e banesës ku ndodhi shpërthimi, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë ende në vazhdim.

Në një njoftim zyrtar, policia bëri të ditur se situata do të shkaktojë vonesa dhe bllokime në qarkullim, ndërsa një shkollë që ndodhet pranë vendngjarjes do të qëndrojë e mbyllur deri në një njoftim të dytë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

05/11/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

05/11/2026

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

05/11/2026

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

05/11/2026

Ditari nuk është procesverbal!

05/11/2026

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

05/11/2026

Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

05/11/2026

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

05/11/2026

Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

05/11/2026

Tabaku për progres-raportin: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së

05/11/2026

Blunami në SHBA dhe Zvërneci

05/11/2026

FOTO/ Masakroi nënën për vdekje në Itali, ja kush është 21-vjeçari shqiptar i arrestuar! Fqinjët të tronditur nga ngjarja: Jemi pa fjalë, ishte gjithmonë…

05/11/2026

Nga hetimet për familjen e Trump, te shkarkimi i mundshëm! Ja hapat e mundshëm të demokratëve pas fitores së Kongresit dhe Senatit

05/11/2026

Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

05/11/2026

Pas Progres-Raportit pozitiv të Komisionit Europian për Shqipërinë, kryeministri Rama mban sot konferencën me ambasadoren e BE-së

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin
  • Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.