• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Shkoi si Çeçoja”/ Gjikondi: Konferenca e Berishës nga SPAK, shkelje. Fyerja që u bëri prokurorëve, vepër penale

23/01/2024
in Politikë
Gjikondi:Thirrja e Berishës dhe Bardhit ndaj Bashës, hipokrite. Ish kryeministri model negativ, thyen vendimin e SPAK…!

Juristja Brizida Gjikondi thotë se ish kryeministri Sali Berisha u detyrua që të paraqitej këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), pasi e dinte se po të mos e bënte diçka e tillë, do kishte një masë shtrënguese sigurie.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Gjikondi u shpreh se fyerja që Berisha u bëri prokurorëve para se të hynte dhe mbasi doli nga SPAK-u, përbën vepër penale.

Ndër të tjera, Gjikondi shtoi se Berisha ka thyer vendimin e gjykatës, duke komunikuar me persona të tjerë, përveç familjarëve.

“Berisha shkoi si Çeçoja sot në SPAK, duke kompensuar poshtërimin që pësoi, sipas trurit të tij, ai u përpoq të ruajë fytyrën duke sulmuar SPAK-un. Ajo që ka bërë ai është e ndaluar, edhe në vendimin specifik që ka Berisha nga SPAK, e ka të ndaluar të komunikojë me çdo person tjetër, përveç familjarëve. Ai e ka thyer para se të hyjë, edhe pasi doli. Kompleksi i tij i madhështisë është aq i madh, i duket sikur ka luksin që të sulmojë institucionet e drejtësisë dhe të kryejë vepra të tjera penale, fyerja e prokurorëve.

Ka thyer vendimin e gjykatës, që i ndalon të ketë komunikim me persona të tjerë, ka bërë fyerjen dhe shpifjen, quhet shpifje ta quash bandë kriminale. Unë nuk e di sa do e tolerojë SPAK qytetarin Berisha, por ashtu siç i dhanë një mësim, shumë mirë mund të vazhdohet që të ndëshkohet që t’i jepet një masë më e rëndë, pavarësisht moshës.

Nuk ka afërsi fizike me njerëzit që flet, mund të merret si një njeri që i flet hënës, qiellit. Por atë që bëri sot, pati përplasje edhe me një gazetare, tregon që e ka shkelur vendimin. Berisha ka një sedër të sëmurë.

Vajti atje, e dinte shumë mirë, mosvajtja atje do e bënte që t’i thellohej masa e sigurisë së tij gjatë hetimit. Ato që tha janë broçkulla, ai shkoi në SPAK. Mendoj që SPAK duhet ta shikojë dhe të mos tolerojë më atë që ndodhi sot”, theksoi ajo./m.j

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!