• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Shkoi në shtëpinë e Kozetës dhe e goditi dhjetëra herë me thikë! Detaje nga vrasja e 52-vjeçares në Pogradec

29/07/2025
in Kronikë
Shkoi në shtëpinë e Kozetës dhe e goditi dhjetëra herë me thikë! Detaje nga vrasja e 52-vjeçares në Pogradec

Ilirjan Selmanaj shkoi në shtëpinë e partneres së tij mbrëmjen e së dielës dhe prej aty doli në mëngjes, pasi i mori jetën asaj. E goditi atë dhjetëra herë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen. Për të fshehur krimin makabër, i vuri flakën shtëpisë.

Janë këto disa prej detajeve të rënda që sjell këtë të martë gazetarja Daniela Zisi nga qyteti i Pogradecit, aty ku mëngjesin e 28 korrikut policia zbuloi vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Teço dhe vuri në pranga si autor të dyshuar partnerin e saj 31-vjeçar. Ky i fundit, pavarësisht të gjitha provave të forta të hetuesve, vijon të mohojë gjithçka.

“Policia dhe prokuroria e Korçës kanë prova të qarta dhe të forta se 31-vjeçari, mbrëmjen e së dielës, ka hyrë dhe ka kaluar natën në banesën e 52-vjeçares. Gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari ka mbajtur qëndrim mohues për akuzën e vrasjes, por ka deklaruar se ka shkuar në mëngjes në banesën e 52-vjeçares për të marrë mbeturinat dhe për t’i hedhur në kosh. Megjithëse është vënë përballë provave të qarta filmike nga autoritetet hetimore, ku ai duket teksa hedh peshqirë dhe batanije të përgjakura, në kazanin e mbeturinave që ndodhet përballë pallatit ku ka ndodhur krimi, ai ka vazhduar të mbajë qëndrim mohues. E njëjta gjë ka ndodhur edhe gjatë eksperimentit hetimor, ku ai ka mohuar krimin”, thotë gazetarja Zisi.

Për shkaqe ende të panjohura, ata dyshohet se u përfshinë në një sherr që i kushtoi jetën Kozeta Teços. Selmanaj, 31 vjeç, kishte një lidhje intime me gruan 52-vjeçare.

“Dyshohet se gjatë mbrëmjes, çifti ka pasur një konflikt që ka agravuar në dhunë fizike nga 31-vjeçari, i cili, pasi i ka prerë fytin partneres së tij, e ka goditur dhjetëra herë me thikë në trup. Raporti mjeko-ligjor konstaton se vdekja e 52-vjeçares ka ardhur pikërisht nga goditjet me thikë, të cilat janë të shpërndara në të gjithë trupin”, raporton gazetarja.

Lidhja mes tyre vijonte prej tre vitesh dhe kundërshtohej nga familjarët e të riut. Megjithatë, familjarët e 31-vjeçarit kanë mohuar që ai të jetë autor i kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Ata ishin në dijeni të lidhjes së tyre, siç pohoi edhe jashtë kamerave nëna e Ilir Selmanajt. Ajo ka pohuar se, për shkak të kësaj marrëdhënieje, kishin konflikte të shpeshta me djalin e tyre, duke i kërkuar që kjo lidhje të përfundonte. Megjithatë, nëna e 31-vjeçarit ka kërkuar zbardhjen e vrasjes së gruas, duke mohuar që autor të jetë i biri”, shton gazetarja.

Kjo e fundit, duke iu referuar burimeve nga policia, sqaron po ashtu se 31-vjeçari njihej si përdorues i lëndëve narkotike, për shkak të të cilave ai shfaqte edhe shenja depresioni.

Më të lexuarat

  • Provokimi me 4 korrikun, Ikballja e Albinit dhe mesazhet e koduara të SHBA

    Provokimi me 4 korrikun, Ikballja e Albinit dhe mesazhet e koduara të SHBA

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E vetmja arsye e gabuar për të protestuar ishte Zvërneci”, Luarasi: Kanë të drejtë të ngrihen, por s’mund të zerojnë çdo ndryshim pozitiv

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kreu i Veteranëve të UÇK flet pas akuzave të Berishës: E vërteta e listës së pagave, nuk është heroi!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Shqipëria brenda 2030-ës në BE, parashikimi i duhur”, ish-Presidenti i Francës: Europa të shmangë interferencat e huaja në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush e drejton protestën: Gjenerata Z apo niveli ZH?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Grupi i pastrimit të parave me Euro Beton lëvizje korruptive për heqjen e sekustros dhe mbylljen e dosjes. Bujar Gazheli, Arjan Ormenaj dhe dy mafiozët italianë sfidojnë SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mori pjesë në protestë, Shqipëria shpall ‘person të padëshiruar’ Ikballe Hudutin për 15 vite! Lamallari: E lidhur me Iranin, veprimtaria e saj kërcënim për vendin dhe sigurinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta / Bledi Mane: Nuk t’a ka fajin qeveria pse ti nuk ke dashnor apo dashnore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Antiterrori merr në pyetje Dritan Goxhajn, vihen në lëvizje SHISH dhe shërbimet partnere, hetime edhe për komplot, priten arrestime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pasuria e ministrave/ Ibrahimaj apartament 320 mijë euro, Kumbaro miliona dhe prona; Gonxhe depozitë 247 mijë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!