• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Shkëlqimi dhe rënia e deputetëve! Nga Majko, te Spaho e Alibeaj, ulje drastike krahasuar me zgjedhjet e katër viteve më parë

25/05/2025
in Politikë
Shkëlqimi dhe rënia e deputetëve! Nga Majko, te Spaho e Alibeaj, ulje drastike krahasuar me zgjedhjet  e katër viteve më parë

Zgjedhjet e 11 majit kanë sjellë ndryshime të ndjeshme në përfaqësimin parlamentar.

Votat e shqiptarëve i kanë ndërprerë karrierën në Kuvend më shumë se gjysmës së deputetëve të mëparshëm. Mes 140 karrigeve në parlamentit të ri që do të nis në shtator, nuk do të ketë emra të njohur të politikës për shkak të performancës së dobët në zgjedhjet e 2025.

Në krahasim me votat e 2021, beteja e fortë brenda të njëjtës logo me ndryshimin e sistemit elektoral nuk i dha mundësinë për të qenë edhe 4 vitet e ardhshme ish Kryeministrit Pandeli Majko në Kuvend, pas 9 legjislaturave. Votat e tij preferenciale brenda vendit gati u përgjysmuan nga 8780 në 2021 në 4357 vota në 2025, dhe as diaspora me 2379 zgjedhës nuk e ndihmuan dot të arrinte të paktën të njëjtin rezultat.

Por në Partinë socialiste rënien më të fortë e mban Etjen Xhafaj, i zgjedhur deputet me 12 782 vota në 2021, shkëlqim i cili u zbeh 4 vite më vonë pasi mundi të marr vetëm 1054 vota brenda vendit dhe vetëm 142 vota jashtë. Goditje pësoi edhe socialisti Arben Pëllumbi duke kaluar nga 3774 vota në 1821 vota në territorin shqiptar.

Ish ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli gjithashtu shënoi një ulje të dukshme me 3790 vota brenda vendit në 2025 nga 5597 vota që mori në 2021. Rritje në vota me rreth 1000 vota pati Xhemal Qefalia dhe rreth 500 vota më shumë Blerina Gjylameti, megjithëse nuk ia dolën të mundnin kolegët me performancë më të mirë.

Nga kampi blu, ngeli ish kryetari i artisë Demokratike Lulzim Basha i cili në këto zgjedhje garoi me euroatlantikët dhe shënoi rënie të lirë në vota nga kulmi i mbi 16 mijë votave në 2021, nuk arriti të kapërcejë shifrën e 2000 votave në 2025.

Edhe ish nënkryetari demokrat Enkelejd Alibeaj sprovoi veten në një sigël të re por dështoi pasi mori vetëm 330 vota këto zgjedhje nga 5225 katër vite më parë. Jashtë Parlamentit mbetet edhe një ndër ish kryetarët e grupit të PD, Edmond Spaho pasi dështoi me gjysmën e votave në krahasim me 2021 me diferencë 3000 vota, vendosi të tërhiqej përfundimisht nga angazhimi politik. / tch

Më të lexuarat

  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!