• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Shkaqet e autizmit/ Trump thirrje prindërve: Mos i jepni asnjëherë paracetamol fëmijëve

26/09/2025
in Botë
Shkaqet e autizmit/ Trump thirrje prindërve: Mos i jepni asnjëherë paracetamol fëmijëve

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë sërish këshilla për përdorimin e ilaçeve dhe vaksinave. Pas një konference për shtyp të mbajtur të hënën, ku i bëri thirrje grave shtatzëna të mos përdorin Tylenol, paracetamol, ai e përforcoi mesazhin edhe në një postim këtë të premte në “Truth Social”, duke shkruar: “Gra shtatzëna, mos përdorni Tylenol përveçse kur është absolutisht e nevojshme. Mos ia jepni Tylenolin fëmijëve tuaj të vegjël për pothuajse asnjë arsye.”

Deklaratat e presidentit erdhën pasi ai dhe ekipi i tij iu referuan një studimi të ri nga universitetet Mount Sinai dhe Harvard, i cili analizoi 46 kërkime të mëparshme dhe gjeti një lidhje mes përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe rrezikut më të lartë të çrregullimeve të zhvillimit neurologjik, përfshirë autizmin. Megjithatë, shumë ekspertë theksojnë se një lidhje statistikore nuk provon shkak-pasojë, ndërsa kërkime të tjera të mëdha, si një studim suedez mbi 2.4 milionë fëmijë, nuk kanë gjetur asnjë lidhje.

Trump shkoi edhe më tej, duke dhënë këshilla për vaksinat: ndarjen e dozës MMR (fruthi, shytat dhe rubeola) në tre vaksina të veçanta, vaksinën e lisë së dhenve veçmas, dhe shtyrjen e vaksinës kundër Hepatitit B deri në moshën 12-vjeçare.

Këto komente kanë nxitur reagime edhe brenda administratës. Zëvendëspresidenti JD Vance dhe shefi i CMS, Dr Mehmet Oz, dhanë qëndrime më të kujdesshme, duke theksuar se gratë shtatzëna duhet të konsultohen me mjekun. Dr Oz shtoi se në rastet me temperaturë të lartë, përdorimi i Tylenol-it mund të jetë i domosdoshëm, pasi edhe vetë ethet paraqesin rrezik për fëmijën.

Ndërkohë, kompania Kenvue, prodhuesja e Tylenol-it, mbrojti sigurinë e produktit, duke theksuar se dekada kërkimesh dhe vlerësime të autoriteteve shëndetësore ndërkombëtare nuk kanë gjetur prova të besueshme që e lidhin paracetamolin me autizmin.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!