AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“SHIK-u” e mbuloi në gjak në 1997, Tritan Kalo rrëfen për herë të parë miqësinë e vjetër me kryeministrin Rama

by SHT Media
02/08/2025
in Politikë
6
0
“SHIK-u” e mbuloi në gjak në 1997, Tritan Kalo rrëfen për herë të parë miqësinë e vjetër me kryeministrin Rama
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mjeku i dashur Tritan Kalo ka treguar për miqësinë e veçantë të tij me kryeministrin Edi Rama, marrë shkas nga intervista e këtij të fundit për një media gjermane gjatë kësaj jave, kur rrëfeu dhunën barbare nga agjentët e SHIK-ut në vitin 1997.

“Edi Rama ka lindur në 4.07.1964 në Pallatin 18, Shkalla 1 në Rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku edhe unë banoja që prej Dhjetorit të 1962… Jemi fqinj të vjetër dhe disa shkaqe objektive e forcuan miqësinë tonë, sikundër edhe e kanë dobësuar atë….

Si mantelbardhë deri më tash i panjolltë e asistova mikun tim që të kapërcente ato javë të vështira të pas “masakrimit miqësor shikror”, sepse humanizmi i mjekut nuk njeh barriera as shoqërore dhe as politike…”, shkruan mjeku Tritan Kalo.

Mantelbardhi që u bë simbol i shpresës për shqiptarët gjatë pandemisë, tashmë në pension dhe i larguar në Kanada, tregon gjithashtu për herë të parë se gjatë rrëmujës së Marsit 1997, Edi Rama ndodhej në Paris i ofroi gruas së tij dhe dy vajzave të mëdha strehë për disa ditë në studion e tij.

“Vetë nuk pranova të largohesha me stafin e Ambasadës ku unë isha akredituar prej Ministrisë së Jashtme franceze si mjek personeli, me qëllim që të vijoja ofrimin e ndihmesës sime ndaj të sëmurëve të Shërbimit Infektiv në QSUT…

Në miqësinë me Edi Ramën ka patur, ka dhe do të ketë ditë plot diell por edhe plot vranësira e stuhi shiu, POR unë si Dr. Tritan Kalo as dje, as sot dhe as nesër nuk mundet të përziej në një enë të vetme Profesionin tim Humanitar, me dritë-hijet e sjelljes dhe të veprimeve Politike të kojshiut tim sot Kryeministri i vëndit…”, shkruan mjeku Tritan Kalo.

Ja statusi i plotë në Facebook i Dr. Kalos:

”A friend in need is a friend indeed “ (“Një mik në nevojë është një mik i vërtetë”)….

Shtysën për këtë postim ma dha një intervistë e Kryeministrit të vëndit dhënë dy gazetarëve gjermanë, në të cilin përmëndet edhe një episod i trishtë nga jeta e tij opozitare e ndodhur më 22.01.1997, kur disa “xhupazinj të SHIK-ut” të asaj kohe e masakruan me levë për ti marë jetën….

Edi Rama ka lindur në Pallatin 18, Shkalla 1 në Rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku edhe unë banoja që në Dhjetor të 1962….

Jemi fqinj të vjetër dhe disa shkaqe subjektive dhe objektive e forcuan miqësinë tonë, sikundër edhe e kanë dobsuar atë….

Si MANTELBARDHË deri më tash i panjolltë e asistova mikun tim që të kapërcente ato javë të vështira të pas “të atij masakrimi shikas miqësor”, sepse humanizmi i mjekut nuk njeh dhe kurrë nuk duhet të njohë barriera qofshin ato shoqërore apo politike…..

Mjeku vetsakrifikohet me Punën, me Profesionalizmin dhe Përkushtimin e tij

duke ofruar më të mirën, për të përmirsuar dhe shpëtuar jetët e të tjerëve….

Jo më kot më kanë quajtur Nënë Tereza i Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të Tiranës….

Në tollovinë e ngjarjeve të Marsit 1997, ndërsa Edi Rama ndodhej në Paris, ai i ofroj sime shoqeje dhe dy vajzave të mëdha strehë për disa ditë në studion e ti, kur ato u evakuan nga Shqipëria në atë ferr të një praglufte civile me personelin e Ambasadës Franceze, për çka edhe publikisht i kam shprehur dhe kurdoherë do ti shpreh mirënjohjen time….

Vetë nuk pranova të largohesha me stafin e Ambasadës ku unë isha akredituar prej Ministrisë së Jashtme franceze si mjek personeli, me qëllim që të vijoja ofrimin e ndihmesës sime ndaj të sëmurëve të Shërbimit Infektiv në QSUT….

Në miqësinë me Edi Ramën ka patur, ka dhe do të ketë ditë plot diell por edhe plot vranësira e stuhi shiu, POR unë si Dr. Tritan Kalo as dje, as sot dhe as nesër nuk mundet të përziej në një enë të vetme Profesionin tim Humanitar, me dritë-hijet e sjedhjes dhe të veprimeve Politike të kojshiut tim sot Kryeministri i vëndit….

Kam qënë dhe mbetem VETVETJA, ndaj edhe kurdoherë haptazi jam shprehur për atë çka unë mendoj….

E vërteta dhëmb të dëgjohet, por ajo ndihmon që kurdoherë të korigjojmë fjalët dhe veprimet tona….

Miqësia e vërtetë shprehet vetëm në ditë të vështira, kur ajo nevojitet të shfaqet si e tillë. Lajkat e thëna ndaj nesh kanë ndoshta një miklim shpirtëror dhe ngrohje e lartësim të UNIT, por ato kurrë nuk bartin për asnjë dekikë të vetme vërtetësi dhe thellësi të qëndrueshme….

Jam rritur dhe edukuar nga dy prindër të mrekullueshëm, të cilët ishin të kursyer në fjalët lavdëruese ndaj nesh si fëmijët e tyre, por edhe ndaj kujtëdo që nuk i meritonte ato pavarësisht nga pozita e tyre shoqërore apo partiake….

Në Qershor 2013 ju ofruan Edi Ramës dhe Rilindjes/ish-PS së 12.06.1991 jo pak por 1.000.000 vota, për ti dhënë fund Tranzicionit DEMON-KRATIK, gjë që nuk ndodhi përkundrazi….

Gjasat nuku duken se kjo gjë do të marë fund edhe përgjatë mandatit të katërt qeverisës hymë apo jo në BE në fund të tij….

Qofsha i gabuar dhe Mëma Natyrë më ndjeftë nëse gaboj për atë çka shkruaj më lart….

DEMON-KRACIA “Made in Albanistan” u nis keq me ngjarjet e 2 Prillit 1991 në Shkodër, dhe fillimi i keq ishte gjysma e së keqes që do të vinte në vitet në vijim….

Më e mira u bëftë për Atë-Dheun tim, të cilin e bart në çdo qelizë timen edhe këtu në Victoria, BC, Canada plot 13.600 km larg tij….

Together forever and ever

N.B.: Ripostimi mundet të bëhet VETËM kur respektohet tërësia e tij./the times of Albania/

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.