AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

SHIFRA E DITËS: Me 95% të shërbimeve publike online dhe mbi 3 milion përdorues! E-Albania një histori suksesi

by SHT Media
04/12/2023
in Kryesore
6
0
SHIFRA E DITËS: Me 95% të shërbimeve publike online dhe mbi 3 milion përdorues! E-Albania një histori suksesi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ka 3 milionë përdorues të regjistruar në portalin e-Albania, ndërkohë që janë mesatarisht mbi 1.7 milionë aplikime dhe afro 1 milion dokumente që gjenerohen me vulë elektronike çdo muaj, në vendin tonë. Qytetarët brenda dhe jashtë vendit, bizneset, por edhe vetë punonjësit e Administratës Publike e kanë prekur suksesin në qoftë edhe një shërbim të vetëm, brenda pak minutave, në një kohë kur disa vite më parë për të njëjtin shërbim mund t’ju duhej disa ditë.

Shërbimi ‘online’ mund të quhet një sukses për faktin se jo vetëm ka ulur kostot, por edhe ka kursyer kohë për shërbime që dikur i sorrodhasnin qytetarë për ditë me radhë dhe sot i merr përmes një klikimi.

Shteti shqiptar, sipas llogaritjeve të bëra nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, u ka kursyer qytetarëve dhe bizneseve 1010 vite pritje në radhë dhe mbi 12 milionë euro të kursyera falë shërbimeve online.

Kryeministri Edi Rama e paralajmëroi pak kohë më parë, ndërsa AKSHI pranoi se po punohet për të përfshirë në shërbimet online Inteligjencën Artificiale dhe teknologjinë moderne, në koherencë me revolucionin teknologjik që ka përfshirë pjesën e zhvilluar të botës. Kjo do të thotë se njerëzit kur kanë paqartësi mund të ndihmohen përmes shërbimit, që do të afrohet nga Inteligjenca Artificiale.

Në portalin e-Albania, sot numërohen 1233 shërbime publike për qytetarët dhe biznesin, si dhe afrohen 95% të shërbimeve publike vetëm online, ndërsa mesatarja e BE-së dhe e vendeve kandidate është 84 për qind.

Pjesa e mbetur u përket shërbimeve që kërkojnë patjetër prani fizike të qytetarëve, siç është lidhja e martesës në Gjendjen Civile, dhe deri te kontrolli fizik i automjeteve. Për digjitalizimin, Shqipëria është vlerësuar me nota pozitive nga BE, DASH, OKB, OECD, ndërsa në jo pak raste lidhur me suksesin që ka pasur e-Albania është konsideruar vend lider në rajon. Komisioni Europian, në progres-raportin e fundit, vlerësoi klimën dhe ritmin e mirë me të cilin po ecën digjitalizimi, duke dhënë rekomandime të vyera, mbi të cilat ne punojmë çdo ditë.

Një nga pikat kryesore të agjendës së AKSHI për të ardhmen është edhe edukimi dhe aftësimi digjital, praktika të cilat Shqipëria i ka nisur me mbështetjen që po u jep qeveria të rinjve për t’u formuar profesionalisht në fushën e inovacionit, ndërkohë që kodimi është përfshirë në kurrikulat arsimore të shkollave fillore. Brenda dy viteve të ardhshme do të kemi dhe 200 smartlabs në 200 shkolla të vendit, nga 100 që janë aktualisht me vizionin e krijimit të një gjenerate me kodues të aftë.

Në terma më afatgjatë synohet kalimi i Shqipërisë plotësisht digjitale brenda vitit 2030, sipas objektivit të shpalosur nga AKSHI. Ndërkohë që një ndër sfidat është mbrojtja nga rreziku për sulme keqdashëse kibernetike mbi sistemet tona online, ndërsa për të qenë më të sigurt në të ardhmen, AKSHI nënvizon se po punohet falë mbështetjes edhe të partnerëve amerikanë.

Për të garantuar suksesin e mëtejshëm vijon trajnimi dhe përgatitja e ekspertëve më të mirë.

Ndërkohë që Shqipëria ka performuar mirë, Komisioni Europian tha se po bëhen përpjekje për të shkuar drejt një Evrope dixhitale. Në analizën vjetore të KE-së për qeverisjen dixhitale përmes syve të qytetarëve dhe sipërmarrësve, që u zhvillua këtë vit, u dha një pamje e qartë se sa mirë po përparon Bashkimi Evropian me programin e tij ambicioz të politikave të Dekadës Dixhitale që synon t’i bëjë shërbimet kryesore publike në Evropë të disponueshme 100% në internet deri në vitin 2030.

Monitorimi në 35 vende evropiane, përfshirë 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe ato kandidate ku bën pjesë Shqipëria, raporti tregoi se është arritur në një standard si dhe zbulon se ka ende një rrugë për të bërë për të arritur ambicien dixhitale të Evropës në fusha të caktuara.

Për shembull, ndërsa 84% e shërbimeve për përdoruesit kombëtarë në Evropë janë plotësisht online, vetëm 49% e shërbimeve për përdoruesit ndërkufitar janë aktualisht të disponueshme. Më tej, ka rezultuar sipas raportit se bizneset gëzojnë shërbime më të mira qeveritare në internet sesa qytetarët.

Raporti gjithashtu vë në pikëpyetje nëse shërbimet online janë duke u dizajnuar vërtet duke pasur në fokus kryesor përdoruesit, duke vënë në dukje se vetëm 74% e qytetarëve ndër-veprojnë në internet me qeverinë.

Për të arritur ambiciet e Dekadës Dixhitale në Europë, qeverive u kërkohet të kapërcejnë tre boshllëqet e identifikuara nga standardi i “eGovernment”, të cilat janë: shërbimet për përdoruesit ndërkufitar dhe përdoruesit kombëtarë; balancimin e drejtë të shërbimit mes qytetarëve dhe sipërmarrësve; dhe bashkëpunimin më të mirë mes qeverive lokale e rajonale me qeveritë qendrore. Këto janë disa nga problemet që janë konstatuar për të gjitha vendet e BE-së, përfshirë edhe ato me ekonomi, teknologji, dhe ekspertizën më të mirë në botë.

Ajo që duhet thënë është se Shqipëria e ka zhvilluar me sukses të paktën një fushë, duke e pasur atë si model edhe për të zhvilluar edhe reforma të tjera, teksa në shërbimet dixhitale po ecën krah me vendet më të zhvilluara të kontinentit.     /Liberale.al/

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

27/09/2026

Falimenton media e vëllezërve Veshaj që i blenë Fidel Yllit për 300 mijë euro, biznesmenia Silvana Kulla e vetmja sponsore për platformën, dyshime për pastrim parash

27/09/2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

27/09/2026

“Nuk ka asnjë firmë që më implikon”, Rama: Jam për të bërë histori, jo për të fryrë xhepat

27/09/2026

“Çështjet me drejtësinë janë personale”, Rama: S’ka korrupsion! Nuk jam palë me asnjë

27/09/2026

“Drejtuesit rrëshqasin nga binarët”, Rama: Vlora Hyseni në borxh me shqiptarët

27/09/2026

“Arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, Rama: Masë ekstreme! Akuzat të provohen në mënyrë të paanshme

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime
  • Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.