AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

SHIFRA E DITËS: 55% e shqiptarëve thonë se janë të varfër, të dytët në Europë pas Greqisë

by SHT Media
22/11/2023
in Kryesore
6
0
SHIFRA E DITËS: 55% e shqiptarëve thonë se janë të varfër, të dytët në Europë pas Greqisë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aranit Muraçi

Që nga vitet 1990, Shqipëria ka përjetuar një nga flukset më të mëdha dhe më dramatike të migracionit, në historinë e saj. Sot, rreth gjysma e popullsisë shqiptare – kanë migruar jashtë vendit; deri tani përqindja më e lartë në mesin e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, sipas vlerësimit dhe të dhënave të Komisionit Europian. Në Greqi, sot shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të emigrantëve që janë larguar nga vendi i tyre pas ’90 për një jetë më të mirë. Ndërsa paradoksalisht nga të dhënat sipas një sondazhi të Eurostat, grekët rezulktojnë të parët si populli më i varfër i Europës, ndërsa pas tyre vijnë shqiptarët.

Vendet e BE-së

Një në katër persona në BE e konsideronte veten të varfër në vitin 2022. Kjo përqindje ishte më e lartë midis grave sesa burrave dhe më e lartë në mesin e popullatës me nivel arsimor të ulët, krahasuar me pjesën tjetër të popullatës me nivel arsimor të lartë.

Në vitin 2022, prevalenca e lartë e varfërisë subjektive u raportua kryesisht në pjesët lindore dhe jugore të Evropës, ku bën pjesë edhe vendi ynë.

Në vitin 2022, sipas të dhënave të fundit të Eurostat, thuajse një e treta (29.5%) e popullsisë së BE-së rezultoi të ishte me nivel të ulët arsimor. Norma ishte më shumë se 3 herë më e ulët (9.2%) për njerëzit me arsim të lartë, ndërsa përqindja për njerëzit me nivel arsimor mesatar ishte 18.0%.

26 vende anëtare të BE-së raportuan norma më të larta të njerëzve me nivel të ulët arsimor që konsiderohen të varfër, krahasuar me njerëzit me nivel arsimor të mesëm dhe të lartë. Finlanda bënte të vetmin përjashtim, me një normë pak më të lartë mes njerëzve me nivel arsimor të mesëm.

Ndër vendet e BE-së, Greqia vazhdon të ketë përqindjen më të lartë të njerëzve me nivel të ulët arsimor (katër të pestat; 81.6%) të cilën konsideroheshin të varfër. Greqia pasohej nga Bullgaria (67.9%) dhe Sllovakia (53.3%). Numri më i ulët u regjistrua në Finlandë (7.3%), Luksemburg (10.0%) dhe Suedi (11.3%).

Shumica e vendeve anëtare të BE-së raportuan dallime domethënëse midis grupeve të popullsisë me arsim të lartë dhe të ulët. Diferenca ishte të paktën 20 pikë përqindjeje (pp) në 12 vende. Ndryshimet më të dukshme ishin në Bullgari (47.7 pp), Hungari (41.5 pp) dhe Sllovaki (39.5 pp) dhe më të ulëtat në Finlandë (4.5 pp), Danimarkë (5.9 pp) dhe Suedi (7.1 pp).

Shqipëria dhe rajoni

Më shumë se gjysma e popullsisë në vendin tonë (55.3%) e konsideronin veten të varfër, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2021, ndërsa mungonin të dhënat e fundit për vendet kandidate ku bën pjesë edhe Shqipëria, për vitin 2022. Gjithsesi, treguesit kanë ndryshuar pak në një vit nga njëri vend në tjetrin. Për Shqipërinë dhe rajonin tonë, panorama paraqitet ndër më të zymtat në kontinent.

Në renditjen e një viti më parë shqiptarët pozicionoheshin të dytët si qytetarët më të varfër në Europë, ose me një normë mbi dy herë më tepër se mesatarja e BE-së (24.8%). Nga vendet anëtare dhe ato kandidate vendin e parë e mbajnë grekët, pasi 68% e tyre kanë deklaruar se ndihen të varfër.

Nga vendet e rajonit më pak të varfër ndiheshin serbët me 44% që e perceptojnë veten se janë të varfër. Të dhënat për vendet e tjera dhanë këto rezultatet: Maqedonia e Veriut me 47.2%, Kosova 47.3 (për vitin 2019), Mali i Zi me 50.1%.

Sipas gjinisë, 54.7% e meshkujve shqiptarë e konsiderojnë veten të varfër, përkundrejt 55.6% të femrave dhe sipas grup moshave, të moshuarit janë ata që e ndjejnë veten më shumë të varfër në vend. Sipas vlerësimit të Eurostat, 58.4% e të moshuarve (mbi 65 vjeç) e konsideronin veten të varfër. Më mirë në rajon paraqiten të arsimuarit e Serbisë, me 22.2%, ndërsa krahasuar me mesataren europiane (9.2%) të arsimuarit shqiptarë ndihen (28.4%) ndihen pothuajse njësoj të varfër me shtetasit e Bashkimit Europian, por me arsim fillor (29.5%). /Liberale.al/

 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën

12/09/2026

Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar

12/09/2026

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

12/09/2026

Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

12/09/2026

5 shenjat e horoskopit që kanë karakterin më të fortë

12/09/2026

Pjesë e grupit të trafikimit të kokainës nga Kolumbia, shqiptari i arrestuar në Greqi është Lulzim Caka! Në vendin tonë kërkohet për vrasje

12/09/2026

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

12/09/2026

Rama zbarkon në Vlorë për reformën territoriale, Çuçi zbulon çfarë u diskutua: Sot nuk morëm vendime

12/09/2026

Rama-Berisha ‘luftë’ në politikë, ortakëri në biznes; “delfini” i Shkëlzenit merr 90 mijë m² tokë për 1 euro në Lalëz

12/09/2026

Kim rrëfen jetën në Shqipëri: Këngët popullore e ndihmuan të mësonte shqipen

12/09/2026

Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

11/09/2026

Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit

11/09/2026

Rama ‘lan duart’ me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

11/09/2026

Çifti i njohur i TikTok-ut pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”?!

11/09/2026

Nga roje në zhvatës pronash, kush është gjyqtari Ramiz Lala që urdhëroi sot Ramën të zhbllokojë rritjen e pagave për GJKKO

11/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën
  • Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar
  • Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.