AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

SHIFRA E DITËS: 10 presidentët me pagat më të larta në botë, Shqipëria e 129-ta! (Në një nivel me Kinën)

by SHT Media
11/12/2023
in Kryesore
6
0
SHIFRA E DITËS: 10 presidentët me pagat më të larta në botë, Shqipëria e 129-ta! (Në një nivel me Kinën)
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mund të drejtojnë vendet më të pasura, më të fuqishme ushtarakisht, ose vendet më të populluara në botë. Por nuk janë ata që janë më të paguarit në botë. Nuk është as Presidenti i SHBA-ve, as ai i Kinës, dhe as i Gjermanisë.

Kryeministri i Singaporit është udhëheqësi i cili ka pagën më të lartë në botë, për vitin 2023.

“Data, Stats and Comparisons”, një sajt që analizon dhe krahason të dhënat mes vendeve të botës, ka llogaritur pagat e presidenteve dhe kryeministrave në mbarë botë, mes të cilëve figuron edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Sipas të dhënave krahasuese, Lee Hsien Loong, udhëheqësi i Singaporit merr një prag prej 1 milion  e 610 mijë dollarë në vit, më tepër se dyfishi i pagës së kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili mban vendin e dytë në botë. Kryeministri i Izraelit ka një pagë prej 657, 144 dollarë në vit. Në vend të tretë është zv.presidentja e Zvicrës dhe në vend të katërt kryeministri i Australisë, Anthony Albanese me një pagë vjetore prej 378 mijë dollarë. Kjo është renditja sa i përket pagave

Ndërsa për pasurinë, në vitin 2023 janë mbretërit në vendet që qeverisen nga monarkitë ata të cilët ndajnë 10 vendet e para në botë. Që nga Mbreti i Arabisë Saudite, i Katarit, i Emirateve të Bashkuara Arabe, Emiri i Kuvajtit, mbreti i Britanisë së Madhe, i Norvegjisë, të cilët ndajnë një pasuri prej miliarda dollarë.

Në vendin e 10-të është Chris Hipkins me një pagë vjtore prej 325, 546 mijë dollarë në vit. Vendin e nëntë e mban Karl Nehammer, kancelari austriak i cili ka një pagë 333,989 dollarë në vit. Pozicionet e tjera, nga vendi i tetë dhe deri në vendin e katërt u takojnë liderve të Bashkimit Europian.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj mban vendin e 129-të në botë, me një pagë vjetore prej 19.665 dollarë, ndërkohë që në vendin e 127-të ndodhet Xi Jinping, Presidenti i Kinës, vendi me ekonominë e dytë më e fuqishme në botë. Por të dhënat e “Data, Stats and Comparisons” nuk kanë  marrë në konsideratë ndryshimin e fundit të pagave për zyrtarët e lartë në Shqipëri, përfshirë edhe Presidentin Bajram Begaj. Kjo do të thotë se në muajt e fundit të vitit 2023, me dyfishimin e pagës së presidentit, Shqipëria duhet të ketë lënë pas jo vetëm Kinën, po edhe shumë vende të tjera në botë.

Ndërkohë që, nëse i referohemi pagës minimale dhe as mesatare, Shqipëria mbetet pas të gjitha vendeve të rajonit. Por paraqitet ndryshe situata nëse i referohemi pagave të zyrtarëve të lartë. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç mban vendin e 138-të në botë, me një pagë vjetore prej 14.800 dollarë.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Dukanoviç mban vendin e 122-të në botë, me në pagë prej 33.440 dollarë, ndërsa presidentja greke, Katerina Sakellaropoulou, mban vendin e 51-të në botë dhe merr një pagë vjetore që shkon në 154 mijë dollarë.

Presidenti rus Vladimir Putin vjen pas asaj dhe mban vendin e 57-të në botë, me një pagë vjetore 136 mijë dollarë. Nga ana tjetër Joe Biden, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mund të drejtojë ushtrinë dhe ekonominë më të fuqishme në planet, për vitin 2023, por nuk është as ai që fut në xhep pagën më të lartë mes homologëve të tij, në mbarë botën. Biden merr një pagë vjetore prej 400 mijë dollarësh dhe mban vendin e 29-të në votë.

Emanuel Macron, Presidenti i Francës ka një pagë (194 mijë dollarë) gati sa gjysma e pagës së presidentit të SHBA-së, dhe mban vendin e 44-ët në botë. Recep Taip Erdogan i Turqisë me një pagë të përafërt (197.400), mban vendin e 42-të në botë.

Drejtuesit më pak të paguar në botë për vitin 2023, sipas e “Data, Stats and Comparisons” janë presidentët e Laosit, Haitit, Eritreas, dhe Srilankës. Presidenti i Laosit merr një pagë vjetore që shkon në 1,630 dollarë, ose 150 dollarë në muaj, kurse ai i Sri Lankës ka një pagë mbi 700 dollarë në muaj, ose e barabartë me pagën mesatare mujore të çdo shtetasi shqiptar.

Përgatiti: A.Muraçi/Liberale.al/

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

27/09/2026

Falimenton media e vëllezërve Veshaj që i blenë Fidel Yllit për 300 mijë euro, biznesmenia Silvana Kulla e vetmja sponsore për platformën, dyshime për pastrim parash

27/09/2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

27/09/2026

“Nuk ka asnjë firmë që më implikon”, Rama: Jam për të bërë histori, jo për të fryrë xhepat

27/09/2026

“Çështjet me drejtësinë janë personale”, Rama: S’ka korrupsion! Nuk jam palë me asnjë

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë
  • Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.