• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Opinion
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Sherri mes fqinjëve degradon në të shtëna armësh, një i plagosur rëndë në Durrës

25/01/2024
in Kronikë
Sherri mes fqinjëve degradon në të shtëna armësh, një i plagosur rëndë në Durrës
Shpërndaje me miqtë

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Durrës. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar. I plagosuri është Mikel Spirollari, i cili ndodhet në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes komshinjve.

Konkretisht, 40-vjeçari u qëllua me armë nga Gentian Kuqi 50 vjeç. Ky i fundit është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Sipas të dhënave të para, plagosja ndodhi pas një sherri për zhurmat mes komshinjve. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar.


INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISË SË DURRËSIT:

Në lagjen nr 4  në Durrës,  si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi  G.K, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin  M.S, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes së shtetasit M.S, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë.

/a.r

Stay Connected

  • 11.8k Followers

Popular Post

  • Sulmet izraelite lënë të paktën 6 të vrarë në Gaza, mes viktimave dy fëmijë

    Sulmet izraelite lënë të paktën 6 të vrarë në Gaza, mes viktimave dy fëmijë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Selin thyen kutinë e fundit të emergjencës, çfarë fshihej në të?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, ja sa do të shënojë termometri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “SHBA dhe Iranit u nevojitet armëpushimi”, Shala: Trump nuk mund ta rrëzojë regjimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para që firmosi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!