Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e rrugës së Plazhit të Vjetër, Vlorë.
Një grup të rinjsh janë përfshirë në një konflikt fizik. Sipas dëshmitarëve, një i ri është goditur me shkelma dhe grushta nga disa persona të tjerë.
Pamjet dhe dëshmitë nga vendngjarja tregojnë një situatë të tensionuar, ndërsa të pranishmit janë përpjekur të ndërhyjnë për të ndalur përplasjen.

