AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Shehi kritika të forta PD-së: Për shkak të emergjencave të shefave të partisë, mbeti në opozitë

by SHT Media
05/02/2026
in Politikë
6
0
Shehi kritika të forta PD-së: Për shkak të emergjencave të shefave të partisë, mbeti në opozitë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dashamir Shehi, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se duhet një projekt politik për të bashkuar opozitën, pasi, sipas tij, nuk mblidhet më qark personave të caktuar.

“Bëhet një projekt politik, bëhet një projeksion politik që i mbledh njerëzit përqark ideve. Nuk mblidhemi më përqark personave. Mbaroi kjo punë dhe besoj është e qartë kjo pse nuk mblidhemi. Kush do të na mbledhë përqark personave po i bën një dëm të madh politikës”, tha Shehi.

Sipas tij, për shkak të emergjencave të shefave të partisë, PD-ja mbeti 13 vite në opozitë.

“Këtë emergjencën permanente, emergjencë para zgjedhjeve, emergjencë pas zgjedhjeve, për çfarë është kjo emergjenca? Unë kam dyshimin. Unë dyshoj për çdo gjë. A keni një dyshim ju që kjo lloj emergjence Rama-Berisha nuk ka një emergjencë të madhe se mund të jenë sistemuar bashkarisht: ai në pushtet dhe ky në opozitë. E s’ka ndonjë emergjencë të madhe këtu dhe pastaj ndërtojmë një emergjencë… Mos dil ti se është emergjente, mos dil ti tjetri se kemi halle të tjera. Mirëpo, në fakt realiteti po tregon që u bëmë 13 vjet ne këtu që dëgjojmë këtë emergjencë, që jetojmë në emergjencë, jetojmë në opozitë ne, jo në emergjencë, edhe si duket një pjesë prej këtyre emergjentëve nuk kanë ndonjë emergjencë të madhe se shumica janë dhe milionerë me thënë të drejtën. Emergjencë ka ai fukarai atje që është pa punë. Pse nguten këto kaq shumë, ta bëjmë me këtë datë, do ta rrëzojmë me datë 11, pastaj do ta rrëzojmë me 21, pastaj me 36… Për ç’na duhet kjo emergjencë, që të mos i bëjmë këto ligje, të mos i diskutojmë. Për arsye të ca emergjentëve, opozita ka humbur një shans të madh historik, për emergjencat e brendshme të PD-së e ka humbur. Kur e ka humbur? Në 2019 dolëm për emergjencë nga Parlamenti. Çfarë emergjence kishte për dalë? Asgjë. Në 2019 dolëm dhe nga zgjedhjet lokale. Çfarë emergjence kishte këtu? Ishte sistemi më i padrejtë se ky që është sot? Ky që është sot është akoma dhe më i padrejtë se ato që hyjnë aty në atë Parlament e bën edhe më lëtyrë atë ligj që ishte atje. Kush kishin emergjencë? Emergjencë kishin shefat e partisë, aty në betejë me njëri-tjetrin. Kishin dhe një emergjencë budallaqe brenda vetes duke menduar që tava del nga furra për ne. Nuk e ndajmë me të tjerët. Do ta marrim vetë të gjithën. Edhe morën vetëm tepsinë bosh. Ia lanë Edi Ramës. Mirëpo, ky lloj teatri nuk mund të vazhdojë përjetësisht. Ka katër vjet që bën emergjencë Partia Demokratike. Një herë për vulën, një herë për kryetarin… Tani, në këtë lloj vorbulle thotë “hajdeni edhe ju të tjerët se ne jemi shumica”. S’është më punë çete kjo. Kjo ka dhe një punë llogjike. Kur vijnë zgjedhjet nuk votojnë ato që vijnë nga oborri, votojnë qytetarët dhe fatkeqësisht me sa duket nuk është se qytetarët paskan një shpresë të madhe këtu se do i kishin mbytur rrugët e Tiranës me këto zullume që ka bërë ky”, u shpreh kreu i LZHK-së.

“Atëherë, unë them largohemi nga temat e lidershipit ideale të luftëtarëve që vetëm këto e thyejnë në dysh atë kriminelin e keq. Ta ndryshojmë këtë ligj zgjedhor që e dënoi me vdekje opozitën shqiptare, që ka marrë 600 000 vota dhe ka vetëm 50 deputetë. A do t’i japim shans që të çlirohen energji të reja, forca të reja në Shqipëri?”, shtoi më tej Shehi.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.