• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

SHBA shpall ‘non grata’ ish-Zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut

05/12/2023
in Kryesore
SHBA shpall ‘non grata’ ish-Zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut

Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar Koço Angjushevin, ish -zëvendës kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe familjen e tij, si persona të padëshirueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm.

Në një njoftim të zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, thuhet se gjatë kohës që ishte zëvendës kryeministër, zoti Angjushev shpërdoroi postin e tij zyrtar për interesa të përfitimit të biznesit të tij privat, duke minuar besimin e publikut të Maqedonisë së Veriut në institucionet e tyre qeveritare dhe proceset publike.

“Veprimi i sotëm tregon se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të atyre në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë që zyrtarët publikë të korruptuar të vihen para përgjegjësisë. Ky përcaktim rikonfirmon përkushtimin e SHBA-ve për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, frenon mirëqenien ekonomike të vendeve dhe dëmton aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të qytetarëve të tyre”, thuhet në njoftimin e DASH-it.

Departamenti i ka ndaluar gjithashtu hyrjen në SHBA edhe gruas së zotit Angjushev, Elizabeta dhe fëmijët, Angel dhe Ognen. Zoti Angjushev njihet edhe si biznesmen. Kompania e tij “Brako” ndërtoi një numër spitalesh provizore gjatë pandemisë së Koronavirusit përmes një tenderi jotransparent.

Një nga ato spitale, ai i Tetovës u përfshi nga zjarri në shtator të vitit 2021 nga i cili gjetën vdekjen 14 pacientë dhe familjarë të tyre. Ai është themelues edhe i një kompanie që është marrë me tregtinë e energjisë elektrike.

Revista amerikane Forbes në vitin 2014 e shpalli zotin Angjushev si njërin prej pesë maqedonasve më të pasur. Ai është profesor në universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” të Shkupit.

Përcaktimi i ish-Zëvendëskryeministrit Angjushev, pason vendimin e para disa muajve të Departamentit amerikan të Thesarit për përcaktimin e një biznesmeni tjetër të njohur nga Shkupi, Jordan (Orce) Kamçev për korrupsion.

Në qershor të këtij viti, DASH-i shpalli si person të padëshiruar edhe kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko. Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler ka theksuar më parë se pret me interes të shohë nëse institucionet maqedonase do të ndërmarrin hapat e duhura sa i takon luftës kundër korrupsionit. Sipas saj, personat përgjegjës duhet të japin llogari para drejtësisë.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!