AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

SHBA dhe vendet e Gjirit rezolutë në Këshillin e Sigurimit: Irani të dënohet për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by Alb Times
05/05/2026
in Botë
0
0
SHBA dhe vendet e Gjirit rezolutë në Këshillin e Sigurimit: Irani të dënohet për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara dhe vendet arabe të Gjirit po hartojnë një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që dënon Iranin për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit si përgjigje ndaj sulmeve amerikano-izraelite.

Ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz, ka konfirmuar se negociatat për këtë rezolutë do të zhvillohen gjatë kësaj jave.

Kjo iniciativë vjen pasi Rusia dhe Kina – anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit – bllokuan muajin e kaluar një rezolutë të ngjashme të propozuar nga Washingtoni, e cila synonte të inkurajonte përpjekje ndërkombëtare për rivendosjen e lirisë së navigacionit në këtë rrugë ujore strategjike.

Rezoluta e re pritet të kërkojë nga Irani që të ndalojë menjëherë sulmet ndaj anijeve dhe përpjekjet për të vendosur taksa (tolls) mbi transportin detar në ngushticë.

Po ashtu, ajo do të kërkojë që Teherani të ndalojë vendosjen e minave detare dhe të zbulojë vendndodhjen e tyre

Sipas Waltz, draft-rezoluta është “shumë më e përqendruar te minimi i rrugëve ndërkombëtare ujore dhe te vendosja e taksave, gjë që prek ekonomitë e të gjithë botës, veçanërisht ato në Azi”.

Ngushtica e Hormuzit është një nga arteriet më të rëndësishme të transportit të naftës në botë. Çdo tension ose bllokim në këtë zonë ka pasoja të menjëhershme për tregjet globale të energjisë.

ShareTweetPin

Latest Briefing

Pas ndarjes Roza Lati gjen dashurinë? Moderatorja surprizohet me 500 trëndafila të kuq

29/08/2026

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen 6 persona; 3 prej tyre në gjendje të rëndë!

29/08/2026

Çfarë do të ndodhë me Tiranën? Rama shkon në periferi me drejtuesit politikë dhe deputetët

29/08/2026

Përgatitje qesharake për triumfalizëm

29/08/2026

Osman Kavala fiton kundër Turqisë, Osman Gazepi është kadiu i Shqipërisë

29/08/2026

A do të bjerë Qeveria në “grackën” e Behgjet Pacollit?

29/08/2026
Facebook Twitter LinkedIn Instagram RSS
AlbTimes

Categories

  • Botë
  • Dossier
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Mos e humbisni
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

Recent Posts

  • Pas ndarjes Roza Lati gjen dashurinë? Moderatorja surprizohet me 500 trëndafila të kuq
  • Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen 6 persona; 3 prej tyre në gjendje të rëndë!
  • Çfarë do të ndodhë me Tiranën? Rama shkon në periferi me drejtuesit politikë dhe deputetët

Categories

  • Botë
  • Dossier
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Mos e humbisni
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.