AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“S’duhet të ketë ngarkesa personale”, Manjani flet për audion në gjyqin e Veliajt

by SHT Media
24/02/2025
in Politikë
6
0
“S’duhet të ketë ngarkesa personale”, Manjani flet për audion në gjyqin e Veliajt
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Juristi Ylli Manjani foli në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku theksoi se ecuria e procesit në lidhje me kryebashkiakun e Tiranës nuk duhet të ketë ngarkesa personale, as nga ana e prokurorisë dhe as nga kryebashkiaku.

Manjani u shpreh se e kishte dëgjuar audion e seancës gjyqësore dhe kishte objeksionet e tij.

“Duket sikur ka një ngarkesë personale më shumë sesa emocionale, sepse kemi në mes edhe episodin e lejes së ndërtimit. Sigurisht, prokurori ta gëzojë, por kjo çështje ka pikëpyetje që kërkojnë një investigim. Ndaj dhe unë i sugjerova miqësisht Dumanit që të kishte një qëndrim, sepse përveçse është prokuror, është edhe drejtues,” tha Manjani.

Ai shtoi se e njeh personalisht kreun e SPAK, Altin Dumanin, dhe e konsideron atë si një nga prokurorët më të mirë në sistem. “Është njeri pa kompromis dhe ka mendimet e tij. Është i kritikueshëm, por nuk është një prokuror pa dinjitet. Po ashtu, edhe gjyqtari Erion Bani futet te gjyqtarët e mirë që kemi në sistem. Për hir të së vërtetës, shkruan pak gjatë, por është i mirë dhe ia vlen ta kemi në sistem,” u shpreh Manjani.

Lidhur me prokurorin Ols Dado, ai tha se nuk e njeh personalisht, por nga komunikimi i deritanishëm duket qartë se ka një ngarkesë personale në këtë çështje. “Këtu nuk është halli as të shpëtojmë Ols Dadon, as të mbrojmë Erion Veliajn. Këtu është fjala për atë që ndodh në gjithë botën: edhe sikur të kesh vetëm dyshimin, pra vetëm dyshimin që një njeri po të sulmon personalisht, atëherë drejtësia normale merr masa. Prandaj janë shpikur rregullat e etikës dhe antilogjisë. Kjo ndodh në çdo profesion,” theksoi ai.

Sipas Manjanit, vetë Ols Dado duhet të ishte i interesuar të mos ishte pjesë e këtij procesi. “Unë nuk e njoh personalisht, por kjo duhej të kishte ndodhur kështu,” tha ai.

Ai shtoi se një proces i drejtë kërkon paanësi nga të gjitha palët. “Nëse një prokuror demonstron ngarkesë personale, nuk është për atë punë. Të vërtetën do ta ndihmonte situata kur këtë çështje ta merrte një prokuror tjetër,” përfundoi ai.

Juristi Manjani tha se ka dëgjuar audion e gjyqit dhe sqaroi se në zbardhje përfshihet vetëm fjala e personit që ka të drejtën e fjalës, jo ajo që flitet në sallë nga të tjerët në sfond.

“Këtë audion e kam dëgjuar tani vonë, por e kam dëgjuar. Ka fjalë murmurirëse jashtë mikrofonit, sepse ato nuk zbardhen. Sekretarja, kur e zbardh, shkruan vetëm fjalët që thuhen në mikrofon nga personi që ka të drejtën për të folur. Fjalët që thuhen në sfond nuk zbardhen në asnjë rast, edhe sikur të thuhen fjalë kriminale. Duhet të kuptoni dallimin mes audios dhe asaj që shkruhet,” shpjegoi ai.

Manjani u shpreh se një term i përdorur gjatë procesit është problematik. “Mjafton dhe kjo që ‘s’ke turp. Tani ça domethënë, s’ke trup. Po s’ka trup, tani ai është në burg. Turpi duhet të ketë zyrtari i shtetit, zyrtari publik. Nuk përmendet fjala ‘turp’, sepse nuk jemi në gjykatë morali aty,” tha ai.

Sipas Manjanit, kryebashkiaku i Tiranës duhet të fokusohet në procesin gjyqësor dhe jo në përplasjet publike. “Veliajt do t’i sugjeroja të bënte ballafaqim gjyqësor dhe jo ballafaqim publik, pasi kjo i ka rënë për hise. Gjithsesi, kjo i takon atij dhe avokatëve të tij. Duke folur për interesin e publikut dhe jo të turmës, duhet të them se për interesin publik duhet të na interesoje e vërteta,” theksoi Manjani.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.