AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Sapo u rindez konflikti!”/ Hoxha, detaje nga ekzekutimi i Sinomatit: U vra prej mbiemrit që mbante, pa lidhje me botën e krimit

by SHT Media
08/01/2024
in Kronikë
6
0
“Sapo u rindez konflikti!”/ Hoxha, detaje nga ekzekutimi i Sinomatit: U vra prej mbiemrit që mbante, pa lidhje me botën e krimit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatit, djalit të Sokol Sinomatit, i cili u vra në ballkonin e banesës në Vlorë, teksa konsumonte një cigare.

Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se Gëzim Sinomati nuk ka patur asnjë lidhje me botën e krimit dhe se ai është rritur me mamanë, e divorcuar nga i ati i burgosur. Hoxha tha se i riu u vra me snajper, për shkak të konflikteve të babait të tij të burgosur, një histori në qytetin e Vlorës, që sipas gazetarit ka prodhuar shumë viktima.

Gazetari shtoi se atentate të kësaj natyre mund të realizohen vetëm nga organizata të sofistikuara, për shkak të kostos që nevojitet në përgatitjen dhe ekzekutimin e tyre.

“Kjo është ngjarja më e keqe e mundshme, që tregon nivelin e krimit të organizuar për vitin që sapo nisëm. Është vrasje tipike mafioze, me organizim goxha të strukturuar. Është nga ato ngjarje me kosto të lartë, që nga mënyra e organizimit, mjetet e përdorura, ekzekutorët dhe objektivi që kishin. Kjo ngjarje dhe pasojat e saj, sapo kanë rindezur një konflikt shumë të madh në Vlorë, që për disa vjet e ktheu Vlorën në qytetin më problematik të Shqipërisë.

Kjo betejë, coi edhe në një numër të madh të personave të rrëmbyer, torturuar dhe zhdukur, që nuk kanë as kufomat. Kjo ngjarje mund t’i shërbejë SPAK për t’ju rikthyer ngjarjeve që kanë ndodhur në 2016 e tutje. Kulmoi me vrasjen e Edison Harizaj. 22-vjecari është djali i Sokol Sinomatit. Djali nuk ka bërë asgjë në jetën e vet, është vrarë pse është i biri.

Sokol Sinomati ka qenë pjesëtar i bandës së Gaxhait. Ngjarja më kulmore ka qenë sulmi ndaj komisariatit të policisë në Vlorë, kur vajtën të marrin mjetin e blinduar dhe vranë policin Rrapaj. Me kalimin e viteve grupi u copëzua, Sokol Sinomati u largua. U ekstradua në Shqipëri më pas në 2009. U lirua nga burgu në 2017. U arrestua në Belgjikë. Kam folur me të pas atentatit që i është bërë.

Gëzimi nuk ka bërë asgjë në jetë, është vrarë vetëm sepse është i biri i Sokol Sinomatit. Ai është rritur me të ëmën, që ka qenë e divorcuar nga babai. Ai ndiqte studimet e larta, nuk kishte të kaluar kriminale dhe mban emrin e xhaxhait që i kanë vrarë në 97’. Ka ardhur para një muaji në Shqipëri, sepse i kishte vdekur gjyshja. Pastaj ka ardhur për vit të ri.

Babai i tij pas disa ditësh do të dalë nga burgu. Viktima e ka humbur jetën vetëm sepse mban mbiemrin Sinomatin. Nëse nuk do të vinte nga Belgjika, mbase do të jetonte.

Nuk kanë patur mënyrë tjetër, sepse familjarët e Sokol Sinomatit ruheshin. Mënyra e ekzekutimit, është gjetur një formë që për herë të fundit e kam parë në Elbasan ndaj Florenc Capjas dhe në Durrës…

Konflikti ku është përfshirë babai i viktimës dhe grupi tjetër, është shumë i madh dhe ka sjellë shumë viktima. SPAK ka mundësinë, që nga kjo ngjarje të hetojë rrëmbimet dhe zhdukjet e Albano Xhaferrit, të Ervis Troqes, të cilët janë rrëmbyer sapo kanë ardhur nga Belgjika. Në atë kohë në Belgjikë qëndronte Sokol Sinomati. Vetëm nakotrafiku është i aftë të përballojë financiarisht këto lloj atentatesh”, tha Hoxha./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

23/10/2026

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

23/10/2026

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

23/10/2026

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

23/10/2026

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

23/10/2026

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

23/10/2026

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

23/10/2026

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

23/10/2026

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

23/10/2026

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

23/10/2026

Çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merz në Budva? Reagon zyra për shtyp e kancelarit gjerman

23/10/2026

Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve

23/10/2026

SHBA shpall heliumin si material kritik, ndërsa Evropa përballet me vështirësi në furnizim

23/10/2026

Karamuço ngre dyshime për organizimin e protestës: Të hetohen dronët dhe komunikimet e grupeve

23/10/2026

Pamje të rënda, momentet e sulmit të armatosur në një kishë në Jordani, 7 të vrarë dhe 34 të plagosur (VIDEO)

23/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike
  • Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.