• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Samiti në Shkup, analisti: O’Brien-Rama dy protagonistët. Shqipëria dhe SHBA, liderët e rajonit

22/01/2024
in Politikë
Samiti në Shkup, analisti: O’Brien-Rama dy protagonistët. Shqipëria dhe SHBA, liderët e rajonit

Analisti Mentor Nazarko i konsideron Ndihmëssekretarin amerikan i Shtetit për Çështje Europiane dhe Euroaziatike, James O’Brien dhe kryeministrin Edi Rama, si dy protagonistët kryesorë të Samitit të mbajtur në Shkup këtë të hënë.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Nazarko u shpreh se Shqipëria dhe SHBA mblodhën liderët e rajonit në këtë samit që kishte vulë BE-je, por BE ishte e përfaqësuar me drejtorin e zgjerimit.

Sipas Nazarkos, Shqipëria, përmes kryeministrit Rama forcoi edhe faktorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Mendoj që dy kanë qenë protagonistët e këtij samiti, OBrien dhe Rama. James O’Brien është zyrtari më i lartë amerikan që merret në baza ditore me Ballkanin: bashkëautor në Marrëveshjen e Dejtonit dhe në atë Rambujesë, pra një ekspert i madh i rajonit, sepse me një etiketë- Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin, mblodhi liderët e Ballkanit, vecanërisht ata që nuk janë ulur në format të tillë si Vucic dhe Kurti. Protagonisti i dytë ishte Rama, Shqipëria, arriti të afirmonte fuqinë e rolit shqiptar në rajon. Ishte prania joprotokollare në darkën e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe zv.kryeministrit Grubi , pra dy përfaqësues të qeverisjes shqiptare në Maqedoninë e Veriut krahas djalit të Soros.

Momenti i dytë që e spikati Shqipërinë, një prani të shtuar të faktorit shqiptar ka qenë investimi i koordinuar- supozoj- me amerikanët për atë që do të jetë konfigurimi i qeverisë së ardhshme në Maqedoninë e Veriut ku do ketë zgjedhje parlamentare dhe presidenciale. Rama u pa afër Kurtit pas një kohe ngrice mes tyre, por u panë edhe afër- me gjasë të koordinuar mes vedi, me shtysën e O’Brienit- supozoj po ashtu- me Arben Taravarin, kryetarin e ASH, një partie shqiptare kyç për nga shkon peshorja në zgjedhjet e ardhshme. Pse dhe O’Brien që u pa kokë më kokë me Kurtin në Davos ngjan i përfshirë në atë takim tresh? Sepse Kurti dhe Rama deri para këtij takimi ngjanin se mbështetnin dy subjekte të ndryshme- Rama-BDI dhe Kurti- opozitën shqiptare atje. Tani u panë bashkë në negociata me një parti kyçe si ASH.

Shqipëria pra arrin me siguri, me ndihmën e SHBA,  edhe e koordinuar me Kosovën të peshojë se cilat do të jenë zhvillimet e ardhshme në Maqedoninë e Veriut.
Përfshirja e O’Brien, krahas Shqipërisë, Ramës, në një aktivitet si Samiti i Shkupit (BE takon Ballkanin me mblesërinë amerikane) tregon rikthimin me qasje proactive të Presidencës Biden, pra faktorit amerikan në Ballkan, që në 4 vjet e mbështeste nga jashtë dialogun. Me gjasë ky rikthim përcaktohet edhe nga frika e rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë, i cili favorizonte Ballkanin e Hapur (asokohe Minishengenin) me para apo financim amerikan. Shqipëria, bashkë me SHBA bëri kësisoj bashkë liderët e rajonit dhe forcoi faktorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut që si dhe më herët ka në dorë kahjen e orientimit të vendit fqinjë”, theksoi ai./m.j

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!