• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Salla i shmanget sërish Braçes, deputeti ‘shpërthen’ në akuza: Mungesa e tij fsheh paaftësi epike

14/05/2026
in Kryesore, Politikë
Salla i shmanget sërish Braçes, deputeti ‘shpërthen’ në akuza: Mungesa e tij fsheh paaftësi epike

Deputeti socialist Erion Braçe ka shpërthyer sot në Kuvend ndaj ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, pasi ky i fundit mungoi në interpelancën e kërkuar prej tij për çështjen e kafshëve të rrugës dhe mënyrën e trajtimit të tyre pas ngordhjes.

Braçe e cilësoi mungesën e ministrit si mungesë të rëndë respekti ndaj Kuvendit dhe një përpjekje për t’iu shmangur përgjegjësisë politike për situatën alarmante në sektorin e veterinarisë dhe menaxhimin e kafshëve endacake. Ministri ju shmang edhe një interpelance në datën 7 maj.

Teksa mori fjalën në foltore, deputeti socialist ironizoi faktin që ministri i Bujqësisë kishte deleguar përballjen parlamentare te ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.

“Është mungesë e thellë respekti ndaj Kuvendit. Një mungesë respekti që nuk fsheh paaftësinë epike për të lexuar, jo thjesht për të mos bërë punën”, deklaroi Braçe.

Ai insistoi se përgjegjësia direkte për situatën bie mbi Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë Kombëtare të Veterinarisë dhe vetë ministrin Andis Salla, i cili sipas tij po shmang përballjen publike.

“Kjo nuk më bën të harroj se përgjegjëse e drejtpërdrejtë është Ministria e Bujqësisë, Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe ministri i Bujqësisë”, tha Braçe.

Deputeti socialist ngriti tonet edhe ndaj mënyrës se si, sipas tij, po deformohet procedura parlamentare, duke deklaruar se askush nuk mund të vendosë në emër të deputetit se me cilin ministër do të zhvillojë interpelancën.

“Nuk mund të përcaktojë një kryetar grupi se me kë duhet ta bëj unë interpelancën. Nuk mund të përcaktojë një ministër nëse do ta bëjë ai apo një ministër tjetër interpelancën time. Nuk mund ta përcaktojë as zyra e përgatitjes plenare”, deklaroi ai.

Braçe ironizoi edhe administratën parlamentare dhe drejtuesit politikë, duke thënë se problemi kryesor është “përtacia mendore” dhe mungesa e leximit të ligjit.

“Meqë këta nuk e kanë bërë, po e lexoj unë ligjin për të thyer rregullin e përtacisë mendore që ndodh këto kohë”, tha Braçe nga foltorja e Kuvendit.

Pavarësisht mungesës së ministrit Andis Salla, Braçe deklaroi se do ta vijojë interpelancën me ministrin Ervin Demo, vetëm për të kryer detyrën e tij si deputet, ndërsa e bëri të qartë se përgjegjësia politike nuk mund të transferohet.

Më të lexuarat

  • Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndodh eklipsi total i Diellit, njerëzit në gjithë hemisferën veriore shikojnë drejt qiellit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Riaktivizohet zjarri në Krujë, evakuohen banorët, vatër e madhe edhe në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sherr në mbledhjen e Ramës, Kryeministri shpërthen ndaj zërave kundër; kryebashkiaku i Poliçanit braktis takimin, përjashtohet ajo e Dimalit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skandali me ilaçet me rimbursim/ KLSH gjen 43 barna pa autorizim dhe 46 “të paimportuar”, por të hedhura në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosjet e anti-mafias hapin pistën shqiptare: Cili biznesmen takoi në Tiranë dhëndrin e bosit të ‘Cosa Nostra’ Messina Denaro-s?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vazhdoni, çdo koment është një klikim më shumë”, Rama iu përgjigjet kritikëve për suksesin në sigurinë kibernetike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Fotot virale të Lamine Yamal me një vajzë me bikini, zbulohet e vërteta pas aludimeve për tradhti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!