AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Saga e hakmarrjes së përgjakshme mes fiseve Bajri e Lici, që nisi me një moto-bombë në 2018-n

by SHT Media
09/09/2025
in Kronikë
6
0
Saga e hakmarrjes së përgjakshme mes fiseve Bajri e Lici, që nisi me një moto-bombë në 2018-n
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Keti Banushi

Një nga sagat më të përgjakshme të krimit në Shqipëri, ajo mes dy fiseve të njohura të Shkodrës, Bajri dhe Lici, ka nisur me një atentat dhe ka kulmuar me dhjetëra viktima, zhdukje dhe hakmarrje që zgjasin prej më shumë se një dekade.

***

Përplasja e fiseve Bajri-Lici ka shënuar një kapitull të errët në historinë e krimit në Shkodër, duke sjellë me dhjetëra viktima. Gjykatat dhe SPAK kanë ende në duar dosje të hapura për ngjarje të pazbardhura, ndërsa në kryeqendrën e veriut vijojnë të shtohen atentatet ndaj anëtarëve të dy grupeve duke shënuar viktimat.

Gjithçka dyshohet se nisi në janar 2018, kur biznesmeni Lulzim Kulla me lidhje familjare me fisin Lici, u plagos në një atentat me eksploziv në motorin e tij. Shpërthimi i telekomanduar la të plagosur 8 persona, përfshirë vetë Kullën. Kjo ngjarje dyshohet se ka qenë zanafilla e një zinxhiri vrasjesh dhe hakmarrjesh që pasuan.

Vrasja e Mehdi Kavajës (18 qershor 2018)

Vetëm disa muaj pas atentatit, u vra në servisin e tij Mehdi Kavaja, i njohur për riparimin e bravave të makinave. Ai u qëllua me një plumb në kokë dhe vdiq në vend. Vrasja dyshohet si një akt hakmarrjeje, por mbetet ende pa autor të identifikuar.

Ekzekutimi i çiftit Bërçana-Ndoci (15 korrik 2018)

Në një ngjarje që tronditi opinionin publik, u vranë me breshëri armësh Boran Bërçana, ish-polic, dhe partnerja e tij Silvi Ndoci, teksa ndodheshin në makinën e tyre bashkë me fëmijën 3-vjeçar, që fatmirësisht shpëtoi. Bërçana dyshohej për lidhje me grupin Bajri dhe përfshirje në atentatin ndaj Lulzim Kullës. Vrasja dyshohet të jetë kryer nga grupi Lici si hakmarrje.

Vrasja e Fatbardh Licit (10 gusht 2018)

Vetëm pak javë pas vrasjes së çiftit, ekzekutohet Fatbardh Lici, vëllai i Sokol Licit dhe anëtar i njohur i familjes. Vrasja dyshohet të jetë një kundërpërgjigje nga fisi Bajri për eliminimin e Bërçanës.

Zhdukja e nipit dhe dajës Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa (23 gusht 2018)

Dy persona me lidhje me fisin Lici, Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, u zhdukën në mënyrë misterioze. Ata nuk janë gjetur ende dhe dyshohet se janë vrarë, si pjesë e përplasjes së grupeve.

Ekzekutimi i Arjan Ferracakut (1 shtator 2018)

Në zonën e Livadheve, u qëllua për vdekje Arjan Ferracaku, teksa po shëtiste me kalin e tij. Disa minuta para ngjarjes, ai kishte komunikuar me Astrit Bilalin, një tjetër emër i përfshirë në dosjen “Bajri”.

Vrasja e Fatos Ferracakut (14 nëntor 2018)

Vetëm dy muaj pas kushëririt të tij, u vra Fatos Ferracaku, në mes të ditës, ndërsa shiste peshk në lagjen “Rus” të Shkodrës. Vrasjet e dy Ferracakëve konsiderohen të lidhura me luftën mes dy fiseve.

Ekzekutimi i Ferdinand Polisë (20 mars 2019)

Ferdinand Polia u vra me 20 plumba në një atentat që, sipas hetimeve, nuk lidhet me konfliktin Bajri-Lici, por me çështje kriminale në Itali.

Masakra ndaj Astrit dhe Brahim Bilalit (30 mars 2019)

Dy vëllezërit, Astrit dhe Brahim Bilali, u vranë në hyrje të shtëpisë së tyre me kallashnikovë. Ata ishin babai dhe xhaxhai i Astmer Bilalit, boksier dhe anëtar i grupit Bajri, i arrestuar më vonë. Ngjarja u hetua si pjesë e përplasjes së grupeve.

Operacioni “Metamorfoza” (shtator 2019)

Pas valës së gjatë të krimeve, Policia dhe Prokuroria goditën grupin “Bajri”, duke arrestuar 12 persona në Shqipëri dhe në disa vende të BE-së. Ndër të arrestuarit ishin Astmer Bilali, Behar Bajri, dhe persona të tjerë me rekorde kriminale.

Vrasja e Endri Mustafës (2021)

Një tjetër atentat me prapavijë mafioze ndodhi në maj të 2021, kur u vra Endri Mustafa, i cili u tërhoq në kurth nga një 15-vjeçar. Policia shpalli në kërkim Ibrahim Licin, por ai pretendoi alibi. Hetimet mbetën të paqarta.

Masakra në Dobraç 4 të vrarë (30 tetor 2024)

Ngjarja më e rëndë e viteve të fundit ndodhi në lagjen Dobraç të Shkodrës. Në një atentat ndaj një automjeti në lëvizje, mbetën të vrarë Hamza Lici, vëllai i vogël i Ibrahim Licit. Arlind Bushati, djali i një ish-kandidati për kryetar bashkie, Flutura Basha dhe Bashkim Basha, dy kalimtarë të pafajshëm që u përplasën nga makina e atentatit. Ibrahim Lici, që ndodhej në makinë, u plagos dhe arriti të largohej. Mbetet i shpallur në kërkim.

Goditja e SPAK, arrestimet në vitin 2025

Në shkurt 2025, SPAK identifikoi disa prej personave te përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në 2018. Me vendim të GJKKO u ekzekutuan masat e sigurisë për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin, të cilët dyshohen si autorët e ngjarjes. Ata akuzohen për vrasje me paramendim për hakmarrje, grup të strukturuar kriminal, mbajtje pa leje të armëve. Sipas SPAK, atentati ndaj Fatbardh Licit ishte një akt hakmarrjeje për vrasjen e Bërçanës dhe Ndocit, që Behar Bajri akuzonte Ibrahim Licit. Provat që ndihmuan hetimin përfshijnë edhe komunikimet në Sky ECC.

Atentati ndaj Erogen Brajoviç, 2 të vrarë (8 shtator 2025)

Ngjarja e fundit që dyshohet se është e lidhur me përplasjen mes Licëve dhe Bajrave është ajo e së hënës. Ragip Gila u prangos dhe u shpall në kërkim krahu i djathtë i Ibrahim Licit, Barush Bregu. Dyshohet se Bregu siguroi të gjitha mjetet e nevojshme për t’u realizuar vrasja e njeriut të Bajrave, Erogen Brajoviç mëngjesin e 8 shtatorit, në një lokal pranë bashkisë së Shkodrës. Policia e Shkodrës zbuloi edhe bazën e tyre kriminale, ku fshihnin armatimet, dronë të shumtë, municione e maska të cilat rezultoi të jetë e një zonje që jeton në Turqi, hallës së Ibrahim Licit, të shumërkuarit nga policia. (Shqiptarja.com)

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia

05/11/2026

“Ju përqafoj të gjithëve”- Ish-presidenti Thaçi reagon për mbështetjen dhe dënimin: Do të dal me çdo qelizë time të pastër në fund të këtij rrugëtimi!

05/11/2026

Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

05/11/2026

Alarm global kibernetik/ Hakerat po na hyjnë nëpër shtëpi! Nga frigoriferët te makinat, si po na sulmohet jeta e përditshme?

05/11/2026

Franca përfshihet sërish nga protestat dhe trazirat, përplasje me Policinë në disa qytete! Greva mbyll “Kullën Eifel”

05/11/2026

Zvicra heq sanksionet ndaj dy miliarderëve rusë Alisher Usmanov dhe Mikhail Fridman, ndjek hapat e BE-së!

05/11/2026

S’ka asgjë të keqe të jesh i majtë

05/11/2026

Izrael/ Lista e Përbashkët propozon zyrtarisht Eisenkot për formimin e qeverisë, problem mbeten partitë arabe!

05/11/2026

Shpërthimi tragjik në Elbasan me dy viktima, banorja rrëfen tmerrin: Menduam se ra tërmet! Na nxorën zjarrfikësit nga ballkoni

05/11/2026

Shefi i Sigurisë së Iranit takohet me Putinin në Moskë dhe i dorëzon mesazhin nga Udhëheqësi Suprem!

05/11/2026

“Serbia ka mundësi për fillim të ri”- Marta Kos takohet me listën studentore që fitoi zgjedhjet: Shkëputuni nga praktikat e vjetra!

05/11/2026

Analiza e REL: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

05/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, ja pesë arsyet pse republikanët pësuan disfatë të thellë!

05/11/2026

Gary Kokalari i shkruan Sekretarit të Shtetit, Rubio: SHBA duhet të hetojë Berishën dhe Mediun, të dy ndikuan te ligjvënësit amerikanë!

05/11/2026

Dorëhiqet presidenti i Paraguait, shkak falimentimi i bankës!

05/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia
  • “Ju përqafoj të gjithëve”- Ish-presidenti Thaçi reagon për mbështetjen dhe dënimin: Do të dal me çdo qelizë time të pastër në fund të këtij rrugëtimi!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.