• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Sadik Bejko mbi librin “Apostulli” të Ilir Ikonomit, botim i UET PRESS

19/12/2023
in Kryesore
“Apostulli”, Ilir Ikonomi sjell biografinë e re për Fan Nolin, botim i UET Press

Sadik Bejko

Libri “Apostulli” i Ilir Konomit ka në qendër figurën e Fan Nolit, ndryshimet dramatike që merr jeta e tij nga gazetar i varfër e i pangrënë i gazetës “Kombi” deri te më i larti udhëheqës politik dhe shpirtëror i këtij emigracioni. Noli i këtij libri, një i talentuar e i ditur, letrar e kishëtar, ekspert i sferave të larta politike e diplomatike, qytetar i botës e njëherësh kalorës i Krishtit dhe kalorës i Skënderbeut, me jetën private të ashpër si të murgut e të ushtarit, vjen me një llavë vullkanore energjish, ambicjesh, pasionesh që e mbajnë në lartësinë e synimeve, e detyrave që i ka vënë vetes.

Libri sa histori e farkëtimit dhe e rritjes së figurës së Nolit, duke sjellë tablo të jetës së emigracionit në kolonitë shqiptare në Amerikë në 20 vitet e para të shekullit XX, në veçanti zhvillimet në jetën politike e kulturore të federatës “Vatra”, e të gazetës Dielli, sjell evoluimin e ndërgjegjes politike e atdhetare të këtij formacioni, pjekurinë e aksioneve atdhetare që e bënë “Vatrën” të luajë rolin e një qeverie shqiptare në mërgim në vitet 1916-20. Aty u farkëtuan një grusht atdhetarësh idealistë që më pas vijuan jetën politike në atdhe. Balli i gjithë këtyre punëve ishte Noli.

Në këtë libër sheh qartë se ç’ ashpërsi e ç’ mizori i duhet të kalojë një njeri me ndërgjegje apostulli, ashpërsi e mizori që çdo shoqëri me jetë politike në formim e sipër i ka me tepëri, që i burojnë prej të tjerëve nga jashtë, por i shpërthejnë keqas dhe nga brenda vetes. Figura atdhetare të mëdha, por prej egoizmit, vanitetit bëjnë gabime… të vogla e të mëdha.

Përshkrimi i gjallë i situatave të jetës politike të një vendi buzë greminës, të një Shqipërie pa shtet, të pushtuar e të copëtuar, të djegur e të masakruar gjithandej, me traktate të fshehta që e asgjësonin… e bëjnë këtë libër të lexueshëm si një vepër narrative ngarkuar me ankth e dramacitet në rritje.

Për dikë si unë, që kam qenë i shtyrë në leximet mbi Nolin – njeri i librave, si diturak i prozës historike, si autor i poezive dhe i përkthimeve unike, i publicistikës… me leximin e këtij libri me shumë informacion, me referenca të pasura, m’u bë i qartë dhe ai Noli tjetër “që nuk është më”: apostullimi i tij në jetën politike fetare atdhetare nëpër kohë. Nëse veprat letrare “janë”; i prekim, i lexojmë, udha nëpër të cilën shkoi veprimi i tij prej “apostulli” nuk është më, e ka rrëmbyer koha në pakthim. Gjurmët janë në arkiva prej nga ky Nol “i humbur” duhet nxjerrë e ringjallur. Këtë punë mbresëlënëse ka bërë me shumë talent e këmbëngulje I.Konomi. Mbeta shumë i emocionuar nga leximi i tij. I uroj autorit sukses dhe energji në plotësimin e kësaj pune edhe me dy volume të tjerë!

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Mediat: SHBA po përgatitet për një valë të re sulmesh të fuqishme kundër Iranit

    Mediat: SHBA po përgatitet për një valë të re sulmesh të fuqishme kundër Iranit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Makina merr përpara dhitë në Orikum-Vlorë, ngordhin 10 bagëti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mimoza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë Ramës: Ej, kryeministër, a punon sateliti me i gjet içik lepujt e mi?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Indri dhe Vanesa i dorëzohen pasionit, ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nesër afati i fundit për kandidaturat për kreun e PD, Kokalari: Publikimi i kritereve 24 orë para, vendim absurd dhe i qëllimshëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!