AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Sa shumë ndryshime nga Eliminatoret! Ja si mund të luajë Sylvinho me Shqipërinë në Euro 2024

by SHT Media
28/05/2024
in Kryesore
6
0
Sa shumë ndryshime nga Eliminatoret! Ja si mund të luajë Sylvinho me Shqipërinë në Euro 2024
6
SHARES
308
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas pritjes së gjatë, dilemat morën fund për trajnerin Sylvinho, pasditen e së hënës, kur publikoi listën paraprake me 27 lojtarë për Euro 2024. Shumë u befasuan, për të tjerë ishte e pritshme, por trajneri duket se guxoi për të mirën e kombëtares.

Ai la jashtë ekipit Cikalleshin, i cili ka qenë sulmuesi kryesor i Kombëtares në eliminatore, por nuk po kalon një moment të mirë në Turqi, ndërsa është në moshën 34-vjeçare. E dhimbshme për bomberin nga Kavaja, por nga ana tjetër trajneri është për t’u vlerësuar që riktheu në ekip dy sulmues me shumë potencial, Mirlind Daku dhe Manaj. Ky i fundit mbylli një sezon të shkëlqyer në Turqi dhe tashmë po kërkohet nga disa klube në Europë, ndërsa Daku bëri një kthesë të madhe pasi mungoi në miqësoret e marsit. Ai shpërtheu në Rusi me Rubin Kazanin, por me mendjen tek Europiani dhe djersa e derdhur u shpërblye për të.

Në anën tjetër, Sylvinho i ka dhënë mundësinë e Medon Berishës, i cili fillimisht duhet të falënderojë trajnerin e Lecce-s, i cili e aktivizoi në formacion në ndeshjet e fundit, aty ku ka rënë më shumë në sytë e Sylvinho-s, që nuk hezitoi ta ftonte për herë të parë me kuqezinjtë.

Edhe pse brazilian, Sylvinho këtë herë është munduar të tregohet shumë i kujdesshëm me grumbullimin e mbrojtësve dhe të mesfushorëve, duke i kushtuar një vëmendje shumë më të madhe se në Eliminatore, ku sulmi ishte më i mbipopulluar. E gjitha kjo ka ardhur si pasojë e kundërshtarëve me të cilët do të përballemi në Grupin B, Italia, Kroacia dhe Spanja. Me një nivel të tillë, sigurisht që kuqezinjtë do ta kishin thuajse të pamundur të luanin në sulm. Sylvinho i nisi eksperimentet që në ndeshjen miqësore ndaj Suedisë, e cila edhe pse u humb minimalisht 1-0, Shqipëria u tregua një skuadër shumë kompakte, mbronte mirë dhe dilte shpejt në sulm.

Por cilët do të jenë emrat dhe skema me të cilën Sylvinho do të luajë në Gjermani? Braziliani ka treguar se nuk është i fiksuar te një skemë e caktuar, ashtu siç ishte Edy Reja para tij. Skema ndaj Suedisë në miqësore, duke u bazuar edhe te numri i madh i mesfushorëve të grumbulluar, pritet të jetë ajo me të cilën do të zbresim në fushën më 15 qershor ndaj Italisë, kampione në fuqi e Europës (4-2-3-1).

Në portë, Sylvinho me shumë mundësi zgjedhje të parë ka Etrit Berishën, edhe pse ky i fundit nuk ka mundur të luajë asnjë minutë që prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar. Këtu do të ndikojë eksperienca e gjigantit kuqezi, i cili është një nga lojtarët që ka marrë pjesë edhe në Euro 2016 në Francë. Në mbrojtje, të padiskutueshëm aktualisht janë kapiteni Gjimshiti dhe Mitaj. Ismajli po rikthehet ai i ditëve më të mira edhe pse vjen nga një dëmtim i rëndë dhe me shumë mundësi do të formojë dyshen e mbrojtjes kuqezi. Dilema mbetet në krahun e djathtë të sulmit, aty ku Hysaj dhe Balliu do të duhet të djersitnin shumë për bluzën e titullarit. Megjithatë, mbrojtësi që luan në Spanjë është pak më i favorizuar, pasi garanton dalje më të shpejta në sulm.

Ramadani dhe Asllani janë të palëvizshëm, por me ndryshimin e skemës, Sylvinho mund të hedhë në fushën e lojës edhe një mesfushor tjetër, i cili do të garantonte kilometra dhe muskuj, që aktualisht këto karakteristika i plotëson Qazim Laçi. Ai do të ishte një ndihmesë shumë e madhe për Kristjan Asllanin, duke bërë që ylli i Interit të ishte më i lirshëm në lëvizjet e tij që do t’i garantonin skuadrës dalje më të shpejta.

Sa shumë ndryshime nga Eliminatoret! Ja si mund të luajë Sylvinho

Asani nuk po kalon një moment të mirë, prej dhjetorit ai nuk ka asnjë minutë thuajse me skuadrën e tij dhe kjo bëri, sipas burimeve, që Sylvinho të ishte në dilemë të madhe për grumbullimin apo jo të tij, por në fund, Asani duket se e ka eklipsuar brazilianin me perlat që realizoi në Eliminatore. Me skemën e re, Asani mund të ulet në stol dhe pas sulmuesit kryesor pritet të jetë Bajrami dhe Seferi, dy nga futbollistët që kanë mbajtur një peshë të madhe në Eliminatore, kanë vrapuar shumë, por edhe kanë realizuar gola vendimtarë.

Në sulm, gjithçka varet nga forma që do të tregojnë gjatë këtyre ditëve të stërvitje Broja, Daku dhe Manaj. Megjithatë, Armando Broja, është më i shpejtë në fazën sulmuese dhe këtë gjë Sylvinho e përsëriti edhe në konferencën për shtyp kur prezantoi listën një ditë më parë.

Gjithsesi, trajneri ka më shumë se 2 javë kohë dhe do t’i shohë nga afër të gjithë futbollistët e grumbulluar dhe më pas do të vendosë sesi do të zbresë në fushën e lojës kundër Italisë më 15 qershor në Dortmund.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

27/09/2026

Falimenton media e vëllezërve Veshaj që i blenë Fidel Yllit për 300 mijë euro, biznesmenia Silvana Kulla e vetmja sponsore për platformën, dyshime për pastrim parash

27/09/2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

27/09/2026

“Nuk ka asnjë firmë që më implikon”, Rama: Jam për të bërë histori, jo për të fryrë xhepat

27/09/2026

“Çështjet me drejtësinë janë personale”, Rama: S’ka korrupsion! Nuk jam palë me asnjë

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë
  • Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.