AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Sa kushton në zgjedhjet e 11 majit identifikimi elektronik? Përgjigjet nënkomisionerja e KQZ-së

by SHT Media
15/01/2025
in Politikë
6
0
Sa kushton në zgjedhjet e 11 majit identifikimi elektronik? Përgjigjet nënkomisionerja e KQZ-së
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lealba Pelinku, nënkomisionerja e KQZ-së, ishte në një lidhje me Skype këtë të martë në Vizion Plus, në emisionin Quo Vadis.

Pelinku tha se, sa i përket teknologjisë, përmes trajnimeve është vënë re se çdo herë ka përmirësime gjithnjë e më të mëdha. Ajo theksoi se KQZ-ja është duke ndërmarrë verifikimin dhe diagnostikimin e të gjitha pajisjeve, si dhe marrjen e të gjitha masave të nevojshme.

Nënkryetarja e KQZ-së shtoi se, sa i përket kostos, deri më tani është vendosur që do të ketë rreth 5200 operatorë, secili prej të cilëve do të paguhet 15 mijë lekë të rinj.

Intervista e plotë:

Borakaj: 11 maji në raport me teknologjinë, përveç identifikimit elektronik në të gjithë Shqipërinë, çfarë presim tjetër?

Pelniku: Identifikimi elektronik realizohet për herë të tretë në rang vendi dhe për herë të shtatë duke pasur parasysh proceset e pjesshme zgjedhore. Tani ka kaluar në vend të dytë, sepse vëmendjen e merr vota e diasporës.

Borakaj: Sa i përket identifikimit, a e shohim si proces të konsoliduar? Nuk presim më surpriza?

Pelniku: Kur flasim për përdorimin e teknologjisë, gjithmonë ka një problematikë të pranishme, qoftë për arsye teknike apo njerëzore. Detyra e KQZ-së dhe ajo që është duke u ndërmarrë është të bëjmë një verifikim dhe një diagnostifikim të të gjitha pajisjeve dhe të marrim masat e duhura. Kemi pak frikë duke parë ngarkesën që do të ketë Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile për sjelljen në kohë të listës në formatin që na duhet.

Borakaj: Sa dinë ta përdorin teknologjinë? A është ky një problem i tejkaluar apo përdorimi i teknologjisë mbetet ende problem?

Pelniku: Lidhur me identifikimin elektronik, të cilin duhet ta veçoj nga votimi elektronik që pati atë problemin në 2023, ai problem ishte më shumë i faktorit njerëzor. Në 2021 u hasën disa gabime, pasi operatorët vepruan gabimisht duke mos respektuar procesin e radhës. Gjithsesi, është reflektuar dhe procesi i trajnimit ka përmirësuar ndjeshëm njohuritë dhe përdorimin e teknologjisë.

Borakaj: Sa kushton në zgjedhjet e 11 majit identifikimi elektronik?

Pelniku: Kostoja më e madhe lidhet me pagesën e operatorëve. Pjesa tjetër është ende në fazën e vlerësimit dhe mund të jetë zero. Për sa i përket pagesës së operatorëve, do të ketë rreth 5200 operatorë, secili prej të cilëve do të paguhet 15 mijë lekë të rinj.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time
  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.