AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Rusët u dorëzojnë SHBA-ve “raportin sekret” të KGB-së për vrasjen e Kennedy-t

by SHT Media
16/10/2025
in Botë
6
0
Rusët u dorëzojnë SHBA-ve “raportin sekret” të KGB-së për vrasjen e Kennedy-t
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Rosalba Castelletti, la Repubblica

Më shumë se 60 vjet pas vrasjes së presidentit amerikan John F. Kennedy në Dallas, ende ekzistojnë shumë pikëpyetje rreth asaj që ndodhi vërtetë atë ditë dhe kush ishte përgjegjës.

I vetmi autor zyrtar i vrasjes mbetet Lee Harvey Oswald, një ish-marins amerikan, që më vonë u bë qytetar sovjetik. Ai u vra dy ditë pas atentatit, para se të transferohej në burg.

Për vite me radhë janë ngritur teori konspirative se Oswald ka vepruar në emër të Fidel Castros ose Nikita Hrushovit, si hakmarrje për krizën e raketave në Kubë.

Tani, një raport i gjatë prej 365 faqesh i përpiluar nga KGB-ja është dorëzuar nga ambasada ruse në Uashington te deputetja republikane amerikane Anna Paulina Luna, e cila po heton mbi ngjarjet e atyre ditëve të errëta të nëntorit 1963.

Ky raport përmban dokumente të vjetra sovjetike, që u ishin ofruar dikur ‘tregjeve të zeza’ gjatë Luftës së Ftohtë dhe tani mund të hedhin dritë mbi aktivitetin e Oswald-it në Bashkimin Sovjetik dhe në Kubë, përfshirë qëndrimin e tij në Minsk, kërkesat për vizë në ambasadat sovjetike e kubane në Meksikë, dhe vlerësimet e inteligjencës ruse mbi gjendjen e tij mendore.

Deputetja Luna ka deklaruar se dokumentet kanë “rëndësi historike të jashtëzakonshme” dhe se një grup ekspertësh tashmë ka nisur përkthimin dhe analizën e tyre, me synimin për t’i publikuar së shpejti.

Megjithatë, disa ekspertë paralajmërojnë për kujdes. Ata dyshojnë se raporti i KGB-së do të sjellë ndonjë të vërtetë të re dhe mendojnë se kjo lëvizje mund të jetë një manovër politike nga Rusia për të shpërqendruar vëmendjen ndërkombëtare nga lufta në Ukrainë, sidomos pasi kjo ndodhi në prag të një takimi mes Donald Trump dhe presidentit ukrainas Zelensky.

Disa komentues mendojnë gjithashtu se akti i dorëzimit të dokumenteve është propagandë, ndërsa të tjerë shpresojnë të zbulojnë më shumë detaje për gjendjen mendore të Osuald-it dhe për vëzhgimet që i janë bërë atij nga KGB-ja, gjatë qëndrimit në Bashkimin Sovjetik.

Në vitet ’90, një pjesë e këtyre dokumenteve ishin në shitje në Minsk, por asokohe autorë si Gerald Posner nuk arritën t’i blinin.

Shkrimtari Norman Mailer, që botoi një libër për Osuald-in, ishte ndër të paktët që siguroi disa prej tyre, por nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për të njëjtat materiale, që tani i janë dorëzuar Luna-s.

Në fund, mbetet për t’u parë nëse dokumentet e reja do të zbulojnë ndonjë të vërtetë të re për një nga vrasjet më të famshme dhe më të diskutuara të shekullit të kaluar apo nëse bëhet fjalë vetëm për një tjetër kapitull të mjegullt dhe të manipuluar politikisht.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

04/11/2026

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

04/11/2026

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

04/11/2026

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

04/11/2026

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

04/11/2026

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

04/11/2026

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

04/11/2026

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

04/11/2026

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

04/11/2026

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

04/11/2026

Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

04/11/2026

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

04/11/2026

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

04/11/2026

LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

03/11/2026

Haxhiu reagon pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre intelektualëve: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera!

03/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut
  • Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.