AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

“Rroftë Shqipëria”, kur Fan Noli uronte Ismail Qemalin për shpalljen e Pavarësisë, telegrami i zbuluar nga Ikon

by SHT Media
28/11/2023
in Kryesore
6
0
“Apostulli”, Ilir Ikonomi sjell biografinë e re për Fan Nolin, botim i UET Press
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fan Noli dëshironte të ishte pjesë e burrave që shkruan historinë, duke iu bashkuar Ismail Qemalit dhe figurave të tjera të shquara që ngritën flamurin në Vlorë dhe shpallën Shqipërinë e pavarur, më 28 Nëntor 1912.

Pavarësisht pëpjekjeve të tij, udhëtimi u vështirësua dhe gati u bë i pamundur nga shqiptarët e tjerë dhe atëherë kur Noli arriti në Londër më 3 dhjetor, për të marrë rrugëtimin drejt Austrisë, tashmë ishte shumë vonë: Shqipëria ishte shpallur e pavarur dhe po punohej me qeverinë e parë.

Nolit si mbetej gjë tjetër veçse të uronte kryeministrin e parë të Shqipërisë dhe ta përgëzonte për veprën patriotike. “Ju përgëzoj për veprën tuaj patriotike. Rroftë Shqipëria! Rroftë kabineti i ri!”, shkruante Noli në telegramin e tij.

Gjithë pasazhin, ëndrrën e mbetur përgjysmë të Nolit dhe urimin e tij për Ismail Qemalin, e zbulon studiuesi Ilir Ikonomi në biografinë e re “Apostulli”, botim i UET Press, i cili ishte një nga më të shiturit në Panairin e Librit, si dhe ndolli kritika pozitive dhe vlerësime për sjelljen e kësaj figure nën dritën e dokumenteve të reja, të pazbulurara më parë.

Më poshtë, një pjesë e shkëputur nga kapitulli i tretë, “Ëndrra që nuk u bë”, e librit “Apostulli“

Më 28 nëntor 1912, kur Noli sapo ishte nisur për në Evropë, Ismail Qemali, i cili nga Triestja e Austrisë kishte arritur në fillim në Durrës dhe
pastaj në Vlorë, e shpalli Shqipërinë të pavarur dhe ngriti atje një qeveri të përkohshme të kryesuar prej tij. Noli arriti në portin e Liverpulit të Anglisë rreth datës 3 dhjetor dhe lajmëroi Kristo Floqin nga anija se do të nisej për në Austri, sipas planit. Me gjasë, pas zbritjes në Angli ai mësoi nga gazetat se Shqipëria ishte shpallur e pavarur, prandaj udhëtimi për në Austri nuk kishte më kuptim. Noli vendosi të shkojë në Londër.

Lajmi i pavarësisë u prit me gëzim kudo në qarqet shqiptare. U mbajtën festime dhe konferenca, u dërguan telegrame urimi drejt Vlorës. Shumë shpejt nisi të diskutohej çështja se kush do të ishte sundimtari i ardhshëm i Shqipërisë. U hodh ideja që në fron të vihej Princ Fuadi nga dinastia e shqiptarit Muhamed Ali të Egjiptit. Më 1 dhjetor Konica mblodhi Komisionin e Vatrës, i cili ra dakord se zgjedhja e një princi mysliman do t’i sillte shumë dëm Shqipërisë. U vendos të dërgoheshin dy telegrame, njëri në Vlorë dhe tjetri në Egjipt, për të kundërshtuar këtë ide.

Në mesazhin dërguar Vlorës, Konica uronte qeverinë e përkohshme në emër të Vatrës. Telegrami vazhdonte kështu: “Vatra i lutet Kuvendit të mos pranojë një princ mysliman. Mos e bëni shtetin shqiptar si Khiva, Bukhara, Afganistani dhe Tunizia. Ideali ynë është një Shqipëri evropiane si Norvegjia, Danimarka, Holanda e Belgjika; prandaj këshillojmë me forcë zgjedhjen e një princi të denjë evropian nga një familje mbretërore, që do të
sjellë në Shqipëri traditat dhe kulturën perëndimore. I nënshkruari u lutet sidomos anëtarëve myslimanë të Kuvendit që ta provojnë patriotizmin e tyre duke zgjedhur një princ të krishterë për Shqipërinë. Nëse veprojmë ndryshe, do të bënim një gabim të pakorrigjueshëm”.
Më 8 dhjetor, kryetarët e degëve të Vatrës u thirrën për një mbledhje të pazakontë në Naomi Hall të Bostonit, ku u vendos që të dërgohej në Evropë dhe në Shqipëri Sekretari i Përgjithshëm, Faik Konica. Qëllimi ishte “që
të shtronte para Mbledhjes së Kombit dhe njerëzve politikë ca mendime për të zgjedhurit e një dere mbretërore për Fronin e Shqipërisë dhe për të themeluarit e Konstitucjes (Kushtetutës)”. Konicës iu dhanë 500 dollarë
nga arka e Vatrës për udhëtimin (rreth 15,800 dollarë sot). Ai u nis nga Bostoni në mes të dhjetorit 1912 me transoqeanikun Baltic.

Pak ditë para se të nisej Faik beu, The Boston Herald botoi një shkrim, ku thuhej me germa
të mëdha se Faik Konica, stërnip i Ali Pashë Tepelenës, aspironte të bëhej kreu i Shqipërisë. Shqiptarët, thuhej aty, besojnë se “vetëm ai, nominalisht mysliman, por i konsideruar indiferent nga pikëpamja fetare, mund të sjellë një koalicion të harmonishëm mes myslimanëve, grekëve (shqiptarëve
ortodoksë) dhe katolikëve, që përbëjnë popullsinë e Shqipërisë”. Gazeta botonte një fotografi të madhe të Konicës, ku ai shfaqej me një kostum të çelët dhe kollare me rripa të trashë horizontalë, serioz e i menduar, me flokët e ndara në mes dhe me sytë që vështronin larg. Vatra nuk e përgënjeshtroi
artikullin. Vetëm dy javë më vonë, kur Faik beu ishte rrugës për në Evropë, gazeta botoi një shënim nga Athanas Bodi, ish sekretar i Kishës shqiptare, i cili thoshte se nuk ishte aspak e vërtetë që Konica të qe propozuar për
mbret të Shqipërisë.

NË LONDËR

Menjëherë pas mbërritjes në Londër, Noli i dërgoi një telegram urimi Ismail Qemalit: “Ju përgëzoj për veprën tuaj patriotike. Rroftë Shqipëria! Rroftë kabineti i ri!”

Shkoi pastaj të vizitojë gazetat e mëdha të Londrës. Në Evening News takoi gazetarin Charles Woods, autor i librit The Danger Zone of Europe (Zona e rrezikshme e Evropës), botim i vitit 1911. Woods, një njeri fjalëpakë, me fytyrë të imët, flokë me dredha dhe sy çpues, kishte një aftësi mbresëlënëse për të vëzhguar botën ballkanike që ziente nën sipërfaqe. Në librin e tij flitej edhe për çështjen shqiptare, madje përmendej Noli, si prifti shqiptar në Amerikë që “një ditë mund të ftohej për t’u bërë kreu i një kishe ortodokse në Shqipërinë e jugut, të ndarë nga kisha greke”.18 Në gazetën Times, njëri nga redaktorët e lajmeve të jashtme e mbajti Nolin rreth një orë duke e pyetur për Shqipërinë. Në gazetën tjetër të njohur, The Daily Graphic, punonte Lucien Wolf, i cili një muaj më parë kishte shkruar një artikull me titull Albania for the Albanians dhe që, sipas Nolit, ishte shqiptarofil.

“Vajta në të gjitha gazetat e këtushme dhe kudo s’dëgjova veç fjalë simpatie për shqiptarët,” i shkruante Noli gazetës Dielli në Boston. “Inglizi i zakonshëm, siç dëgjova me veshët e mi dje në Royal Societies Club, nuk e do fare serbin dhem simpatizon shqiptarin, por për fat të keq di fare pak gjëra për Shqipërinë”.20 Lucien Wolf i kërkoi Nolit një shkrim, të cilin ky ia dorëzoi. Artikulli u botua më 12 dhjetor në gazetën The Daily Graphic nën titullin Dëshirat e shqiptarëve dhe pse.  Noli shkruante: “Kundërshtimet e Lidhjes Ballkanike ndaj një Shqipërie të pavarur mund të përmblidhen kështu: 1. Shqiptarët janë thjesht një grumbull fisesh gjysmë barbare. 2. Ata nuk kanë fare ndjenjë kombëtare. 3. Ata janë të paaftë të vetqeverisen. Me një fjalë, argumenti i tyre është se shqiptarët nuk janë më shumë se sa indianët gjysmë të qytetëruar të Evropës.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën

26/09/2026

Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

26/09/2026

“Të jesh k*uçkë mund të jesh dhe super shëmtirë”: Lorna Hysa shpërthen ndaj Vlora Hysenit

26/09/2026

Gjyqtarët i përgjigjen Ramës për pagat, Sadushi: Dialogu nuk zëvendëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese

26/09/2026

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

26/09/2026

Të shtëna me armë ndaj një lokali në Athinë, plagoset një 10-vjeçare shqiptare

26/09/2026

Rama për protestat në Tiranë: Algoritmi aktivizoi urrejtjen, fabrikimi u bë realitet

26/09/2026

Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror. Institucionet u vunë në shërbim të krimit

26/09/2026

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori amerikan Eric Wendt paraqet letrat kredenciale

26/09/2026

“Sorra. Persona me emra të ndryshuar dhe histori shtëpish bari”, Balla reagon ndaj disa protestuesve shqiptarë në New York

26/09/2026

Qëndrimi për IA në OKB, Rama: Jo kufizimit, marrëveshje ndërkombëtare

26/09/2026

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, ndërron jetë 19-vjeçari, plagosen dy të tjerë

26/09/2026

Beqiri: SPAK i dha mesazhin ish-drejtoreshës së SHISH: Mos hajde më në Shqipëri!

26/09/2026

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën
  • Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.