AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Rritet çmimi i pakateve 5 javë përpara rritjes së akzicës. A do t’i dekurajojë qeveria duhanpirësit të lënë duhanin?

by SHT Media
02/12/2023
in Kryesore
6
0
Rritet çmimi i pakateve 5 javë përpara rritjes së akzicës. A do t’i dekurajojë qeveria duhanpirësit të lënë duhanin?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria vendosë të rrisë akcizën në janar 2024, ndërkohë pesë javë para është rritur çmimi i paketave të cigareve.

Ndryshe nga sa parashikohet në ligj, ku akciza e cigareve ndryshon në muajin Janar dhe rrjedhimisht edhe çmimi i shitjes së tyre, këtë vit duke se çmimet e reja janë aplikuar 5 javë më herët. Janë një sërë markash që kanë bërë një rritje të unifikuar në 20 lekë për paketë. Njoftimi për vendosjen e çmimeve maksimale të shitjes është bërë edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për shkak të detyrimit që rrjedh nga ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Paketat në vend aktualisht shitet me çmimin që varion nga 300 deri në 400 lekë.

Referuar të dhënave të Ministrisë së Financave, në 10-mujor importi i cigareve u regjistrua në 2665 tonë me një rritje të konsiderueshme prej 109 ton krahasuar më një vit më parë. Ndërkohë që duket se tendenca e kompanive është të rrisin ndjeshëm importet në fund të vitit, për të përfituar më shumë në shitje gjatë vitit të ardhshëm ku çmimet pësojnë ndryshim.

Për duhanin aplikohet një kalendar i caktuar për rritjen progresive të akcizës deri në vitin 2026 që parashikon rritje mesatarisht 250 lekë për kg çdo vit, duke arritur çmimin prej 7250 lekë/1000 fije nga 1 janari 2024. Synimi është dekurajimi i duhanpirjes.

Sipas një studimi të bërë të bërë së fundmi nga DSA (Development Solutions Associates), 1 në 4 të rritur në Shqipëri konsumojnë duhan apo e thënë ndryshe 25 për qind e popullsisë madhore, duke i shkaktuar vetes dëme shëndetësore dhe ekonomike

Referuar po të njëjtit studim kostot që paguajnë duhanpirësit në Shqipëri nga buxheti familjar si shpenzime shëndetësorë dhe blerje medikamentesh shkojnë në rreth 189.5 milionë lekë në muaj. Ndërsa konsumi në vend arrin në afro 3300 ton.

Gjatë vitit 2022 të ardhurat në buxhet nga akciza e duhanit ishin rreth 28.3 miliardë lekë, duke u listuar si zëri i dytë me peshën më të madhe në të ardhurat totale doganore, pas karburanteve.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

22/10/2026

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

22/10/2026

Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

22/10/2026

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

22/10/2026

Lista e profesorëve/ Bejko: Po të shikoja që ishte pjesë Argita Berisha dhe Abi Malltezi nuk do të firmosja

22/10/2026

Pas kësaj qeverie, anarki?

21/10/2026

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

21/10/2026

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

21/10/2026

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

21/10/2026

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

21/10/2026

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

21/10/2026

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

21/10/2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në burgun e Hagës

21/10/2026

Firmosen ndryshime në Qeveri, zgjerohet skuadra e Hoxhës dhe Spahiut

21/10/2026

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi
  • Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.