• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Rithemelimi sot proteston para Parlamentit, deputetët plan për bllokimin e seancës plenare

05/02/2024
in Politikë
Rithemelimi sot proteston para Parlamentit, deputetët plan për bllokimin e seancës plenare

Ditën e sotme, në orën 17:00 Rithemelimi do të zhvillojë protestën e parë për këtë vit para parlamentit kundër mazhorancës socialiste, e cila sipas tyre po shkel të drejtat kushtetuese të opozitës.

Burime pranë PD së drejtuar nga Sali Berisha sqarojnë se protesta do të zhvillohet jashtë sallës së seancave plenare, ndërkohë që deputetët do të protestojnë brenda Kuvendit duke tentuar të bllokojnë mbledhjen.

Megjithatë numri i deputetëve të opozitës që lejohen të marrin pjesë në seancë është më i vogël, pasi 19 ligjvënës të Partisë Demokratike janë përjashtuar.

Sot mbledhja e parlamentit do të fokusohet vetëm te diskutimet për problemet e qytetarëve dhe nuk ka ligje që duhen miratuar e në kushtet kur opozita do të bllokojë foltoren, pritet që seanca të zgjasë vetëm pak minuta.

Me pas deputetët që njohin si kryetar të PD Sali Berishën do tu bashkohen protestuesve jashtë ambienteve të parlamentit dhe rreth orës 18:00 pritet që demokratët të zhvendosen te rruga pranë shtëpisë së liderit të opozitës Berisha, i cili prej datës 30 dhjetor ndodhet në arrest shtëpie.

Një ditë më parë në mbledhjen e këshillit kombëtar të PD u vendos që nga sot protestat të shtrihen në të gjithë vendin e të përdoret çdo mjet i mosbindjes civile kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministrit Edi Rama.

Por deri tani ky aksion duket se do të kufizohet vetëm tek demokratët e drejtuar nga Sali Berisha, pasi deputetët e Gazment Bardhit nuk do të marrin pjesë në këto protesta e po ashtu do të mungojnë edhe aleatët e PD.

Protesta e fundit që opozita zhvilloi ishte në 27 dhjetor para gjykatës së lartë në prag të vendimit për logon dhe vulën e Partisë Demokratike.

/a.r

Më të lexuarat

  • Irani: Anijet luftarake britanike dhe franceze në Hormuz do të përballen me përgjigje të menjëhershme

    Irani: Anijet luftarake britanike dhe franceze në Hormuz do të përballen me përgjigje të menjëhershme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rusia vret tre ukrainas brenda 24 orëve, akuzon Kievin për shkelje të armëpushimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E quajti ambasador të Ramës, BE dënon sulmet e Berishës ndaj Silvio Gonzatos

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sarandë/ Zbardhet atentati me eksploziv, dy të dyshuar në kërkim për tentativë vrasjeje (Emrat)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama në asamblenë e PS në Elbasan: Duhet të ruajmë motivimin për integrimin në BE

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri, fermeri: Më vjen keq për atë djalin, e konceptoj si tradhti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump: Armëpushim 3-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbyllet protesta e PD-së! Nga hedhja e molotovëve, te shpërndarja me ujë dhe spraj, 90 minuta tension e përplasje me policinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ka gabuar”, Adi flet për Olën: Ka qenë e sulmuar gjatë këtyre ditëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!