• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rikthehet “Mamica”! Këtë herë për të shpëtuar Kosovën me një status në Facebook

14/07/2026
in Kryesore, Politikë
Rikthehet “Mamica”! Këtë herë për të shpëtuar Kosovën me një status në Facebook

Elisa Spiropali është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes me një reagim të fortë ndaj deklaratës skandaloze të ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila tha se, po të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Deklarata e zyrtares serbe meriton pa asnjë diskutim dënim të prerë. Por ajo që ngre pikëpyetje është mënyra se si Elisa Spiropali shfaqet pothuajse gjithmonë vetëm kur bëhet fjalë për tema me ndjeshmëri të lartë kombëtare, të afta të prodhojnë duartrokitje të lehta në opinionin publik.

Sa herë ka një debat për Kosovën, Serbinë, Ismail Kadarenë, Nënë Terezën apo çështje të tjera me ngarkesë patriotike, Spiropali është ndër të parat që publikon reagime të zjarrta, me tone të ashpra dhe fraza pompoze. Por kur vjen puna te kontributi konkret në politikën e jashtme shqiptare, bilanci është zero.

Spiropali drejtoi Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme vetëm për 5 muaj dhe nuk la pas ndonjë iniciativë apo arritje që të mbahet mend në diplomacinë shqiptare. Megjithatë, mënyra si pozicionohet sot krijon përshtypjen sikur ka qenë protagoniste e politikës së jashtme për vite me radhë.

Reagimi i saj ndaj ministres serbe është moralisht i drejtë, por ai nuk është as i pari dhe as i vetmi. Keqardhje e madhe kur sheh disa media që pasqyrojnë deklaratën e një ISH-i (siç e ka quajtur Rama) dhe fshehin reagimin zyrtar të ministrit aktual Ferit Hoxha.

Shqipëria ka institucione, diplomaci dhe politikë të jashtme që flet me zë institucional. Në vend të kësaj, Spiropali zgjedh sërish të marrë rolin e protagonistes, pikërisht në një temë që prek emocionet e shqiptarëve.

Nuk është hera e parë që ndodh. Edhe në rastin e ndarjes nga jeta të Ismail Kadaresë, apo në çdo datë që i përket Nënë Terezës, Spiropali shfaqet menjëherë me deklarata solemne, duke e kthyer çdo çështje me ndjeshmëri kombëtare në një mundësi për të rikthyer profilin e saj politik.

Patriotizmi nuk matet me postime në rrjetet sociale dhe as me reagime të përzgjedhura sipas interesit të momentit. Ai matet me kontribut, me qëndrueshmëri dhe me punë konkrete. Përndryshe, rrezikon të perceptohet thjesht si një instrument për të fituar pikë në politikën e ditës.

Më të lexuarat

  • 40% e tokës bujqësore për fotovoltaikë, debate të forta te ‘Ligjet’; Gjiknuri dhe PD braktisin komisionin

    40% e tokës bujqësore për fotovoltaikë, debate të forta te ‘Ligjet’; Gjiknuri dhe PD braktisin komisionin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Plas debati në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës: I dimë pasojat e bojkotit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha negociata me organizatorët e protestës, Këlliçi takime me Luçiana Kokajn, dy revolucionet drejt bashkimit, Haçkaj rrezikon Alimehmetin për Tiranën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marta Kos i ‘pret hovin’ Ramës: Integrimi do reforma, shfuqizo ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rikthehet “Mamica”! Këtë herë për të shpëtuar Kosovën me një status në Facebook

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shiti 15 mln € truall-ndërtesë vetëm 251 m2, Shehaj nuk tregon vendin e vilës së ‘artë’, prej 60.000 euro/m2

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama “zbulon” arsyen e protestave: Shqiptarët jetojnë më mirë, ndaj dalin në shesh!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Me 4 mln euro zgjidhej problemi i zjarreve”, Artan Hoxha: Rama premtoi avion Canadair 5 vite më parë, lekët ja dha Kaney West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më vodhët votat, nuk frymëzoni më”/ Ish-aleati i Berishës, Nard Ndoka akuza të forta për PD, përplaset me Telitin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hungaria mbyll epokën Orbán: Magyar shkarkon presidentin dhe nis çmontimin e sistemit të vjetër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!