• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Rikthehen Ruçi e Dokle/ Socialistët “ndezin motorët” elektoralë për zgjedhjet e vitit 2025

09/02/2024
in Politikë
Rikthehen Ruçi e Dokle/ Socialistët “ndezin motorët” elektoralë për zgjedhjet e vitit 2025

Në kontrast të thellë me atë çfarë është duke ndodhur në kampin e opozitës e zhytur në përçarjen më të thellë prej krijimit, Partia Socialiste ka ndezur motorët elektoral, në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme të 2025-ës, paçka se ato do të zhvillohen pas një viti.

Përmes një angazhimi total socialistët kanë nisur skanimin e performancës të gjitha strukturave në bazë.

Formula e zgjedhur përfshin të gjithë anëtarët e Asamblesë Kombëtare.

Blendi Klosi, sekretar i Përgjithshëm i PS, në një intervistë për Top Channel, shpjegon këtë proces me synimin final marrjen e një mandati të katër qeverisës.

“Faza e parë është ri-energjizimi organizatave të PS. Është kërkuar me një formulë të re që e gjithë trupa e Asamblesë Kombëtare që është një trupë rreth 400 anëtarësh janë shpërndarë në terren sipas parimit jo atje ku bëjnë jetën e partisë por për të monitoruar, audituar punë  dhe problematikat në të gjithë situatën partiake. Natyrisht se çfarë duhet të bëjmë që të garantojmë fitoren e vitit 2025 të Partisë Socialiste”, tha Klosi.

Sipas statutit të PS, ministrat dhe zëvendës ministrat janë automatikisht anëtarë të Asamblesë Kombëtare, gjë e cila i ka përfshirë edhe ata në procesin e skanimit të bazës. Të qenurit anëtarë të Asamblesë Kombëtare, automatikisht ka përfshirë në këtë ri-energjizim të partisë edhe emra të njohur të shkëputur nga politika aktive siç janë Namik Dokle dhe Gramoz Ruçi.

“Partia Socialiste është një parti e fortë pasi ka arritur gjatë të gjithë jetës së saj të harmonizojë brezat dhe gjeneratat e kësaj partie. Në Asamblenë Kombëtare ka shumë themelues të ditës së parë. Kemi shpërndarë detyrat për çdo anëtarë asambleje ku Gramoz Ruci dhe Namik Dokle janë nga anëtarët më të nderuat të kësaj asambleje dhe padyshim janë njerëz që çdo detyrë partie e bëjnë me përgjegjshmëri të lartë mbase edhe me mirë se ne brezi i dytë apo i tretë le të themi i gjeneratës në asamblenë kombëtare”, shtoi Klosi.

Procesi skanimit të bazës socialiste përfshi zgjedhjet brenda organizatave të kësaj force politike janë dy prej çështjeve prioritare për diskutim në Asamblenë Kombëtare socialiste e cila do të mblidhet paraditen e të Dielës.

Nuk është vendosur ende nëse fjale e kryetarit të partisë Edi Rama do të jetë publike apo vetëm për anëtarët e asamblesë.

/f.s

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!