• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Rijetëzimi i Ish-Uzinës së Autotraktorëve, Rama: Një hapësirë ku do të ketë punë, ekonomi, zhvillim

28/04/2025
in Politikë
Rijetëzimi i Ish-Uzinës së Autotraktorëve, Rama: Një hapësirë ku do të ketë punë, ekonomi, zhvillim

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha dhe atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu, kanë prezantuar projektin e rigjallërimit të Ish-Uzinës së Autotraktorëve, e cila do të vihet në shërbim të Industrisë Ushtarake për prodhimin e uniformave dhe montimin e mjeteve të blinduara, transportuesve të artilerisë, zjarrfikëseve dhe autoambulancave.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh pozitiv për projektin e ish-Uzinës, pasi do të plotësojë të gjitha nevojat e shërbime të forcave të armatosura, policisë, zjarrfikëses, e me një kosto më të lirë.

Madje si synim ky rijetëzim do të ketë dhe prodhimin për eksport për vendet e tjera, gjë që do pasojë në rritjen e punësimit në vend, e gjithashtu në përmirësimin e zhvillimit ekonomik.


“Këtu bëhet fjalë për një zhvillim shumë pozitiv për forcat tona të armatosura, ekonominë kombëtare edhe komunitetin këtu, pasi në kuadrin e rilindjes së industrisë ushtarake në Shqipëri ne kemi një sërë projektesh për rijetësimin e një infrastrukture të vjetër, të mbetur jashtë funksionit si kjo këtu. Synimi ynë është që të ndërtojmë një rrjet të plotë të prodhimit në vend për nevojat e forcave tona të armatosura, policisë, zjarrfikëse, por edhe për eksport. Kjo do bëjë që nga një anë rritja e përvitshme e buxhetit të mbrojtjes të shkojë për të stimuluar ekonominë tonë kombëtare. Nga ana tjetër përmes krijimit të këtyre hallkave të reja prodhuese të krijohen vende të reja pune për teknikë dhe ekspertë të nivelit të lartë dhe sigurisht, patjetër edhe përmes këtij procesi të stimulojmë edhe teknologjinë e inovacionin. Kjo është pak a shumë panorama brenda së cilës hyn e kjo strukturë.

Nga ana tjetër do të fillojmë edhe investimin për prodhimin e veshjeve, uniformave ushtarake dhe të policisë në vendin tonë, pasi edhe në këtë aspekt i kemi të gjitha mundësitë që të bëjmë prodhime të cilësisë shumë të lartë dhe të krijojmë vende pune, të furnizojmë forcat tona të armatosura e të rendit me uniforma shumë cilësore e më pak të kushtueshme. Nga ana tjetër të krijojmë një bazë prodhuese që do mund të shërbejë edhe qëllimit të eksportit. Kështu që në këto mijëra metra katror që sot janë jashtë çdo funksioni, do krijojmë një hapësirë ku do të ketë punë, ekonomi, e zhvillim”, tha Rama.

Stylish GIF

Më të lexuarat

  • Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    Hija e Albpetrolit dhe Azotikut mbi vizitën sekrete: Çfarë negocioi Edi Rama në Korenë e Jugut?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ndryshoni fanellat”, FIFA godet shtetin e varfër në prag të Botërorit: Kanë mesazh politik, na kujtojnë Napoleonin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ramingo ik”, protestuesja tallet me Kryeministrin: Pija më e re në treg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Greqia shitet tek të huajt, ne na kanë futur xixat nga të katër anët”, Rama: Nuk do e pranojmë këtë vetëprapakthim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pushime në jaht/ Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj apel protestuese: Mos thërrisni më ‘Berisha n’burg’, por vetëm ‘Rama n’burg’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse ‘Trumpët’ nuk po i bashkangjiten betejës së Edi Ramës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video / Ish gjyqtarit Alaudin Malaj i flet subkoshienca: Çfarë të bëj, të vjedh prapë? (Doli pronar i Zvërnecit, dha vendime në favor të Artur Shehut, mund të arrestohet nga Dumani)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Zvërneci: Një vendim i Qeverisë për “zhvillimin” e Porto Palermos, që të “frikëson”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Call centerat / Viktima Eglant Koçi ishte ‘korrier’ i djalit të Saimir Vishajt, pazaret e prishura mes një grupi kriminal dhe pse duhet të ndërhyjë SPAK-u

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • FOTOLAJM/ Nis protesta para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!