AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

REPLIKAT/ Përplasja MIA-Tabaku, deputetja fshin postimin, agjencia: Kërko falje!

by Alb Times
30/08/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
REPLIKAT/ Përplasja MIA-Tabaku, deputetja fshin postimin, agjencia: Kërko falje!
6
SHARES
309
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Agjencia për Media dhe Informim (MIA) ka reaguar pas një postimi të deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke deklaruar se një status që ajo kishte shpërndarë në rrjetet sociale dhe që i atribuohej kryeministrit Edi Rama ishte i falsifikuar.

Në postimin e saj, Tabaku i referohej një statusi të publikuar në emër të Ramës, sipas të cilit kryeministri pretendohej se kishte reaguar ndaj kërkesës së Parlamentit Europian për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Në statusin që MIA e cilëson të falsifikuar, Ramës i atribuohej deklarata se qeveria nuk do ta shfuqizonte ligjin, pasi “populli shqiptar ka zgjedhur rrugën e referendumit”.

Në të njëjtin postim pretendohej se Rama kishte shkruar se qeveria do të respektonte “vullnetin e sovranit” dhe se nëse në shtator do të pyetej përse ligji nuk ishte shfuqizuar, përgjigjja e tij do të ishte se “populli ka vendosur që të vendosë vetë”.

Në foton që ka ndarë MIA, nga postimi i Tabakut, kjo e fundit akuzonte kryeministrin se po përdorte referendumin si justifikim për të shmangur përgjegjësinë, pasi Parlamenti Europian, sipas saj kishte kërkuar shfuqizimin e ligjit. Ajo shkruante gjithashtu se kur socialistët e votuan ligjin, “nuk e pyetën popullin”, ndërsa tani kryeministri, sipas saj, “kujtohet për sovranin”.

Pas postimit të Tabakut reagoi Agjencia për Media dhe Informim, e cila mohoi që statusi të ishte publikuar nga kryeministri

“Znj. Jorida Tabaku ka ripostuar një status të falsifikuar(fake), i cili i atribuohet në mënyrë të rreme Kryeministrit Edi Rama. Bëjmë me dije se ky tekst nuk është publikuar nga Kryeministri dhe nuk përmban asgjë të vërtetë. Do të ishte e udhës që znj. Tabaku ta tërhiqte ripostimin dhe t’u kërkonte ndjesë atyre që kanë rënë pre e këtij falsifikimi.

Në sqarim të medias dhe opinionit publik, bëjmë me dije se përmbajtja e atij teksti nuk ka asgjë të vërtetë dhe nuk është publikuar nga Kryeministri Edi Rama. Përpjekje të tilla për të fabrikuar deklarata dhe për t’ua atribuar ato zyrtarëve publikë janë një tjetër shembull i keqinformimit që synon të manipulojë opinionin publik”, shkruan MIA.

Tabaku duket se e ka fshirë këtë postim, pasi nuk gjendet më në rrjetet e saj sociale. Në një përgjigje për MIA-n ajo e zhvendosi sërish debatin te ligji për zonat e mbrojtura, duke shkruar se kërkesa e Parlamentit Europian për shfuqizimin e tij, është e qartë. Tabaku thotë se kjo kërkesë nuk është dezinformim dhe nuk mund të fshihet pas zhurmës së rrjeteve sociale.

“Një imazh që qarkulloi në rrjet mobilizoi menjëherë Agjencinë e Medias dhe kryeministrin. Ndërsa një imazh sqarohet me një reagim; një ligj që bie ndesh me standardet europiane korrigjohet me votë në Kuvend duke zhbërë amendimet. Kërkesa e Parlamentit Europian për shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura është zyrtare dhe e qartë. Nuk është as dezinformim, as pavërtetësi dhe nuk mund të fshihet pas zhurmës së rrjeteve sociale.

Shqipëria nuk ka nevojë për propagandë rreth një imazhi te rremë. Ka nevojë për përgjigje mbi faktet. Shfuqizo ligjin për zonat e mbrojtura! Këtë duan shqiptarët, këtë kërkojnë protestuesit, kjo i duhet Shqipërisë, këtë na dikton Europa tani.Kryeministri duhet t’i përgjigjet kësaj kërkese, sepse ora e integrimit europian vazhdon dhe Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur as kohë për propagandë”, shkroi Tabaku.

E menjëhershme ishte edhe përgjigjja e Agjencisë për Media dhe Informim.

“MIA përshëndet fshirjen e mesazhit dizinformues nga znj. Tabaku. Duke qenë se znj. Tabaku, në vend të një ndjese ndaj audiencës së cilës i përcolli informacionin e rremë, zgjodhi të ironizojë MIA-n për angazhimin e saj në luftën kundër dizinformimit, përfitojmë nga rasti t’u kujtojmë të gjithëve se detyra jonë si Agjenci është e pandarë nga përgjegjësia për të identifikuar, verifikuar dhe saktësuar përmbajtjet dizinformuese. MIA do të vijojë ta bëjë këtë detyrë pa asnjë dallim, pavarësisht se kush e prodhon apo e amplifikon një informacion të rremë.  Informimi i saktë i publikut dhe mbrojtja e tij nga dizinformimi është qëllimi dhe misioni ynë i përditshëm”, shkroi MIA.

Sa i takon ligjit për zonat e mbrojtura, vetë kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët se do ta ndryshojnë dhe ta përshtatin 100% me direktivat e BE-së.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.