AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Replikat mes Ramës dhe gjyqësorit, reagon Manja: Shumëkush e mendoi si një tekë vere, por është betejë për…

by SHT Media
30/08/2025
in Politikë
6
0
Replikat mes Ramës dhe gjyqësorit, reagon Manja: Shumëkush e mendoi si një tekë vere, por është betejë për…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është futur në mes të replikave Edi Rama dhe KLGJ-së, vetëm një ditë pasi kjo e fundit mori në mbrojtje gjyqtarët e vendit pas postimeve krikuese të kryeministrit.

Manja, përmes një postimi në rrjete sociale, e nis fillimisht duke thënë se “Nga padrejtësia nuk lind e drejta: beteja për territorin dhe Shqipërinë europiane!”

“Nga padrejtësia nuk lind e drejta: beteja për territorin dhe Shqipërinë europiane!

Që në momentin kur nisi prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, shumëkush mendoi se kjo ishte një tekë vere e Edi Ramës. Një lojë politike, një manovër për të tërhequr vëmendjen e publikut nga temat e ditës apo aktualiteti politik.
Por koha po tregon, dhe do të tregojë deri në fund, se nuk është as kështu e as ashtu. Kjo është një betejë vizioni. Një betejë që lidhet drejtpërdrejt me horizontin e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian.

Sepse është fare e thjeshtë. Dhe këtë më mirë se kushdo e dinë shqiptarët që jetojnë e punojnë prej dekadash në vendet e BE-së: në Europë nuk hyhet me ndërtime pa leje, me kioska dhe tenda metalike që zaptojnë hapësirën publike, që bllokojnë hyrjet e pallateve, me qoftehane mbi trotuarë, me tarraca pallatesh të kthyer në bahçe apo pemtore të paligjshme, me ndërtues që shesin tre herë të njëjtin apartament, me kasapë që therin bagëti pas dyqanit në mes të qytetit, me varreza makinash, me karburante të braktisura buzë çdo rruge kombëtare, me plehra që hidhen sa andej e këtej në çdo cep të Shqipërisë, pa pyetur fare për ndotje mjedisi apo prishje imazhi turizmi. Shkurt, në BE nuk shkohet me shtet rrumpallë, por me shtet rregullash, institucione të përgjegjshme dhe sundim ligji.

Prandaj të gjithë ata “vajtues publikë” që përpiqen ta paraqesin këtë operacion si një konflikt personal mes kryeministrit dhe qytetarëve, mes qeverisë dhe drejtësisë, apo si hakmarrje politike ndaj individëve e bizneseve, nuk bëjnë gjë tjetër veçse helmojnë publikun. Në fakt, ata janë tregtarët e paligjshmërisë, që duan të mbajnë gjallë kaosin, sepse vetëm aty gjejnë oksigjenin e tyre politik dhe ekonomik. E vërteta është krejt tjetër: në territor sot po ndeshen dy palë dhe vetëm dy — interesi publik dhe paligjshmëria e kthyer në mentalitet.

Në këtë betejë, Edi Rama ka mandat popullor për të qenë në krahun e së mirës së përbashkët. Dhe në këtë betejë ai i ka ftuar të gjithë: prokurorinë, gjyqësorin, çdo qytetar që beson se nuk ka Shqipëri europiane mbi themelet e kaosit. Ai nuk po sulmon askënd; përkundrazi, po i thërret të gjithë në luftë kundër paligjshmërisë. Sepse një ndërtim pa leje është i paligjshëm edhe në pronën tënde, jo më në tokën e përbashkët apo në pronën e tjetrit.

Si mundet, pra, që dikush që ngrihet në krah të ligjit të akuzohet si intimidues? Si mund të quhet cenim i drejtësisë kur thua thjesht: mos na pengoni të pastrojmë vendin nga ndërtimet pa leje dhe nga çdolloj paligjshmërie tjetër?
Që nga Roma e lashtë kemi trashëguar një postulat të hekurt: “Ex iniuria ius non oritur” – nga padrejtësia nuk lind e drejta. Dhe ky është thelbi: një gjë e paligjshme, një pronë e grabitur, një ndërtim pa leje, nuk mund të bëhet kurrë e ligjshme, kurrë jotja.

Prandaj, nëse ka përplasje sot, ajo nuk është Rama kundër drejtësisë, as Rama kundër qytetarëve, por e mira kundër së keqes. Dhe në këtë betejë, mandati i katërt është zotimi për të vendosur kontroll mbi territorin me çdo mjet ligjor, për t’i dhënë fund kaosit dhe ndotjes — jo vetëm në hapësirat publike, por edhe në mentalitetin e atyre që ende mendojnë se janë mbi ligjin.

Është e thjeshtë krejt! Dhe sot, më shumë se kurrë, kjo nuk është vetëm beteja e qeverisë. Është beteja e çdo qytetari që do të jetojë në një vend normal, në një Shqipëri të qytetëruar, të barabartë me Europën. Kush mbron paligjshmërinë, mbron prapambetjen. Kush ngrihet për ligjin, ngrihet për të ardhmen. Shqipëria e 2030 nuk ndërtohet mbi rrumpallë, por mbi drejtësi, rregulla dhe respekt të interesit publik.“, shkruan Manja në rrjete sociale.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

06/11/2026

Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

06/11/2026

Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

06/11/2026

Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

06/11/2026

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

06/11/2026

I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

06/11/2026

“Mbase do më duhet ta shkatërroj Iranin”, Trump po rimendon luftën, Garda: Sulme pa kufizime në hartë

06/11/2026

Opozita akuzon për trafik armësh, ministri Nufi në Komision: Përralla për ekran! Kayo? Ka vetëm paratë e themelimit

06/11/2026

Zjarr i madh në magazinën e bimëve medicinale pranë Mamurrasit, flakët shkrumbojnë gjithçka, dëme të konsiderueshme! (VIDEO)

06/11/2026

E rëndë në Vlorë/ Shtatë nxënëse të mitura denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual në shkollë, ndalohet arsimtari 35-vjeçar!

06/11/2026

Pas Vlorës ndodh edhe në Dibër, humb jetën një tjetër elektricist! 60-vjeçari ndërron jetë në spital, nën hetim përgjegjësi i nënstacionit elektrik

06/11/2026

Hoxha takohet me ministrin e Projekteve Evropiane të Rumanisë: Forcim bashkëpunimit për të përmbushur përgjegjësitë që sjell anëtarësimi në BE!

06/11/2026

Buxheti 2027, ministri Gonxhja: Zgjeron mbështetjen për të rinjtë, më shumë fonde për programe dhe infrastrukturën rinore

06/11/2026

Debate në Komision për SHISH-in, fondet diskutohen si sekret! PD akuzon: Hyseni i hoqi dhe tavanin!

06/11/2026

Udhëheqësi i sektit në Kenia dënohet me 200 vite burg për vdekjen e 191 personave, shumica e viktimave fëmijë!

06/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen
  • Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.