AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

REAGIMI/ PD kërkon sqarime nga BBC për artikullin ku përmendej Basha: Gjykata e ka pastruar nga kjo histori e sajuar

by SHT Media
02/11/2023
in Kryesore
6
0
REAGIMI/ PD kërkon sqarime nga BBC për artikullin ku përmendej Basha: Gjykata e ka pastruar nga kjo histori e sajuar
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses së saj, Mirela Karabina, ka reaguar për artikullin  publikuar nga media britanike BBC, ku flitej për Lulzim Bashën dhe mundësinë e pagesës së një kompanie për të realizuar një foto me Donald Trump.

Më tej ajo sqaron se i ka dërguar një shkresë BBC, me ankesën se nuk i ka paraqitur faktet e plots dhe se nuk ka pyetur Partinë Demokratike, ndërsa në shkrim pretendohej për të kundërtën.

Karabina thotë se Basha është pastruar nga kjo histori e sajuar dhe se më tej u zbulua nga mediat amerikane përfshirja në këtë histori e agjentit të FBI, Charles McGonigal

“Në mars 2017, firma e përfshirë, Biniatta Trade LP, pagoi një lobist amerikan në emër të Lulzim Bashës, kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Lobisti organizoi qasje tek politikanët republikanë dhe një mbledhje fondesh, ku zoti Basha ishte në gjendje të merrte një mundësi fotoje me Presidentin e atëhershëm Donald Trump – e përdorur më vonë në fushatën zgjedhore shqiptare.Raportet e vitit të kaluar sugjeruan se inteligjenca amerikane besonte se fushata zgjedhore e zotit Basha, slogani i të cilit ishte “Bëje Shqipërinë të Madhe”, ishte mbështetur fshehurazi nga Rusia me 500,000 dollarë“, thuhej në shkrimin e BBC.

Reagimi i plotë i PD

Në disa media media është publikuar i deformuar sot një shkrim me disa të pavërteta të marra copy-paste nga vala e shpifjeve kundër PD dhe Lulzim Bashës.

Fakti që në shkrim as nuk përmendet korruptimi që Edi Rama i bëri McGonigal për të sulmuar Lulzim Bashën, tregon se kush është i interesuar për riciklimin e kësaj çështje që ka marrë përgjigje si nga institucionet shqiptare të drejtësisë ashtu dhe nga ato të SHBA.

Më poshtë teksti i shkresës zyrtare që PD i ka nisur BBC:

E nderuara Zonjë/Zotëri,

Fatkeqësisht, ju keni publikuar një lajm pa u njohur plotësisht me faktet dhe pa iu drejtuar Partisë Demokratike të Shqipërisë për një përgjigje të duhur.

Ju po ripërsëritni një histori të vjetër që tashmë është shqyrtuar dhe verifikuar si e pavërtetë në të kaluarën. Narrativa e paraqitur është pa asnjë ekuivok e rreme nga fillimi në fund.

Siç është faktuar tashmë, as zoti Basha dhe as Partia Demokratike dhe fushatat e saj nuk kanë marrë ndonjëherë fonde nga Rusia.

Kur kjo histori doli për herë të parë në 2017, zoti Basha dhe Partia Demokratike kërkuan një hetim të plotë dhe bashkëpunuan plotësisht me të gjitha autoritetet hetimore.

Në vitin 2019, gjykatat në Shqipëri e kishin shfajësuar plotësisht zotin Basha dhe Partinë Demokratike, duke e pastruar atë nga çdo lidhje me këtë histori të sajuar.

Për më tepër, që prej asaj kohe ka dalë në dritë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte lidhje të ngushta me agjentin e atëhershëm të FBI-së, Charles McGonigal. Sipas hetimeve, përfshirë nga New York Times, këto lidhje u krijuan kryesisht për të goditur z. Basha, duke u përfshirë në një fushatë shpifjeje kundër tij, pjesë e së cilës ishin edhe këto akuza të rreme. Shih: https://www.nytimes.com/…/fbi-intelligence-charged…

Duke besuar se do ti pasqyroni këto fakte në mënyrën e duhur,

Me respekt,

Mirela Karabina

Zëdhënëse e Partisë Demokratike të Shqipërisë

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

22/10/2026

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

22/10/2026

Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

22/10/2026

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

22/10/2026

Lista e profesorëve/ Bejko: Po të shikoja që ishte pjesë Argita Berisha dhe Abi Malltezi nuk do të firmosja

22/10/2026

Pas kësaj qeverie, anarki?

21/10/2026

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

21/10/2026

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

21/10/2026

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

21/10/2026

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

21/10/2026

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

21/10/2026

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

21/10/2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në burgun e Hagës

21/10/2026

Firmosen ndryshime në Qeveri, zgjerohet skuadra e Hoxhës dhe Spahiut

21/10/2026

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi
  • Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.