• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

11/02/2026
in Politikë
Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore
Shpërndaje me miqtë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas qëndrimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me protestën e opozitës, duke e akuzuar atë për qasje autoritare dhe përdorim dhune për të mbajtur pushtetin.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi deklaroi se Rama foli si të gjithë diktatorët që duan ta mbajnë pushtetin me dhunë, ndërsa shtoi se reagimi i forcave të policisë gjatë protestës reflektoi, sipas tij, frikën dhe panikun për humbjen e pushtetit.

“Edi Rama sot foli si të gjithë diktatorët që duan ta mbajnë pushtetin me dhunë. Qetësia dhe siguria e tij janë zhdukur nga frika dhe paniku. Edhe reagimi sadist i policisë mbrëmë kundër njerëzve të lirë, qytetarëve, deputetëve, të miturve, reflektoi frikën e Edi Ramës për humbjen e pushtetit. Edi Rama ka frikë. Frikë se njerëzit nuk heshtin më. Frikë se ata nuk tërhiqen. Frikë se opozita nuk zmbrapset. Është një aksiomë e pashkruar: kur pushteti fillon të veprojë me mllef, urrejtje dhe armiqësi ndaj kundërshtarëve politikë, ai po ndien fundin”, shprehet Bardhi, përcjell A2 CNN.

Ai theksoi se vendosmëria e qytetarëve dhe e opozitës nuk mund të shuhet përmes forcës dhe dhunës, teksa paralajmëroi vijimin e protestave.

“Por e siguroj Edi Ramën se vendosmëria e njerëzve të lirë dhe e opozitës nuk shuhet as me ujë me piper, as me gaz lotsjellës, as me shkopinj gome. Protestat do të vazhdojnë, sepse asgjë nuk e ndal dot më ndryshimin. Gazi lotsjellës, skafandrat e policisë, shkopinjtë e gomës, dhuna barbare e Edi Ramës nuk mund ta ndalin kohën. Koha e tij po mbaron”, theksoi kreu i grupit parlamentar demokrat.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Media greke: Kryeministri Rama viziton Athinën këtë javë

    Media greke: Kryeministri Rama viziton Athinën këtë javë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Bllokadë detare deri në një marrëveshje!”- Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë për shkak të kufizimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Paketa e Maleve, Rama zbardh skemën: Prona fitohet vetëm pas investimit, si do të zgjidhet ngërçi i ligjit 7501

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Braho dhe dy drejtues të SPAK priten në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!