• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Rasti i “turistëve snajperistë”, nën hetim një 80-vjeçar nga Italia

05/02/2026
in Botë
Reading Time: 4 mins read
Rasti i “turistëve snajperistë”, nën hetim një 80-vjeçar nga Italia
76
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të rastit për “turistët snajperistë”, të cilët dyshohet se paguanin për të vrarë njerëz gjatë rrethimit të Sarajevës nga viti 1992 deri më 1995, përfshirë gra dhe fëmijë, po hetohet edhe një shtetas italian, 80 vjeç.

Mediat italiane raportuan për këtë rast, duke thënë se kanë marrë informacione nga burime nga sektori i drejtësisë.

Të dyshuarit, një ish-shofer kamioni 80-vjeçar nga provinca e Pordenones, emri i të cilit nuk është bërë publik, i është dorëzuar një ftesë për marrje në pyetje, e cila është caktuar për të hënën, më 9 shkurt, thanë burimet, transmeton Reuters.

Prokurorët në Milano nuk kanë treguar nëse ai dyshohet për kryerje të drejtpërdrejtë të vrasjeve apo për ndihmë në transport dhe logjistikë për klientët.

Burri, i cili punonte në një kompani të përpunimit të metaleve, është nën hetim sepse, siç thuhet, në vitet ’90 fliste se shkonte në misione të tilla në ish-Jugosllavi, transmeton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Prokuroria në Milano, e cila e ka thirrur për t’u marrë në pyetje, e akuzon se “në bashkëpunim me persona të tjerë, për momentin të panjohur”, ka zbatuar “një plan të përbashkët kriminal, duke shkaktuar vdekjen e civilëve të paarmatosur, përfshirë gra, të moshuar dhe fëmijë, duke qëlluar me snajper nga kodrat që rrethojnë qytetin e Sarajevës midis viteve 1992 dhe 1995”.

Mediat raportojnë se bëhet fjalë për një burrë me bindje të skajshme të djathta, i cili deklarohet hapur si fashist, vesh këmishë të zezë dhe posedon armë.

Hetimin për të huaj të dyshuar se kanë qëlluar, duke paguar para, nga pozicionet e forcave serbe përreth Sarajevës, Prokuroria e Milanos e ka nisur disa muaj më parë.

Kallëzimin për “turistët snajperistë” e ka paraqitur shkrimtari dhe gazetari Ezio Gavazzeni, bazuar në dëshmitë e ish-agjentit të shërbimit sekret boshnjak, Edin Subashiq. Ai ka zbuluar se gjatë luftës shërbimet informative të vendit të tij i kishin dorëzuar shërbimit italian SISMI informacione për snajperistë që nga Trieste udhëtonin drejt ish-Jugosllavisë për të marrë pjesë si “turistë snajperistë”, si dhe se SISMI i kishte ndalur këto ekspedita, duke identifikuar autorët.

Nuk dihet pse që atëherë nuk është hapur hetim dhe nuk janë ndjekur penalisht organizatorët dhe pjesëmarrësit e udhëtimeve të tilla.

Gavazzeni po shkruan një libër për të gjitha këto, i cili, sipas njoftimeve të mëhershme, pritet të botohet gjatë muajit shkurt. Ai ka thënë gjithashtu se frymëzimin për të hetuar këto akuza e mori pasi në vitin 2022 kishte parë dokumentarin “Sarajevo Safari” të regjisorit slloven Miran Zhupaniç.

Gavazzeni në kallëzim ka deklaruar se të huaj të pasur paguanin shuma të mëdha parash për të marrë pjesë. Ai është shprehu se italianët takoheshin në Trieste para se të udhëtonin drejt Beogradit, ku ushtarë të serbëve të Bosnjës i shoqëronin deri në kodrat me pamje nga Sarajeva.

Vëmendjen e hetuesve ndaj 80-vjeçarit nga San Vito al Tagliamento e ka tërhequr dëshmia e një gruaje, e cila, pas zbulimeve të para për “turizmin e vdekjes” në vitet 1990, kishte mbërritur në një televizion lokal në Veneto. Hetuesit aktualisht po punojnë të paktën edhe me një emër tjetër, shkruan Corriere della Sera.

Në dosje ndodhen edhe kallëzimet penale të ish-kryetares së Sarajevës, Benjamina Kariq, si dhe dëshmia e një të burgosuri serb, të kapur nga forcat boshnjake, i cili kishte folur për italianë që vinin nga Milano, Torino dhe Trieste.

Gjatë gati katër vjetëve të rrethimit të Sarajevës, nga forcat e Ushtrisë të Republikës Sërpska, sipas të dhënave të shoqatave të viktimave dhe vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, çdo i dhjeti fëmijë nga më shumë se 1 mijë e 600 të vrarë në qytet ishte goditur nga plumbat e snajperëve. Mbi 14 mijë fëmijë janë plagosur.

Ndjekja penale e përgjegjësve për rrethimin dhe krimet në Sarajevë

Rrethimi i Sarajevës zgjati 1 mijë e425 ditë. Sulmet ndaj civilëve nga pozicionet e Ushtrisë të Republikës Sërpska sipas vendimeve të Gjykatës në Hagë, ndodhnin kudo dhe në çdo kohë, ditë e natë.

Me vendim të formës së prerë, për rrethimin e Sarajevës, para Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Hagë, Stanisllav Galliç është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Dragomir Millosheviç është dënuar me 29 vjet burgim. Të dy ishin komandantë të dikurshëm të Korpusit Sarajevsko-Romani, i cili mbajti Sarajevën nën rrethim për 44 muaj.

Një pjesë e dënimeve me burgim të përjetshëm për Radovan Karaxhiç, ish-presidentin e Republikës Sërpska, dhe Ratko Mlladiçin, komandantin e ushtrisë së RS-së, dënim që lidhet pikërisht me terrorizimin e popullsisë civile të Sarajevës.

Para drejtësisë vendëse, për krime në pjesët e rrethuara të qytetit të Sarajevës, deri tani janë ndjekur penalisht disa persona.

Megjithatë, deri tani asnjë snajperist nuk është gjykuar për vrasjet e civilëve, veçanërisht të fëmijëve në Sarajevë./REL

Stay Connected test

  • 23.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

23/01/2026
Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

08/01/2026
Kreshnik Tërnova, hajduti delirant i KPP bashkëpunëtor në dosjen AKSHI

Kreshnik Tërnova, hajduti delirant i KPP bashkëpunëtor në dosjen AKSHI

27/01/2026
SHBA, sinjal të fortë për investimet amerikane: Pas certifikimit të CWP nga Balluku, VanHorn në Gjykatën Kushtetuese

SHBA, sinjal të fortë për investimet amerikane: Pas certifikimit të CWP nga Balluku, VanHorn në Gjykatën Kushtetuese

12/01/2026

Unreal moments of the familiar cities

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Survey shows developers really dislike the Mac App Store, and for good reasons

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Eight Hacks to Slash Medication Costs

Premium perfume special ingredients

Korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtorë 3 të pandehur

Korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtorë 3 të pandehur

05/02/2026
Të akuzuar për ndikim të paligjshëm mbi zyrtarë të drejtësisë, GJKKO dënon tre persona (Emrat)

Të akuzuar për ndikim të paligjshëm mbi zyrtarë të drejtësisë, GJKKO dënon tre persona (Emrat)

05/02/2026
Zhupa akuza Manjës: Pranoi me zë dhe figurë që nuk do votojnë asnjë nismë të opozitës!

Zhupa akuza Manjës: Pranoi me zë dhe figurë që nuk do votojnë asnjë nismë të opozitës!

05/02/2026
“Ping-pongu” për statusin, një anëtar i KLGJ “kallëzon” Irena Gjokën në ILD

“Ping-pongu” për statusin, një anëtar i KLGJ “kallëzon” Irena Gjokën në ILD

05/02/2026

Recent News

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport