• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Rasti Epstein: Marrja në pyetje e Hillary Clinton përmbys planin e republikanëve

27/02/2026
in Botë
Rasti Epstein: Marrja në pyetje e Hillary Clinton përmbys planin e republikanëve

Nëse doni të vërtetën mbi rastin Epstein, merrni në pyetje nën betim presidentin Trump. Dhe ndoshta ish-mikun e tij Elon Musk. Ky ishte qëndrimi i Hillary Clinton-it, të cilën republikanët e detyruan të dëshmojë mbi rastin e financierit pedofil, me shpresën për ta vënë në siklet dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga kreu aktual i Shtëpisë së Bardhë, emri i të cilit përmendet më shpesh në dosjet sekrete të publikuara.

Por kështu i dhanë mundësinë Clinton-it të kthejë lojën kundër tyre, gjatë seancës me dyer të mbyllura në Chappaqua, fshatin në veri të New York-ut ku ajo jeton. Ndërkohë sot do të dëshmojë Bill Clinton, i cili ka pasur më shumë kontakte me Epstein dhe mund të japë shpjegime më të detajuara, por rreziku për republikanët është që efekti të jetë i kundërt nga ai që dëshironin.

Ish-zonja e parë nuk u tërhoq, duke akuzuar Komitetin e Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve dhe kreun e tij republikan James Comer për ngritjen e një “teatri politik partizan”. Hillary ka qenë shpesh shënjestër e GOP-it, siç treguan edhe seancat për sulmin terrorist në Bengasi, që i kushtuan presidencën në vitin 2016, kur u zbulua përdorimi i një adrese private emaili për komunikime zyrtare.

Por këtë herë bëhet fjalë për lidhjet me një pedofil të dënuar dhe me bashkëpunëtoren e tij, Ghislaine Maxwell. “Si çdo person i ndershëm, u tmerrova nga krimet e tyre”, tha ajo, duke shtuar se nuk kishte pasur asnjë kontakt me Epstein.

“Ju më detyruat të dëshmoj, duke e ditur se nuk kam asnjë informacion që mund të ndihmojë hetimin tuaj, vetëm për të shpërqendruar vëmendjen nga veprimet e presidentit Trump dhe për t’i mbuluar ato, pavarësisht kërkesave legjitime për përgjigje”, tha Clinton.

“Nëse ky Komitet do të ishte serioz për të zbuluar të vërtetën mbi krimet e Epstein-it, do ta pyeste drejtpërdrejt nën betim presidentin aktual për dhjetëra mijëra herët që emri i tij shfaqet në dosjet Epstein.” Clinton shtoi se duhen hetuar edhe ata që përmendin “festën më të shfrenuar” në ishullin e Epstein, një referencë ndaj një mesazhi të Elon Musk-ut.

Republikanët e pyetën për financimet e Epstein ndaj fondacionit të Bill Clinton, por ajo tha se nuk kishte qenë e përfshirë, pasi në atë kohë ishte senatore. Ata kërkuan gjithashtu shpjegime për praninë e Ghislaine Maxwell në dasmën e vajzës së tyre, Chelsea, por ajo kishte qenë e ftuar nga një tjetër mysafir. Seanca u ndërpre kur deputetja Lauren Boebert shpërndau një foto të Hillary Clinton tek komentatori politik i krahut të djathtë Benny Johnson, i cili e publikoi. Avokatët e saj protestuan duke thënë se ishte absurde të refuzohej një seancë publike, ndërsa imazhet shpërndaheshin fshehurazi.

E vërteta ishte e dukshme që në fillim: Çifti Clinton janë shënjestra më e preferuar e republikanëve, veçanërisht e ekstremistëve të Maga-s, të bindur se do të gjejnë prova kundër tyre në dosjet sekrete.

Por në fakt, emri i Trump-it del shumë më shpesh në dokumentet e publikuara. Sot është radha e Bill Clinton, i cili pritet të japë shpjegime më të hollësishme për kontaktet e tij profesionale me Epstein. Ndërkohë, mbetet pa përgjigje pyetja pse të njëjtat pyetje nuk po i drejtohen presidentit Trump.

Shkrim nga Paolo Mastrolilli për La Repubblica

Më të lexuarat

  • Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj shpërthen ndaj Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si qeveria amerikane e Donald Trump e bëri Elon Musk trilionerin e parë në botë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Netanyahu ‘i prish’ ditëlindjen Trumpit, sulmon Bejrutin dhe rrezikon marrëveshjen me Iranin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Sazani në Zvërnec, Edi Rama: Ja e vërteta e këtyre investimeve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy gjyshe pjesë e aferës së AKSHI-t. Pse Bledar Maksuti nuk procedon ‘oktapodin’ Gerond Meçe? Si kalonin paratë nga ABS në xhepat e Daniel Shimës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ I ngacmoi motrën, Mateo “merr zvarrë” gazetarin në mes të lokalit në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Organizatori i protestës Arben Kola thirrje për rrethimin e SPAK-ut, shfaqen persona të maskuar, akte dhune dhe sulme seksuale ndaj vajzave e grave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!