AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Rama u përgjigjet kritikave për bonusin e pranverës: Do rindërtojmë skemën e pensioneve, pa krijuar një piramidë fatale si ajo e bufit të kënetës

by SHT Media
01/03/2025
in Politikë
6
0
Rama u përgjigjet kritikave për bonusin e pranverës: Do rindërtojmë skemën e pensioneve, pa krijuar një piramidë fatale si ajo e bufit të kënetës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur komentuesve kritikë në lidhje me bonusin e pranverës për pensionistët që do të shpërndahet të hënën. Në përgjigje të një komentuesi që i shkruan se është “bonus i votës”, Rama thotë se votën e pensionistëve e ka pasur dhe do ta ketë gjithmonë.

“Jo, këtë nuk e them sepse e para votën e pensionistëve unë e kam pasur dhe e kam si vlerësim për punën nga njerëz që kanë jetuar me punë dhe që punës i dinë vlerën, sikletin dhe kimetin. Pensionistët kanë të gjithë admirimin dhe mirënjohjen time dhe tonën dhe me reformën e pensioneve në mandatin tonë të parë, kemi bërë që kush ka dalë në pension pas reformës të ketë një pension më dinjitoz. Ndërkohë që plagën e tmerrshme të trashëgimisë së shkatërrimit total të logjikës së skemës së pensioneve përpara se të vinim në detyrë po përpiqemi ta kurojmë, qoftë me rritjen e sasisë dhe të numrit të bonuseve, qoftë me reformën e re që po bëjmë. Por ama pa krijuar një piramidë tjetër fatale si ato të Sudes, Rrapushit dhe bufit të kënetës. A mjafton? Padiskutim që jo, por është shumë më tepër se dje. Të mohosh këtë do të thotë që të mos mendosh me mend e tua, por të flasësh se çfarë të vë në gojë llumi i kënetës.”, thotë Rama.

Duke iu përgjigjur një komentuesi që shkruan me ironi se kanë shpenzuar shumë, kryeministri thotë:

“Në qoftë ironi e pranoj me keqardhje. Në qoftë keqardhje unë ju pyes a jepni dot ju prindërve prindërve tuaj më shumë sesa lekë sesa keni mundësi. Patjetër që do të donit t’ju jepnit shumë më shumë, por nuk iu jepni dot se e dini mirë se do të hyni në borxh. Nëse hyni në borxh për t’ju dhënë sot më shumë, nesër jo vetëm që nuk do t’u jepni dot asgjë por do të humbni edhe shtëpinë tuaj. Njësoj si me piramidat. Kështu që them përsëri, pensionistët e kuptojmë më mirë sesa të tërë vlerën e kësaj përpjekjeje të sinqertë dhe e dinë më mirë se kushdo që flet në emër të tyre, që bonus i dytë Brenda më pak se gjashtë muajsh falë të ardhurave që u rritën mbi parashikimet si pasojë e zgjerimit të ekonomisë është një buqetë me lule dashurie dhe respekti, përulësie ndaj tyre. Të tjerat ua thonë pensionistët me 11 maj, sic ua kanë thënë edhe kur merrnin vetëm një bonus 3 mijë lekë në fund të vitit. Ata dhe unë në të paktën një gjë, dimë kuptimin e fjalës punë dhe çmojmë vlerën e fjalës Shqipëri.”

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.