AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Rama tregon telefonatën me Mira Muratin: Më 13 dhjetor do u lë një ‘kartolinë’ liderëve të BE-së, për integrimin

by SHT Media
09/12/2023
in Politikë
6
0
Rama tregon telefonatën me Mira Muratin: Më 13 dhjetor do u lë një ‘kartolinë’ liderëve të BE-së, për integrimin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama e bëri të qartë se procesi voluminoz i përafrimit të legjislacionit të Shqipërisë me atë të Bashkimit Europian, do të jetë gati më 13 dhjetor në mbledhjen e BE-së, me vendet e Ballkanit Perëndimor, në Bruksel.

“Që një vend të jetë teknikisht gati për t’u bërë shtet anëtar i BE duhet të harmonizojë legjislacionin e tij me legjislacionin e BE. Për Shqipërinë kjo do të thotë që të ndër-vendosë në legjislacionin e saj 280 mijë faqe të 3484 masave ligjore të komunitetit europian. Ose ndryshe ne do të miratojmë mbi 4000 akte ligjore dhe nënligjore.

“Që kur Shqipëria e ka nisur ta bëjë këtë përafrim të legjislacionit me BE shumë vite më parë e deri tani, ka arritur të bëjë ndër-vendosjen e 510 masave, rreth 15% të gjithë volumit që duhet transferuar në legjislacionin tonë. Tradicionalisht kjo punë kolosale për vendet që e kanë kaluar këtë proces ka marrë 7-10 vjet. Shqipëria këtë punë do ta bëjë shumë herë më shpejt se sa më i shpejti i vendeve pararendëse. Dhe ky nuk është prapë po e them, një qëndrim retorik, ky është një argument i mbështetur në shkencë, inovacion, teknologji”, tha Rama.

Për ta mundësuar këtë proces në një kohë sa më të shpejtë, Rama tha se Qeveri shqiptare po bashkëpunon me Mira Muratin, emër i njohur botërisht që ka krijuar inteligjencën artificiale “ChatGPT”. – “Askush nga ne nuk e kishte dëgjuar më parë emrin e një vajze vlonjate, një talent gjenial shqiptar që quhet Mira Murati, e dëgjuam të gjithë njëkohësisht bashkë me gjithë botën emrin e Mira Muratit kur ajo mahniti të gjithë me krijesën e inteligjencës artificlale me emrin ChatGPT. Ju e dini si është jeta, secili ka fiksimin e vetë. Unë kam fiksim tim dhe e kërkoj Mira Muratin i ndrojtur nga një ndroje që nuk më karakterizon, dhe ajo më jep një takim telefonik. Dëgjoj një zë miqësor dhe unë marr guximin t’i kërkoj ndihmë për ta bërë gati më shpejt Shqipërinë për anëtarësimin në BE.

“Ajo qesh se mbase kujtoi se po bëja humor. Megjithatë thotë po të dëgjoj. Unë e pyes a është e mundur që në vend se ne të rekrutojmë një armatë me përkthyes dhe me juristë dhe të shpenzojmë nuk e di sa dhjetëra miliona Euro për të bërë gati në shqip malin me masat ligjore të BE, ta bëjmë këtë përmes ChatGPT. E dëgjoi me kujdes parashtrimin dhe më përgjigjet, po më duket e mundur. Kështu nisi puna me Mirën dhe me një skuadër të përbashkët që e krijuam me AKSH-in”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama siguroi se më 13 dhjetor, rezultatet e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE përmes inteligjencës artificiale, do të jenë gati për të gjithë liderët e Bashkimit Eruopian. “Dhe sot dua ta ndaj me ju që në 13 dhjetor në Bruksel kur të mbarojë mbledhja bashkë dilemën greke do ja u lë si kartolinë e Vitit të ri të Shqipërisë të gjithë liderëve të BE rezultatin e testit të suksesshëm të modelit shqiptar të inteligjencës artificiale për vendosjen në legjislacionin tonë të 280 mijë faqe masa ligjore të BE-së dhe modeli ynë revolucionar këmbë e krye i gjithë këtij procesi monumental për nga volumi i punës nuk bën thjesht përkthim por edhe një serë shërbimesh të tjera.

Por në thelb na mundëson një qërim farmaceutik të gjithë thasëve të pafundmë të orizit të legjislacionit tonë në tërësi duke nga njëra anë na ekspozuar të gjitha vargmalet e mbivendosjeve që kanë ndodhur si rezultat i kalimit të ligjeve apo VMK pa marrë parasysh vendime të mëparshme dhe duke krijuar një situatë që atë që ta jep një ligj nuk ta jep ligji tjetër, dhe duke na dhënë edhe analizën e impaktit të çdo mase që ndërvendoset me legjislacionin shqiptar për të cilën do na duheshin dhjetëra ekspertë ndërkombëtarë. Dhe patjetër duke na garantuar edhe një vend nderi në historinë e kampionatit europian të integrimit”.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1307 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1307 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

23/11/2026

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

23/11/2026

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

23/11/2026

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

23/11/2026

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

23/11/2026

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

23/11/2026

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

23/11/2026

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

23/11/2026

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

23/11/2026

Veliaj ka frikë se mos e vrasin? Avokati sqaron deklaratën e kryebashkiakut për operacionin

23/11/2026

Meçe: Në PS ka një diversion të brendshëm! U aktivizuan tani që partia është në vështirësi…

23/11/2026

“Akuzat për trafik armësh janë dashakeqe”, Nufi: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë dhe industrinë e mbrojtjes

23/11/2026

Takimi i studentëve me Ramën, Gonxhja: Ishin në sintoni me kërkesat e shumë prej protestuesve

23/11/2026

“Mbështesim Ukrainën, por nuk sulmojmë Rusinë” / Droni që goditi anijen ruse në Libi, Hoxha: Shqipëria në shënjestër sepse…

23/11/2026

“Spiropali të paguajë taksat si të gjithë!” / Drejtori i Tatimeve: Bashkëshorti i saj na kërcënoi inspektorët! Evazion fiskal në…

23/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta
  • “Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.