AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Rama ‘përplaset’ me gazetarin kroat: Luftën me medien e kam humbur

by SHT Media
15/11/2023
in Kryesore
6
0
Rama ‘përplaset’ me gazetarin kroat: Luftën me medien e kam humbur
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se bota online është një xhungël që ka nevojë rregullim, por vetërregullimi nuk mjafton.

“Unë nuk besoj në vetërregullim. Unë citova atë çka pala juaj tha kur u përpoqëm të rregullonim diçka minimale si hap medie në internet dhe merr para për reklama ndërkohë që askush nuk e di se kush je. A është normale. Jo nuk besoj se është normale. Si asnjë biznes tjetër në botë, një njeri mund të publikojë lajme për të zhvatur bizneset duke u thënë njerëzve nëse nuk më jep para unë do t’ju them njerëzve se qumshti që ti shet ka helm apo mishi që ti shet ka brenda cipet Bill Gates.

Nuk po flasim për televizionet, por për mediet online. Sepse televizionet të paktën janë të regjistruar dhe ndaj tyre mund të ngresh një padi, por për medien online nuk ke si sepse ata nuk figurojnë askund.

Duhet vetërregullim pra, vetërregullim që ky keqbërës të dalë dhe t’u thotë njerëzve më fal, më fal, isha unë. Kur e propozuam këtë ligj pala më e interesuar që ta bënte këtë gjë ishin bizneset. Pse duhet të jetë një xhungël kjo bota online?! Pse duhet të mendojmë që kjo xhungël mund të vetërregullohet dhe të gjitha speciet një ditë të sillen mirë, askush nuk do të hajë tjetrin, do të krijojmë koperativë, do të punojmë së bashku, do të mbjellim grurë.

Bota nuk u krijua kur u krijua media sociale. Civilizimi nisi mijëra vjet më parë. Kështu që si i bëhet që kjo nuk merret në konsideratë. Pse duhet të jetë kjo një botë paralele e një gazetarie, pra hidhe aty dhe do të vetërregullohet ngadalë.

Po njerëzit që lëndohen, jo unë sepse mua nuk më intereson. Mua më është bërë lëkura si beton. Kriminel, përdhunues, pedofil, abuzues dhe dhunues grash, të gjitha këto më janë thënë mua. Nuk më intereson. Kur nisa ta bëja këtë punë i kisha të gjitha flokët, tani kam shumë pak sepse po më bjen një nga një dita ditës.

Unë thjesh po ju argëtoj, nuk kam asnjë lloj problemi. Vetërregullim, patjetër dhe pastaj shteti duhet të paguaj për vetërregullimin. Jo jo, shteti nuk do të paguaj asgjë dhe ju duhet të gjeni mënyrat për të paguar ashtu sikurse paguajnë politikanët nën vetërregullimin tuaj”- tha Rama.

Në kundërpërgjigje të kryeministrit, një gazetar kroat është shprehur se edhe në Kroaci ndodh që mediet të shkruajnë për problematika në politikat publike, por nuk ndodh në asnjë moment që qeveria të ndërmarrë të tilla masa. Duke i përmendur minutazhin, gazetari i indinjuar i tërhoqi vëmendjen kreut të qeverisë shqiptare se ankua për 24 minuta duke fajësuar vetërregullimin, ndërkohë që ai vetë nuk mund dhe duhet të konsideroj si bastard një person që i ka dedikuar profesionit të gazetarisë 30 vite karrierë.

 “Zoti kryeministër, nuk mund të na konsideroni bastardë ne të cilët i kemi kushtuar kësaj 30 vite nga jeta jonë”- tha gazetari kroat, ndërsa replika e tij u prit me ovacione në sallë.

Në një replikë mbi replikën, kryeministri Rama nuk i ka pritur mirë komentet dhe ovacionet në sallë, duke vënë në dukje se nuk ishte dëgjuar dhe mesazhi i tij ishte keqinterpretuar. Rama bëri të qartë se nuk ankohet, pasi luftën me medien e ka kryer njëherë dhe ka dalë i humbur, ndërsa fjala e mbajtur ishte brenda kohës së vënë në dispozicion nga programi.

“Ju dëgjova, dhe ju po duartrokisni për diçka që s’ka lidhje me atë që thash unë. Ky reagim nuk është fjalë e lirë, është zë i lirë por jo fjalë e lirë. Së pari, unë nuk ankohem. Ka vite që unë nuk ankohem. Luftën time e kam bërë, e kam humbur dhe kaq. Nuk u ftova unë ju, ju më ftuat mua. Programi ishte 30 min, jo 24. Mora fjalën, fola. Së treti nuk thash se jeni bastardë, thash gjëra krejt të ndryshme. Do të dëgjoni regjistrimet dhe pasi ti dëgjoni do të ndiheni keq sepse do të kuptoni se nuk më keni dëgjuar mua. Unë nuk thash që nuk ka gazetar që nuk bëjnë punën e tyre mirë. Ju nuk më njihni. Hytë në këtë sallë duke menduar se isha i vetmi kryetar qeverie që nuk jam autokrat dhe po dilni me përshtypjen se jam autokrat.

Duhet ta dëgjoni personin deri në fund me respekt, jo të tregoni mungesë respekti duke bërë zhurmuesin dhe duartrokasin. Unë kam mendimin tim dhe kam të drejtë të kem mendimin tim sepse e njoh këtë gjë. Kam qenë në anën e botuesit dfhe të gazetarit”- tha Rama.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

13/10/2026

Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

13/10/2026

“Nuk ka humbje jete dhe të intubuar”- Disa të plagosur në protestën e dhunshme, flet shefi i Traumës: I riu me këmbën e thyer stabël…

13/10/2026

Berisha akuza Policisë e Qeverisë, bën thirrje për tjetër protestë: Nesër është dita e studentëve, të gjithë në mbështetje të tyre në të njëjtën orë!

13/10/2026

Protestuesi 19-vjeçar theu këmbën, Policia e Shtetit: Pezullohen 4 efektivët dhe shefi i Rendit të Komisariatit Nr. 1, AMP po heton dinamikën!

13/10/2026

Protesta e dhunshme, Demalia: Nuk ishin studentë, e papranueshme që deputetët sulmuan Policinë

13/10/2026

“Gjendja është alarmante”- Protesta e dhunshme në Tiranë, deputetët e PD vizitojnë të lënduarit te Trauma

13/10/2026

“Kam kërkuar garë”- Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës: Braçe: Kandidati i PS të zgjidhet me votë, jo nga drejtuesit!

13/10/2026

Protesta/ Ministria e Shëndetësisë: 20 të plagosur, 7 persona po marrin trajtim mjekësor në spital! Mes të lënduarve policë, gazetarë dhe një diplomat

13/10/2026

“Qeveria ia ka deleguar pushtetin njerëzve të pavotuar”- Braçe tregon problemet: Ja pse votova pro Reformës Territoriale!

13/10/2026

Nigel Farage mbron përdorimin e forcës vdekjeprurëse ndaj migrantëve që kalojnë “Kanalin Anglez”

13/10/2026

A ju detyroi Edi Rama të votoni pro Territoriales? Erion Braçe rrëfehet: Kryeministri më tha se…

13/10/2026

Trump kritikon rebelët Huthi, por nuk sqaron nëse SHBA do të ndërhyjë ushtarakisht në Jemen

13/10/2026

“Edhe Evropa po digjet, protesta e drejtë kushtetuese”- Deputeti Braçe: Në botë policia dhunon kur cenohet rendi, këtu nuk e pashë!

13/10/2026

“Ne bëjmë gabim që…”- Braçe: Në fillim iu bashkova protestës, në PS u hapën fjalë sikur e organizoja unë dhe një tjetër!

13/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)
  • Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.