• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Nesër ndaj reflektimin tim mbi “bulevardin e flamingove”, Rama paralajmëron furtunë në mbledhjen e grupit

23/07/2026
in Kryesore, Politikë
“Nesër ndaj reflektimin tim mbi “bulevardin e flamingove”, Rama paralajmëron furtunë në mbledhjen e grupit

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar zhvillime nesër në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe qeverisë, që do të mbahet në Pallatin e Brigadave.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Rama shfaqet duke përgatitur fjalimin që do të mbajë në këtë mbledhje, ndërsa deklaron se do të ndajë reflektimin e tij mbi situatën e krijuar nga protestat.

Në sfondin e videos dëgjohen thirrjet e protestuesve nga bulevardi, mes tyre edhe “Rama, jep dorëheqjen”, ndërsa kryeministri ka ndarë pasazhe nga fjalimi, duke dhënë mesazhe të koduara.

“Përshëndetje. Nuk e di a e dëgjoni, kjo është kënga ime e preferuar. Jam duke shkruar fjalën për nesër, në mbledhjen e grupit parlamentar edhe të qeverisë. Dhe desha të ndaj me ju këtë moment sepse kjo orë më jep një, do të thoja që më… ekzalton. Shihemi nesër në paradite, nuk e di orën e saktë, mbledhja fillon në 9 e gjysmë, por do ishte kënaqësi të ndaja me ju të gjithë reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingove. Ai që ishte, se ky që ka mbetur është i sorrave dhe i korbave“, shprehet Rama.

Mesazhi i Ramës shihet si një sinjal se mbledhja e nesërme mund të sjellë zhvillime të rëndësishme politike, veçanërisht në një kohë kur brenda mazhorancës flitet për ndryshime në kabinetin qeveritar.

“Pamfleti” prej ditësh e ka paralajmëruar se Rama nesër do të ndryshojë qeverinë dhe, sipas informacioneve, do të ketë një ndryshim shumë thelbësor. Po ashtu, nesër mund të ketë edhe ide apo piketa për një plan të ri qeverisës, si një lëvizje e Ramës për të shuar revoltën qytetare.

Prej 54 ditësh me mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët e Tiranës kundër kësaj kaste politike, kundër oligarkisë, korrupsionit dhe kapjes së shtetit. Si duket, Ramës i deshën 54 ditë të reflektojë. Të shohim nesër se cilat do të jenë vendimet e tij, por sinjalet janë se mund të ketë “prerje kokash”.

Më të lexuarat

  • Megaoperacion i Policisë në Palasë, rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    Megaoperacion i Policisë në Palasë, rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Johan Zuko u vra në katin e tretë teksa ngjiste shkallët, banorja e pallatit tregon momentet kur u gjet i riu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tritol për herë të dytë! Noizy sërish nën shënjestër, lënda plasëse gjendet e përpara shpërthimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!