AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Rama në Divjakë: Të krijojmë një model zhvillimi për të gjitha bashkitë e vendit

by SHT Media
19/01/2024
in Politikë
6
0
Rama në Divjakë: Të krijojmë një model zhvillimi për të gjitha bashkitë e vendit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte këtë pasdite në Divjakë, ku i shoqëruar edhe nga deputeti Erion Braçe, diskutuan mbi ide dhe projekte me qëllim zhvillimin e kësaj zone dhe kthimin në një destinacion edhe më të frekuentuar turistik.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se ka ardhur koha për një zhvillim në plazhin e Divjakës, edhe sa i takon strukturave akomoduese, por duke theksuar se gjithçka duhet të jetë në ekuilibër të plotë me natyrën.

“Ne e kemi, prej kohësh, qëllimin që në plazhin e Divjakës, të kemi një zhvillim, por ama, një zhvillim model për nga aspekti i harmonizimit të nevojës për një infrastrukturë akomoduese me nevojën për të ruajtur ekuilibrin e plotë me natyrën, me parkun që është mbrapa e të tjerë e të tjerë edhe tek fakti që me Fondin e Zhvillimit kemi pasur disa eksperienca më të vogla, më pjesore, në bashki të ndryshme të futjes së investimeve me një logjikë ekonomike, jo thjesht te investojmë, të bëjmë edhe të ikim, por të investojmë dhe kërkojmë që të krijojmë të ardhura”, tha Rama.

Pasi dëgjoi prezantimin e bërë nga Kryetari i Bashkisë së Divjakës Josif Gorrea, Kryeministri u tha se Divjaka do të shërbejë si një model për t’u ndjekur edhe nga bashki të tjera të vendit.

“Ideja që ne përpunuam me Erionin është në Divjakë, në bashkinë e Divjakës, duke qenë se ka shumë potencial, jashtëzakonisht shumë dhe duke qenë se në njëfarë mënyre janë bërë shumë gjëra, por tani duhet bërë një lidhje zinxhir e të gjithave bashkë për të nxjerrë në një nivel tjetër njësinë qeverisëse dhe vetë zonën e qeverisur, të bëjmë një projekt-pilot, një projekt-pilot të një zhvillimi lokal të integruar që do të thotë të futemi bashkërisht, qeveria, bashkia,  Fondi i Zhvillimit, patjetër, duke përfshirë këtu komunitetin, biznesin, donatorët dhe të fokusohemi për të krijuar një model të integruar, i cili do të na shërbejë për më tej dhe nga ky proces, ne pastaj krijojmë një eksperiencë dhe i themi bashkive të tjera “Shiko, modeli që bëmë ne, tregoi që duke i bërë vetë kursen kaq dhe fiton kaq në cilësinë e shërbimit”, u shpreh Rama.

/f.s

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1307 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1307 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

23/11/2026

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

23/11/2026

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

23/11/2026

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

23/11/2026

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

23/11/2026

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

23/11/2026

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

23/11/2026

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

23/11/2026

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

23/11/2026

Veliaj ka frikë se mos e vrasin? Avokati sqaron deklaratën e kryebashkiakut për operacionin

23/11/2026

Meçe: Në PS ka një diversion të brendshëm! U aktivizuan tani që partia është në vështirësi…

23/11/2026

“Akuzat për trafik armësh janë dashakeqe”, Nufi: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë dhe industrinë e mbrojtjes

23/11/2026

Takimi i studentëve me Ramën, Gonxhja: Ishin në sintoni me kërkesat e shumë prej protestuesve

23/11/2026

“Mbështesim Ukrainën, por nuk sulmojmë Rusinë” / Droni që goditi anijen ruse në Libi, Hoxha: Shqipëria në shënjestër sepse…

23/11/2026

“Spiropali të paguajë taksat si të gjithë!” / Drejtori i Tatimeve: Bashkëshorti i saj na kërcënoi inspektorët! Evazion fiskal në…

23/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta
  • “Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.