Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e nesërme Kryesinë në selinë e PS.
Takimi do të zhvillohet në orën 09:00.
Sipas Vizion Plus, mësohet se në fokus të kësaj mbledhje do të jetë caktimi i datës së Asamblesë së PS.
Kjo mbledhje vjen pas takimit mes Ramës dhe Presidenti Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave, ku kryeministri i ka dorëzuar propozimet për ndryshimet në qeveri të enjten e javës së kaluar.











