AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Rama lëshon gojën ndaj protestuesve: S’ka dialog me sorrat dhe korbat, le të ulërijnë deri në 2029

by Alb Times
26/07/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Rama lëshon gojën ndaj protestuesve: S’ka dialog me sorrat dhe korbat, le të ulërijnë deri në 2029
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim të gjatë në rrjetin social X, duke iu përgjigjur kritikave dhe thirrjeve për dorëheqje që, sipas tij, kanë ardhur pas deklaratës për “Bulevardin e Flamingove”.

Me një gjuhë të ashpër dhe plot metafora, Rama i cilëson si “muhabete sorrash e korbash” komentet dhe mesazhet që, sipas tij, i kanë mbërritur në rrugë të ndryshme, ndërsa thekson se nuk ka asnjë arsye të hyjë në dialog apo negociata me ata që kërkojnë largimin e tij.

“Asnjë prej tyre s’më ka dhënë votë, me asnjë prej tyre s’kam kontratë dhe për asnjë prej tyre s’më ka shkuar ndërmend të prish kontratën me 800 mijë shqiptarë”, shkruan Rama, duke shtuar se mandati i tij buron nga vota e qytetarëve dhe jo nga protestuesit që mblidhen në bulevard.

Kreu i qeverisë sqaron se fjala e tij për “flamingot” nuk u drejtohej protestuesve, por ishte një reflektim mbi mësimet që, sipas tij, kishte nxjerrë nga ajo metaforë. Ndërsa “sorrat dhe korbat”, sipas Ramës, përfaqësojnë “anën e errët të protestës” dhe nuk kanë lidhje me atë që ai e quan “BESA” e tij me qytetarët.

Rama shkon edhe më tej, duke deklaruar se protestuesit mund të vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e tij edhe deri në vitin 2029, pasi, sipas tij, kjo është e drejtë demokratike, por nuk ndikon në mandatin që ai thotë se ka marrë nga shumica e votuesve.

Me një gjuhë të ashpër dhe metafora të shumta, kreu i qeverisë thekson se nuk ka ndërmend të prishë “kontratën” me qytetarët që e kanë votuar, ndërsa u përgjigjet edhe atyre që, sipas tij, refuzojnë çdo dialog dhe kërkojnë vetëm largimin e tij nga detyra.

“Më vijnë në rrugë të ndryshme përmes whatsapit, nga miq a të panjohur, muhabete* sorrash e korbash pas fjalës sime për Bulevardin e Flamingove. Një prej tyre, që e kam dëgjuar edhe me audion origjinale nga poshtë dritares së zyrës, do një koment: Përsërisin që s’duan ‘dialog’, s’ka ‘negociata’, s’japin ‘besë’ po duan vetëm dorëheqjen time! Keqkuptim i madh. Asnjë prej tyre s’më ka dhënë votë, me asnjë prej tyre s’kam kontratë dhe për asnjë prej tyre e as për të tërë ata bashkë s’më ka shkuar asnjëherë ndërmend të prish kontratën me 800 mijë shqiptarë, ndër të cilët edhe plot flamingo! Fjala ime ishte për mësimet që mora nga flamingot dhe i drejtohej atyre, jo puplave të zeza që mblidhen çdo natë në bulevard pas shtegtimit të flamingove. Në atë fjalë sorrat e korbat ishin pjesë, sepse janë ana e errët e protestës, po jo se kanë pjesë në ato mësime apo në detyrimet e nxjerra prej atyre mësimeve. Kështu që sorrat dhe korbat as mos lodhen hiç së refuzuari BESËN sepse BESA jonë s’ka asnjë lidhje me ta, as mos rreshtin së ardhuri poshtë penxheres time me kërkesën për dorëheqje deri në vitin 2029 po të duan! Sepse liria është e njëjtë edhe për ta dhe demokracia funksionon njësoj për të gjithë. Ndërsa kontrata ime me shqiptarët nuk varet në asnjë pikë të vetme nga ata po është pronë e të gjithë atyre me të cilët e kam nënshkruar, si edhe gur themeli i jetës demokratike”, shkruan Rama në X.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës

12/10/2026

“Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

12/10/2026

Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë

12/10/2026

Zekthi: Ambasadori i ri amerikan po dëshmon një qasje pedante dhe mbështetje të fuqishme për drejtësinë

12/10/2026

Reagimi i ashpër e Iranit: Britania të mos bëjë akuza pa prova për incidentin në bazën ajrore

12/10/2026

“Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje

12/10/2026

VIDEO / “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja rikthehet në mënyrën e çuditshme

12/10/2026

Vrasja e 19-vjeçarit nga Policia, kryebashkiaku i New Yorkut masa për parandalimin e dhunës

12/10/2026

Bimo: SHBA-të kanë luajtur rol kyç për Shqipërinë, por perëndimi po përballet me një realitet të ri gjeopolitik

12/10/2026

VIDEO / “Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

12/10/2026

Gafa e Britanisë ndaj familjes siriane: Ministria e Brendshme: Merrni 3 mijë paund dhe ikni në Shqipëri!

12/10/2026

“Luftë me gjithë shqiptarët në rajon”, Robelli për kërcënimet e Daçiçit: Retorikë elektorale

12/10/2026

Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor: Në krye të strukturës emërohet Everest Kazheli

12/10/2026

Përse Vuçiqit i duhen shqiptarët armiq, sa herë ka zgjedhje ?

12/10/2026

Shqiptari i dehur tenton t’i largohet karabinierëve: Arrestohet pas një ndjekjeje të rrezikshme në Padova

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës
  • “Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.