AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Rama: Ky është momenti për të bërë histori, kjo dritare nuk do të rrijë shumë gjatë e hapur

by SHT Media
19/03/2025
in Politikë
6
0
Rama: Ky është momenti për të bërë histori, kjo dritare nuk do të rrijë shumë gjatë e hapur
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama në një takim me kandidatët në Elbasan deklaroi se objektivat për ta jo vetëm në këto zgjedhje është anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

Rama tha se deri para pak kohësh ishte thjesht një çështje reale por shumë larg aktualitetit. Edhe pse kjo dritare është hapur sipas tij nuk mund të ketë lëkundje se mund të mbyllet.

“Mesazhi dhe momenti më i rëndësishëm është përtej të gjitha këtyre sepse këto zgjedhje përkojnë me një moment të jashtëzakonshëm historik ku për herë të parë mundësia e hyrjes së Shqipërisë në BE është jo vetëm reale, por është aktuale. Në vijëmi na është konfirmuar dhe rikonfirmuar nga partnerët tanë dhe nga BE dhe nga qeveria e BE që është Komisioni Europian në Bruksel që Shqipëria e ka vendin në BE, që ne iu duam juve, por kjo ka qenë gjithmonë një projeksion në të ardhmen. Sot ky është një moment ku kjo mundësi është aktule. Është hapur një dritare që nuk do të rrijë për një kohë të gjatë. Kjo është shumë e rëndësishme për t;’u kuptuar në radhë të parë nga të gjithë ju dhe pastaj për t’ua bërë të qartë se tani është mundësia për të bërë histori dhe ka përkuar me një palë zgjedhje sepse mund të mos ishin zgjedhjet në mes. Ne i kemi hapur negociatat vjet dhe objektivi super ambicioz i vendosur dhe i dakordësuar me Komisionin Europian dhe udhëheqësit e shtetëve anëtare dhe mesa kam dëgjuar pa fjalën e tyre Komisioni nuk mund ta dakordësonte që në fund të 2027 të mbyllen negociatat me Shqipërinë”, tha Rama.

Edhe pse i quan këto zgjedhje si “rastësi” që përkojnë me kohën e negociatave për anëtarësimin në BE ai thotë se këto zgjedhje duhet të konfirmojnë që populli shqiptar përtej çdo partie është i vendosur për vazhdimin e neogociatave.

“Mund të mos kishin qëlluar zgjedhjet në mes dhe eshtë themelore që zgjedhjet ta konifirmojnë përtej partive, përtej ngjyrimeve, përtej preferencave dhe pakënaqësive sepse ky është një objektiv mbi të gjithë ne dhe është një objektiv që nuk realizon rritjen e pagave për një pjesë sot që është një nga gjërat e fushatës, por realizon kalimin e një nivel tjetër të një populli të tërë edhe për fëmijët edhe për më të rinjtë edhe për ata që s’do të votojnë më 11 Maj se janë 14 vjeç që pas 4 vjetësh janë 18 vjeç dhe nëse me 11 Maj të gjithë shkojnë të votojnë me këtë objektiv atëherë negociatat do të vazhdojnë pa asnjë lëkundje që do të thotë me 12 Maj ne kemi punën tonë, numrin e votave, komisionet, etj, por ata që shkojnë në zyrë çdo të hënë për të punuar me negociatat janë rreth 1000 veta në të gjithë rrjetin e punonjësve të shtetit nuk duhen të kenë asnjë lloj lëkundje dhe ata të marrin një mesazh shumë të qartët që populli shqiptar vendosi vazhdimin e negociatave dhe jo lëkundje dhe asnjë rrjedhje sado të vogël të kënetës apo të moçaleve të vogla që janë krijuar rreth kënetës duke e quajtur veten parti të reja. Rinia që po vjen me baballarët dhe tezet në listat e mbyllura”, tha Rama.

Duke e konsideruar këto zgjedhje si një votim gjeopolitik Rama se procesi i Shqipërisë për negciotat ka ecur me një shpejtësi marramendëse gjë që nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër.

“Për herë të parë kemi një votim gjeopolitik këtë herë dhe Maqedonia është bërë kandidate për negociatat në 2005 dhe akoma nuk i ka hapur negociatat, ne i kemi hapur vjet dhe mund t’i mbyllim në 2027 që është një shpejtësi marramendëse sepse ne kemi punuar për këtë ditë”, tha Rama.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.