AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Rama-Berisha ‘luftë’ në politikë, ortakëri në biznes; “delfini” i Shkëlzenit merr 90 mijë m² tokë për 1 euro në Lalëz

by Alb Times
12/09/2026
in Politikë
6
0
Rama-Berisha ‘luftë’ në politikë, ortakëri në biznes; “delfini” i Shkëlzenit merr 90 mijë m² tokë për 1 euro në Lalëz
7
SHARES
325
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qokat mes dy familjeve që kanë marrë peng Shqipërinë vazhdojnë. Qeveria e Edi Ramës ka miratuar një tjetër vendim që çon te rrethi i biznesmenëve të përfolur për lidhje me familjen Berisha. Këtë herë bëhet fjalë për 90 030 metra katrorë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit, të cilat qeveria ia ka vënë në dispozicion me tarifën simbolike 1 euro shoqërisë “Omnix Albania”.

Kompania ka marrë statusin e investitorit strategjik për një resort turistik me vlerë të parashikuar rreth 216 milionë euro. Por ajo që bie në sy është struktura e pronësisë. Plot 50% të “Omnix Albania” e zotëron shoqëria “KLAR”, në pronësi të Shkëlqim Beshirit, biznesmen i përfolur për lidhje të afërta me Shkëlzen Berishën. Beshiri është një biznesmen që është bërë i njohur si “presta nome” i Shkëlzen Berishës në shumë biznese trojesh të hedhura në emër të tij.

Por jo vetëm kaq, Beshiri është shfaqur edhe në projektin për transformimin e Pallatit të Kongreseve. “KLAR” ishte pjesë e konsorciumit fitues për zhvillimin e kësaj zone, ku shteti ka vënë në dispozicion 4760 metra katrorë truall publik dhe ku projekti parashikon ndërtime për banim, zyra, tregti dhe shërbime.

Por ortakëria në “Omnix Albania” nuk mbaron te Beshiri. Nga 17.5% të aksioneve zotërohen nga “Matrix Konstruksion” dhe “Blessed Investment”, kompani të lidhura përkatësisht me Arian dhe Besnik Leskajn, djemtë e ish-deputetes socialiste Valentina Leskaj. Pjesa tjetër prej 15% zotërohet nga “RDA Petrol” e Fation Veizajt, ish-deputet i Partisë Demokratike.

Pra, brenda së njëjtës kompani bashkohen interesa biznesi të lidhura me emra që vijnë nga të dyja krahët e politikës, PD dhe PS.

Ndërkohë që nga ana tjetër, vlen të theksohet se historia e “Omnix Albania” në Gjirin e Lalëzit ka nisur rreth një dekadë më parë dhe me një pronar tjetër. Kompania lidhej atëherë me biznesmenin libanez Fadi Mitri, i cili kishte planifikuar një investim prej rreth 450 milionë eurosh në zonë. Në vitin 2016, Mitri u dhunua rëndë. Pas sulmit, biznesmeni u tërhoq nga investimi dhe nuk u rikthye më në Shqipëri. Kompania ndryshoi më pas pronësinë dhe sot kapitali i saj kontrollohet nga katër kompani shqiptare.

“Omnix Albania” u rikthye në Gjirin e Lalëzit në korrik 2022, kur mori statusin “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veçantë” për projektin “Resort turistik me vendndodhje në Gjirin e Lalëzit”. Projekti parashikon ndërtimin e një kompleksi me park rezidencial, bulevard, hotel me pesë yje, park ujor, klub fëmijësh dhe klub plazhi.

Sipas dokumentacionit, kompleksi do të shtrihet në më shumë se 237 mijë metra katrorë, prej të cilave 145 400 m² janë në pronësi të kompanisë. Projekti përfshin gjithashtu sipërfaqe shtetërore dhe rreth 81 mijë m² plazh.

Në politikë, Rama dhe Berisha vazhdojnë përplasjen publike. Në biznes, dy kampet politike janë kthyer në ortakë; qeveria u vë në dispozicion prona shtetërore, ndërsa biznesmenët e lidhur nga të dyja krahët bëjnë investimet./Pamfleti

VENDIMI I PLOTË:

Njoftimi i Këshillit të Ministrave:

VENDIM PËR MIRATIMIN E VËNIES NË DISPOZICION TË PASURIVE   TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NR.178/44, NR.152/43   DHE NR.182, NË ZONËN KADASTRALE 1522, BASHKIA DURRËS,  NË ZONAT ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E TURIZMIT, ME TARIFËN SIMBOLIKE 1 EURO, NË MBËSHTETJE  TË INVESTIMIT STRATEGJIK NË FUSHËN E TURIZMIT,  SI DHE PËR MIRATIMIN E PROJEKTMARRËVESHJES  NDËRMJET MINISTRISË SË TURIZMIT, KULTURËS DHE SPORTIT DHE SHOQËRISË “OMNIX ALBANIA”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 27, të  ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 35 e 36, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, dhe në vijim të krerëve I, pika 4.2, dhe IV, pika 2, të vendimit nr.162, datë 2.3.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për rregullat, procedurat dhe mënyrat e vënies në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit”, të ndryshuar, dhe të vendimit nr.691, datë 5.10.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e formatit të marrëveshjes me investitorët në fushën e turizmit”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e vënies në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore nr.178/44, nr.152/43 dhe nr.182, në zonën kadastrale 1522, Bashkia Durrës, me sipërfaqe të përgjithshme 90 030 (nëntëdhjetë mijë e tridhjetë) m², në pronësi shtetërore, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, në favor të shoqërisë “OMNIX ALBANIA”, sh.p.k., në mbështetje të investimit strategjik në fushën e turizmit.

2. Miratimin e lidhjes së marrëveshjes së përdorimit me tarifë simbolike    1 euro ndërmjet Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe shoqërisë “OMNIX ALBANIA”, sh.p.k., sipas tekstit të projektmarrëveshjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe shoqëria “OMNIX ALBANIA”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

SendShare3Tweet2

Lajmet e fundit

Babai nën hetim për imazhe abuzimi me fëmijë, reagon Dukesha Meghan Markle

23/10/2026

Italia kërkon lirimin e 5 grave të ndaluara nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor

23/10/2026

“Rusia po spiunon Gjermaninë”, Merz: Duan informacione për instalime ushtarake!

23/10/2026

Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

23/10/2026

Arti kosovar në zi, shuhet në moshë të re artistja Rinesa Qeriqi! Mesazhi prekës i familjes: Mëngjesi i sotëm erdhi pa ty…

23/10/2026

Vapa ekstreme/ Zbulohet bilanci tragjik i viktimave për verën e vitit 2026-të, mbi 50 mijë persona ndërruan jetë nga i nxehti!

23/10/2026

“Rama sulmoi studentët”- Bardhi: Qytetarët që protestojnë kërkon t’i shpallim fajtorë, kurse…

23/10/2026

Lindja e Mesme/ Gjermania, Franca dhe Britania gati për negociata me Iranin për armët bërthamore

23/10/2026

Netanyahu paralajmëron operacion të gjerë në Bregun Perëndimor, dy palestinezë dhe dy ushtarë izraelitë të vrarë

23/10/2026

Britania përgatitet për skenarët më të këqij, qytetarëve u kërkohet të sigurojnë rezerva për 3 ditë

23/10/2026

SHBA gjobit Air France dhe KLM për fluturime në hapësirën ajrore të ndaluar të Irakut

23/10/2026

“Masa shtesë për ta parandaluar”- Ministri Demo mesazh nga Italia: Liria e protestës është e drejtë kushtetuese, por dhuna nuk justifikohet!

23/10/2026

Të shtënat vdekjeprurëse pranë Parisit, autoritetet: Ngjarje terroriste

23/10/2026

Ktheu magazinën në ‘shtëpi bari”, arrestohet shqiptari në Itali! Zbulohet plantacioni me mbi 1200 bimë kanabisi, vlera 1 milionë euro

23/10/2026

Momentet kur shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Kenia, frikë për persona të bllokuar nën rrënoja (VIDEO)

23/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Babai nën hetim për imazhe abuzimi me fëmijë, reagon Dukesha Meghan Markle
  • Italia kërkon lirimin e 5 grave të ndaluara nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.