• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Rakipi-Balliut: Sa mirë bëri doktori që të futi në listë, vetëm ti del dhe flet! Të tjerët nuk hapin telefonat!

20/05/2025
in Politikë
Rakipi-Balliut: Sa mirë bëri doktori që të futi në listë, vetëm ti del dhe flet! Të tjerët nuk hapin telefonat!

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për zgjedhjet, duke i deklaruar ato “të vjedhura”.

Ylli Rakipi i tha deputetit se e meriton plotësisht vendin në listën e mbyllur të PD, pasi është nga personat e paktë që po del në media për të folur për humbjen e thellë, ndërsa të tjerët janë fshehur.

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Zoti Balliu mënxyrë e madhe ka rënë. Nuk hap njeri telefonin. Doktori bëri shumë mirë që të futi në listën e mbyllur, sepse ti përgjigjesh, shumë njerëz nuk dalin dhe fshihen. Edhe presin se çfarë do të thotë doktori. Tani, mënxyrë e madhe duket, opozita ka humbur thellë zgjedhjet. Kush duhet të mbajë përgjegjësi?

Klevis Balliu: Nëse evidentojmë faktet, nga krimi elektoral nga i cili kemi humbur të gjithë.

Ylli Rakipi: Kjo është parti që ka humbur gjatë…

Klevis Balliu: Kur vidhen zgjedhjet është problem që i përket të gjithëve. Denoncimet që kemi bërë ne, kemi ftuar çdo njeri ti mohojë dhe nuk del njeri kundër tyre. Qoftë asfaltin elektoral, gjobat e falura për dhjetë vitet e fundit… Pastaj blerja e votës siç u kap makina në Dibër. Pastaj kapja nga krimi si rasti i Vorës me Xhabaftët, ata janë banditë, gjendeshin Xhabaftët por jo policët. Pastaj Sara Mile parafqësuese e Suel Çelës.
Rezultati i tyre është prova e vjedhjes. Rama nuk e kishte përllogaritur këtë pjesë, vjedhjen që do të bënin kandidatët e vet dhe dalin këto shifra që nuk shpjegohen dot.

Ylli Rakipi: Po i quajmë këto të vërteta. Të gjithë fajet i ka Edi Rama. Po vetë ju a keni ndonjë faj Klevis që pëfunduat me 50 mandate dhe e pajisët Ramën me pushtet thuajse absolut?

Klevis Balliu: Ishte një studim për rrjetet sociale, një nga fjalët e përmendura më shumë ishte statuti, që përmendej nëpër media…

Ylli Rakipi: Ju nuk keni ndonjë faj?

Klevis Balliu: Nëse është për të fajësuar opozitën, që nuk arritëm dot të arrestonim hajdutët e votës. Ne nuk kemi tagër të arrestojmë njeri. Kemi bërë 19 denoncime në SPAK. Unë nuk kam fuqi, pushtet dhe autoritet, të arrestoj Xhabaftin, që ka vjedhur vota.

Ylli Rakipi: Xhabafti është një njeri që u përplas me Flamurin, cfarë provash paraqitët që ai vodhi vota?

Klevis Balliu: Ne kemi 19 kallëzime.

Ylli Rakipi: Po kallëzime bëjnë nga pesë ditën këta në SPAK.

Klevis Balliu: Unë kam gjetur një zyrë elektorale ilegale të PS, afër Yzberishtin ngjitur me Astirin. Kam gjetur dhe kam kapur në flagrancë. Aty brenda kishte katër persona, dy djem dhe dy vajza, që me lista në dorë merreshin me evidentimin dhe thirrjen e njerëzve, jo me zyrë legale, me logo, këtu ishte pjesë ilegale, mbase ku bëhej pagesa.
Nuk lejon ligji, duhet deklaruar në KQZ. Pasi i kapa në flagrancë me video, dalin këta me vrapë dhe më bërtasin, është lokal skemi lidhje me PS. Vjen policia, administratori i pallatit tha është zyra elektorale e PS, ka 1 muaj e hapur. Pasi evidentohet ky rast, e coj në polici në rajon 6. Fillojnë hetimet. Shkoj në Kashar ku kishte nisur numërimi, atje ndodh një përplasje ku vijnë njerëz pa badge dhe godsin me grushta sekretarin e KZAZ të Kasharit. Policia bllokon zonën dhe lë të dalin vetëm këta.
Pasi kaluan gati 5-6 ditë nga kallëzimi, përballë ishtë një djalë, ai njeri që iku me vrap. Pasi evidentohet që personi ishte te qendra e votimit, i njëjti që kisha denoncuar, policia nuk e gjente, ndërkohë ai ishte ngjitur me policët. Të njëjtët efektivë, ishin thirrur në Kashar për shkak të sherrit. Këto janë fakte të pakundërshtueshme. Ai djali pastaj u arrestua se i thashë ja ku e ke. Ne kemi kallëzuar dhe reagimi ka qenë qesharak. Kapet edhe makinë me para që hyn brenda qendrës së votimit.

Më të lexuarat

  • Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    Lista e Fatos Lubonjës, fushatë me review negative ndaj bizneseve shqiptare

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!