AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Qeveria e Edi Ramës shqyen edhe Vilë-Bashtovën, 77 mijë m² tokë shtetërore në kthetrat e mafies së betonit

by Alb Times
05/09/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Qeveria e Edi Ramës shqyen edhe Vilë-Bashtovën, 77 mijë m² tokë shtetërore në kthetrat e mafies së betonit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

thetrave të mafies së ndërtimit, të lidhur me kryeministrin Edi Rama, nuk pritet t’u shpëtojë as zona bregdetare shtetërore në Vilë-Bashtovë të Kavajës, ku së shpejti mund të nisë betonizimi me hotele, resorte dhe pallate.

Me vendimin e datës 2 shtator 2026, kryeministri Edi Rama ka ndryshuar vendimin nr. 707, datë 21 nëntor 2018, që përcakton përgjegjësinë e administrimit të tokës shtetërore në zonën bregdetare Vilë-Bashtovë të Kavajës.

Qeveria e Edi Ramës shqyen edhe Vilë-Bashtovën, 77 mijë

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit administron në këtë zonë prona me sipërfaqe totale mbi 1.4 milionë m², rreth 143.5 hektarë tokë bregdetare. Procesi i “kafshimit” të kësaj pasurie ka nisur me propozimin e ministrit Blendi Gonxhe dhe vendimin e kryeministrit Edi Rama.

Rama dhe Gonxhe i kanë shkëputur pasurisë nr. 284/1 një sipërfaqe prej 77,358 m² dhe ia kanë kaluar Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, të drejtuar nga “ustallesha” Delina Ibrahimaj.

Vendimi përcakton:

“Një pjesë e pronës nr. 284/1, me sipërfaqe 77,358 m², shtetërore, e llojit ‘ranore’, në zonën kadastrale 3774, Vilë-Bashtovë, Kavajë, sipas planit të rilevimit, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për kalimin e pronësisë nga Ministria përgjegjëse për Turizmin te Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.”

Sipas vendimit, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do ta përdorë këtë sipërfaqe toke bregdetare për projekte dhe investime me interes publik ose me rëndësi kombëtare, që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. Në këtë kategori qeveria përfshin edhe investimet private të klasifikuara si “strategjike”.

Prona shtetërore bregdetare nr. 284/1, në zonën kadastrale 3774, Vilë-Bashtovë, Kavajë, ka një sipërfaqe totale prej 261,450 m². Me propozimin e ministrit Blendi Gonxhe, qeveria i hoqi Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit 77,358 m² dhe ia kaloi në administrim ministrisë së drejtuar nga Delina Ibrahimaj.

Qeveria e Edi Ramës shqyen edhe Vilë-Bashtovën, 77 mijë

Shkëputja e kësaj pjese të tokës publike dhe kalimi i saj te ministria që administron projektet e investimeve hap rrugën për dhënien e pronës te subjektet private për ndërtime. Ky vendim mund të shënojë fillimin e skemës për copëtimin e gjithë tokës shtetërore në bregdetin e Vilë-Bashtovës, të cilën qeveria e ka klasifikuar si “tokë ranore pa fryt”.

Pas këtij vendimi, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit mban në administrim 184,092 m² nga pasuria nr. 284/1. Ajo administron gjithashtu pasuritë nr. 284/5, nr. 275 dhe nr. 276/1, me një sipërfaqe të përbashkët prej 1,173,625 m².

Në total, këto prona përbëjnë mbi 117 hektarë tokë shtetërore, të cilat rrezikojnë të përdoren për ndërtimin e hoteleve, resorteve dhe pallateve buzë detit. /Pamfleti

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.