AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Putin do të takohet me Xi në Kinë, si e shohin ekspertët vizitën

by SHT Media
15/05/2024
in Botë
6
0
Putin do të takohet me Xi në Kinë, si e shohin ekspertët vizitën
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Udhëheqësi kinez Xi Jinping do të mirëpresë Vladimir Putinin në Kinë të enjten, në vizitën e dytë të Presidentit rus në më pak se një vit. Kjo është shenja më e fundit që tregon për forcimin e bashkëpunimit të tyre gjatë konflikteve globale, teksa lufta po shkatërron Gazën ndërsa Rusia bën përparime në Ukrainë.

Putin do të arrijë në Kinë rreth 1 javë pasi hyri në një mandat të ri zyrtarisht, duke e zgjatur “mbretërimin” e tij deri në vitin 2030 si rezultat i një palë zgjedhjeve pa opozitë të vërtetë. Vizita do të zhvillohet më 16-17 Maj, sipas mediave kineze.

Takimi zhvillohet disa muaj para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë dhe teksa Uashingtoni po përballet me reagime në rritje për mbështetjen që po i jep luftës së Izraelit në Gaza.

“Palët kanë vendosur të sigurojnë një platformë për liderët për të diskutuar se si mund të çojnë përpara ambicien e përbashkët për të degraduar dhe ofruar një alternativë tjetër ndaj fuqisë amerikane”, shkruan CNN.

Vizita vjen pasi të dy udhëheqësit operojnë brenda asaj që ekspertët e konsiderojnë si një “koordinim të lirshëm”, por në rritje i interesave mes vendeve anti-amerikane si Irani dhe Koreja e Veriut. Pheniani, i cili varet ekonomikisht tërësisht nga Kina, besohet nga Perëndimi se po ndihmon Rusinë me furnizime luftarake. Po kështu, SHBA thotë se Teherani po forcohet ekonomikisht nga Rusia e Kina dhe është një lojtar i fuqishëm në konfliktin në Lindjen e Mesme.

Putin do të mbërrijë për vizitën shtetërore i nxitur edhe nga ekonomia e vendit të tij gjatë kësaj kohe lufte e ku Rusia ndodhet në mes të një ofensive të re të madhe përgjatë pikave kyçe të vijës së frontit në Ukrainë. Ndërsa Xi, i sapokthyer nga një turne në Europë, këtë vizitë do ta ketë si një mundësi për të treguar se besnikëria e tij ndaj Putinit nuk e ka thyer aftësinë për t’u angazhuar me Perëndimin.

Në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve në Kinë, Xinhua, Putin vlerësoi “prospektet e mëdha të vendeve” dhe angazhimin e përbashkët të tyre për të “forcuar sovranitetin, mbrojtur integritetin territorial dhe sigurinë e dy vendeve”.

Ata pritet të thellojnë bashkëpunimin në industri dhe teknologji, hapësirën e jashtme dhe përdorimin paqësor të energjisë bërthamore, inteligjencës artificiale, energjisë së rinovueshme dhe sektorëve të tjerë inovativë.

Por duhet rikujtuar se mbi Pekinin po rritet presioni nga Uashingtoni për mbështetjen që mendohet se po jep për industrinë ruse të mbrojtjes. Në Evropë, Xi-së iu desh të “lundronte” në tensione të mprehta në Francë dhe ishte i mirëpritur me bujë vetëm në Serbi e Hungari ndërsa partneri kryesor i saj, Rusia, mbetet e izoluar në skenën botërore.

Xi ka bërë thirrje në Europë dhe vendet e tjera që ta ndihmojnë botën të shmangë një “Luftë të Ftohtë”, duke sugjeruar që ata t’i rezistojnë përpjekjeve që Pekini i sheh si lëvizje të SHBA-së për të frenuar Kinën. Por vetë Xi, shihet se po forcon marrëdhëniet për të nënvizuar një ndarje globale në rritje që mund të thellojë ndarjet me Perëndimin, teknologjia dhe investimet e të cilit, thonë ekspertët, i duhen Kinës.

“Jetojmë në një botë më të rrezikshme, fuqitë autoritare janë gjithnjë e më shumë në një linjë së bashku. Rusia po merr mbështetje në luftën ndaj Ukrainës nga Kina, Irani dhe Koreja e Veriut. Kjo na kujton se siguria nuk është rajonale, por globale. Ne duhet të punojmë me partnerët tanë rreth botës për të ruajtur dhe mbrojtur sigurinë transatlantike”, paralajmëroi shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg muajin e kaluar.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën

26/09/2026

Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

26/09/2026

“Të jesh k*uçkë mund të jesh dhe super shëmtirë”: Lorna Hysa shpërthen ndaj Vlora Hysenit

26/09/2026

Gjyqtarët i përgjigjen Ramës për pagat, Sadushi: Dialogu nuk zëvendëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese

26/09/2026

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

26/09/2026

Të shtëna me armë ndaj një lokali në Athinë, plagoset një 10-vjeçare shqiptare

26/09/2026

Rama për protestat në Tiranë: Algoritmi aktivizoi urrejtjen, fabrikimi u bë realitet

26/09/2026

Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror. Institucionet u vunë në shërbim të krimit

26/09/2026

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori amerikan Eric Wendt paraqet letrat kredenciale

26/09/2026

“Sorra. Persona me emra të ndryshuar dhe histori shtëpish bari”, Balla reagon ndaj disa protestuesve shqiptarë në New York

26/09/2026

Qëndrimi për IA në OKB, Rama: Jo kufizimit, marrëveshje ndërkombëtare

26/09/2026

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, ndërron jetë 19-vjeçari, plagosen dy të tjerë

26/09/2026

Beqiri: SPAK i dha mesazhin ish-drejtoreshës së SHISH: Mos hajde më në Shqipëri!

26/09/2026

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ukraina drejt legalizimit të pornografisë, nisma e bujshme synon të sjellë miliona për luftën
  • Rrjeti i Agasit, mes tenderëve të AKSHI-t, pengmarrjes së Meçes dhe sekreteve të SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.